Ministrja Koçiu: Buxheti i MSHMS për vitin 2025 tejkalon 1 miliardë euro, 5% më i lartë krahasuar me vitin e kaluar - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Koçiu: Buxheti i MSHMS për vitin 2025 tejkalon 1 miliardë euro, 5% më i lartë krahasuar me vitin e kaluar

Në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka prezantuar pr/buxhetin e MSHMS për vitin 2025, një buxhet rekord prej 103 miliardë e 375 milionë lekë,  5% më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu theksoi se “ky buxhet është një hap i rëndësishëm në transformimin e sektorëve të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale në Shqipëri dhe synon mbështetje të qëndrueshme për përmirësimin e shërbimeve dhe mbulimin universal të shëndetësisë”. Po ashtu, ajo shtoi se përmirësimi i pagave dhe kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë do të vazhdojë, duke përfshirë rritjen e pagave për mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët e tjerë të shëndetësisë, si dhe përmirësimin e kushteve të punës për t’u dhënë më shumë dinjitet punonjësve tanë të shëndetësisë.

Ministrja Koçiu gjithashtu nënvizoi se ky buxhet mbështet 7.6 milionë vizita në shërbimin parësor, dhe angazhimin për luftën kundër sëmundjeve të rrezikshme si diabeti. Për më tepër, do të mbështetet trajtimi i 317 mijë pacientëve në spitalet e nivelit të dytë në të gjithë vendin.

Një tjetër pikë kyçe e rëndësishme, sipas ministres Koçiu, është investimi në infrastrukturën shëndetësore, ku janë parashikuar projekte të mëdha si ndërtimi i Spitalit Rajonal në Korçë, rikonstruksioni i spitaleve të tjera, dhe rinovimi i pajisjeve mjekësore për spitalet në të gjithë vendin: “Ky buxhet synon të fuqizojë më tej sistemin shëndetësor dhe mbrojtjen sociale, duke siguruar më shumë shërbime dhe mbështetje për qytetarët shqiptarë,” – theksoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Previous Fjala e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin