Ministrja Koçiu: Spitali Infektiv dhe Pediatria me infrastrukturë dhe shërbime mjekësore të transformuara - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Koçiu: Spitali Infektiv dhe Pediatria me infrastrukturë dhe shërbime mjekësore të transformuara

Investimi i qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore transformoi tërësisht infrastrukturën dhe shërbimet mjekësore në Spitalin Infektiv dhe në Pediatrinë e QSUT-së.
Kështu theksoi sot Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila së bashku me Zv. Presidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azisë Qendrore, Antonella Bassani, Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Vendet e Ballkanit Perëndimor, Xiaoqing Yu dhe Përfaqësuesin e Zyrës së BB-së në Shqipëri, Emanuel Sallinas, panë nga afër investimin e realizuar në këto spitale.

“Në spitalin Infektiv u mundësua rritja me 62% e kapacitetit të tij, u dyfishua shërbimi në Njësinë e Kujdesit Intensiv, u përmirësuan pajisjet mjekësore të spitalit, laboratorët, ambientet e testimit, transporti i urgjencës, si dhe krijimi i hapësirave didaktike dhe të kërkimit shkencor për studentët dhe specializantët”, theksoi Koçiu.

Ministrja u shpreh se rehabilitimi tërësor i Spitalit Pediatrik po modernizon shërbimin e urgjencës pediatrike, kujdesin intensiv dhe shërbimin e kirurgjisë së foshnjave, rritjen e kapaciteteve prej 120 shtretër që përfshin shërbimet e specializuara në gastrohepatologjisë, pneumologjisë, onko-hematologjisë pediatrike, dializës dhe nefrologjisë si dhe pajisjen me aparatura mjekësore të teknologjisë së fundit.

Investimet në Spitalin Infektiv dhe në Pediatrinë e QSUT-së u kryen në kuadër të masave për përballimin e emergjencave shëndetësore, për fuqizimin e kapaciteteve në sistemin spitalor dhe planin e masave për përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19.

Spitali i ri Pediatrik ofron kushte me standarde evropiane, duke përfshirë tre shërbime: urgjencën, reanimacionin dhe kirurgjinë infantile. Ndërsa Spitali Infektiv ofron shërbim mjekësor të standardeve më të larta për pacientët, me një kapacitet të ri prej 130 shtretërish dhe trefishim të ambienteve të reanimacionit.

Previous Shqipëria sjell Kosovën në fokus të Këshillit të Sigurimit