Ministrja Ibrahimaj : Të angazhuar për marrjen e masave ndaj efekteve të kursit të këmbimit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Ibrahimaj : Të angazhuar për marrjen e masave ndaj efekteve të kursit të këmbimit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, dhe përfaqësues të shoqatave të eksportuesve në vend në lidhje me efektet që po jep te ky sektor zhvlerësimi i monedhës euro.

Ky takim u zhvillua në vijim të takimit të datës 3 Maj që Ministrja Ibrahimaj zhvilloi me bizneset eksportuese, në ambientet e MFE, ku u vlerësua e nevojshme organizimi i një tryeze diskutimi me prezencën edhe të Bankës së Shqipërisë.

Të gjitha palët diskutuan në frymën pozitive ku u konsiderua i drejtë shqetësimi i tyre, ndërsa u sugjeruan edhe mundësitë e marrjes së disa masave të koordinuara edhe në aspektin financiar.

Nga ana e eksportuesve të pranishëm ishin z. Zak Topuzi, Shoqata Shqiptare e Turizmit z. Lumtor Shkreli, Bashkimi i Industrialistëve në Shqipëri, z. Edvin Prence dhe z. Florjon Zekja, Shoqata Proeksport Albania, z. Filip Gjoka, Shoqata e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Ibrahimaj ritheksoi se pasja e një kursi fleksibël ndihmon ekonominë në nivel makro, si edhe ka qenë një ndihmesë në përballimin e krizave të njëpasnjëshme me sukses.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë u angazhuan për të ndjekur dhe monitoruar me kujdes situatën me kursin e këmbimit dhe ndikimin e tij në sektorin e eksportit. Ne do të vazhdojë përpjekjet e përbashkëta për të lehtësuar situatën nga ana fiskale si dhe bashkëpunimin me sistemin bankar.

Në vijim u dakordësua për zhvillimin e një takimi të përbashkët me këto shoqata dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave për të vlerësuar situatën dhe për të parë mundësitë e mbështetjes së mëtejshme.

Previous Siguria rrugore në arsimin parauniversitar, MAS dhe DPSHTRR marrëveshje për hartimin dhe zbatimin e kurrikulës së re