Ministrja Koçiu me stafin mjekësor të Spitalit të Traumës: Vijojmë investimin dhe rritjen e kapaciteteve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Koçiu me stafin mjekësor të Spitalit të Traumës: Vijojmë investimin dhe rritjen e kapaciteteve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një takim me drejtuesit dhe stafin mjekësor të Spitalit Universitar të Traumës ku investimet kanë zgjeruar gamën e shërbimeve, duke filluar nga sallat e reja me aparatura të teknologjisë së lartë, për kryerjen e ndërhyrjeve me metoda të avancuara.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Koçiu shprehet se në këtë spital ofrohen shërbime të specializuara për qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Znj. Koçiu shton se së bashku me stafin shëndetësor diskutuan për vijimin e investimeve si dhe fuqizimin e kapaciteteve.

Gjithashtu, ministrja nënvizon se investimi më i fundit i qeverisë në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme ka rritur ndjeshëm cilësinë e kujdesit shëndetësor, shërbimin për sëmundjet interne si dhe kapacitetet e trajtimit të pacientëve në Spitalin e Traumës.

Në Spitalin Universitar i Traumës për periudhën janar- gusht të këtij viti janë kryer 70,353 ekzaminime imazherike, nga të cilat 50,619 në urgjencë, 7 840 janë pacientë të shtruar nëpër shërbime të ndryshme dhe 8131 pacientë ambulatorë kanë kryer ekzaminime nëpërmjet sistemit të referimit.

Vetëm në sallat operatore të urgjencës në këtë 8-mujor janë kryer 1773 ndërhyrje kirurgjikale.

Previous Ministeriali i Procesit të Berlinit, Ministri Hasani: Rigjallërimi i procesit të integrimit duhet të konkretizohet me masa të prekshme