Ministrja Koçiu në takimin me strukturat e Kujdesit Shëndetësor: Mbulimi universal shëndetësor përparësi absolute e politikave për shëndetësinë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Koçiu në takimin me strukturat e Kujdesit Shëndetësor: Mbulimi universal shëndetësor përparësi absolute e politikave për shëndetësinë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socile, Albana Koçiu zhvilloi një takim me drejtuesit e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në fokus të së cilit ishte mbulimi universal shëndetësor, si përparësia absolute e politikës sonë për shëndetësinë.
Në këtë takim u vlerësua puna performanca e zbatimit të përgjegjësive, për sa i përket monitorimit të shërbimeve në Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe programeve kombëtare të depistimit, menaxhimit më të mirë të burimeve njerëzore dhe buxheteve financiare në çdo nivel.
Në fjalën e saj ministrja Koçiu theksoi domsdoshmërinë për më shumë vëmëndje në sistemin e referimit tek mjeku i familjes, realizimin e ekzaminimeve laboratorike falas, ndërgjegjësimin ndaj vaksinimit, vijimin e Kontrollit Mjekësor Bazë për pothuajse gjysmë milionë qytetarë të moshës 35-70 vjeç, depistim të shikimit dhe kujdesit dentar për fëmijët, si dhe mbështetjen për dy programet madhore të depistimit kombëtar, atë të Kancerit të Gjirit dhe Kancerit të Qafës së Mitrës.
Ndaj buxheti i ri i 2024-ës për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale do të mbështesë më shumë vizita në kujdesin parësor tek mjeku i familjes, më shumë ekzaminime laboratorike, kontrolle mjekësor bazë Check-Up, vaksinime, depistime të shikimit dhe kujdesit dentar për fëmijët, si dhe dy programet madhore të depistimit kombëtar të Kancerit të Gjirit dhe atë të Qafës së Mitrës që janë dy shkaqet kryesore të vdekshmërisë së parakohshme tek gratë.
Previous Progres Raporti 2023/ Vlerësime për “Kriterin Ekonomik” dhe një sërë kapitujsh të drejtuar nga MFE