Ministrja Krifca mirëpret për herë të pare në Tiranë z. Cem Özdemir, Ministër Federal i Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Krifca mirëpret për herë të pare në Tiranë z. Cem Özdemir, Ministër Federal i Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin

U zhvillua në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural takimi mes dy minisatrave të bujqësisë, ku u diskutua për mundësi të reja të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjermania do jetë partner për zhvillimin e një bujqesie të qëndrueshme, si dhe po mbeshtet Shqipërinë për antarësimin në BE.

Kështu u shprehen dy ministrat e bujqësisë znj. Frida Krifca dhe Ministri Gjerman z. Cen Özdemir në deklaratën për shtyp që dhanë sot në Tiranë.

Ministrja Krifca u shpreh:

Është kënaqësi dhe privilegj i veçantë të mirëpres në Tiranë për herë të parë Ministrin Federal të Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, Z. Cem Özdemir.

Dëshiroj të falënderoj Ministrin për lidershipin e treguar në organizimin e Takimit për Krizën Ushqimore mbajtur në Berlin në Qershor, në kuadër të G7 dhe përfshirjen e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në vëmendjen e Gjermanisë dhe Bashkimit Europian për përballjen e përbashkët të një situate të paprecentë shkaktuar nga agresioni rus në Ukraine.

Dëshiroj ta falënderoj gjithashtu që si një mik i vërtetë, e mbajti fjalën për të vizituar, brenda disa muajsh, Shqipërinë, një tregues i vëmendjes që i kushton Shqipërise dhe rajonit në një kohë të trazuar gjeopolitike.

Sjell në vëmendje se vizita e Ministrit Ozdemir, vjen pas Konferencës së Procesit të Berlinit ndërmjet Bashkimit Europian dhe 6 vendeve të Ballkanit Perendimor ku u ritheksua edhe njëherë ngaKancelari Scholz se pa Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Europian NUK është i plotë.

Gjermania është një partner kryesor për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme, produktive, me standarte të larta të cilësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe garantimit të sigurisë ushqimore. Partner që na qëndron pranë në rrugën drejt anëtarësimit jo vetëm me përafrimin e legjislacionit me aquis communitaire, por dhe me zbatimin sa më efektiv të agjendës së gjelbër të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Diskutuam gjerësisht mbi të gjithë gamën e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë nga zhvillimi i strategjisë kombëtare 7 vjeçare të bujqësisë, deri tek zhvillimi i një programi të ri ndihme për zhvillimin bujqësor dhe zonave rurale, e ndikim të drejtpërdrejtë tek fermerët, blegtoret dhe agropërpunuesit në vend, të cilin do të fillojmë ta zbatojmë prej muajit janar.

Une falënderova Ministrin për vëmendjen e veçantë të Qeverisë së tij jo vetëm ndaj Shqipërisë, por edhe ndaj rajonit, ku Gjermania mbeshtet fuqishëm Grupin e Përbashkët të Punës për Zhvillimin e Zonave Rurale në Evropën Juglindore, Presidencën e të cilës këtë vit e ka mbajtur Shqiperia.

Gjatë kësaj vizite Ministri dhe ekipi i tij nuk do të takojë vetëm drejtues dhe zyrtarë, por mbi të gjitha do të ketë një axhendë të ngjeshur në terren me fermerë, agropërpunues, shefa kuzhine dhe studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Duam t’i japim Ministrit një ndjesi të vërtetë të dinamizmit të bujqësisë shqiptare pasi bashkëpunimi i mëtejshëm ka për qëllim mbështetjen, por edhe rritjen e shkëmbimit tregtar dhe të investimeve të përbashkëta në fushën e bujqësisë.

Previous Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovačevski, në përfundim të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive