Ministrja Koçiu viziton Spitalin e Librazhdit: Në Korrik 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor përfitojnë nga rritja e re e pagave - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Koçiu viziton Spitalin e Librazhdit: Në Korrik 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor përfitojnë nga rritja e re e pagave

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri vizitoi Spitalin Bashkiak të Librazhdit ku ofrohen shërbime për rreth 57 mijë banorë të Librazhdit dhe Prrenjasit.

Në kuadër të investimeve për rehabilitimin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, Ministrja Koçiu shprehu angazhimin e saj për të mundësuar transformimin edhe të kësaj strukturë spitalore. “Ky është një premtim tjetër për të bërë më shumë për këtë spital dhe për të përmirësuar më shumë jo vetëm kushtet e punës, por edhe pajisjet mjekësore”, nënvizoi ajo.

Gjatë kësaj vizite, Koçiu u ndal te vendimi i qeverisë për rritjen e pagave në muajin korrik për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët në të gjithë vendin.  “Qeveria shqiptare dhe MSHMS punuan dhe realizuan premtimin për të rritur akoma më shumë pagat edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët këtë vit me 20 mijë lekë mbi pagën ekzistuese për mjekët përgjithshëm dhe me 15 mijë lekë mbi pagën ekzistuese për të gjithë infermierët”, deklaroi ajo.

Ministrja e Shëndetësisë tha se janë thuajse 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor që do të përfitojnë nga rritja e re e pagave.

Qeveria shqiptare dhe MSHMS ka mundësuar edhe programin e veçantë në mbështetje të mjekëve dhe infermierëve për kredi me 0% interes për blerjen e banese. “Kushdo që nuk ka një banesë dhe është në kërkim të shtëpisë të tij të parë i jep mundësi këtë vit 45 kuotava për të përfituar nga kreditë falas për shtëpi. E ka mundësinë që të marrë një kredi me interes zero nga shteti kjo falë bashkëpunimit edhe të mbështetjes që MSHMS,qeveria shqiptare i japin mjekëve dhe infermierëve të rinj”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.

Gjithashtu, Koçiu u bëri thirrje mjekëve të përgjithshëm që të aplikojnë në fazën e dytë të specializimit për mjekë familje dhe urgjence, ku për herë të parë këtë vit është hequr testimi dhe pranimi bëhet vetëm mbi bazën e mesatares. “Janë specializime që ju mundësojnë që përgjatë tre viteve të studimit të merrni pagën 100% të pagës së mjekut specialist gjatë periudhës së specializimit”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Për ndjekjen e këtyre dy specialiteteve prioritare për mbulimin me mjekë specialistë  çdo spital bashkiak e rajonal, gjithashtu specializantët mund të kryejnë praktikat mjekësore jo vetëm në spitalet universitare, por edhe në spitalet rajonale pranë vendbanimeve, si dhe ata të cilët kanë tashmë një vend pune, mund të rikthehen po aty pas përfundimit të studimeve të nivelit të tretë.

Previous Integrimi në BE, Ministri Hasani: Shqipëria gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare