Ministrja Kumbaro: Menaxhimi i mbetjeve është detyrë kombëtare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Kumbaro: Menaxhimi i mbetjeve është detyrë kombëtare

Kuçova, Dimali dhe Berati kanë tashmë pika të rehabilituara të trajtimit të mbetjeve, pasi për më shumë se tre dekada, kanë qenë gangrena mjedisore për këto qytete.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e shoqëruar nga ambasadori zviceran Adrian Maître dhe kryetarët e bashkive respektive, ka vizituar të tre venddepozitimet e mbetjeve që janë rehabilituar falë edhe mbështetjes së Qeverisë Zviceriane.

“Kur e krahasojmë me tetë vite më parë, infrastruktura e mbetjeve ishte një koncept që nuk ekzistonte. Mbetjet hidheshin në Osum, në Kuçovë hidheshin në lumin Devoll e kështu me radhë në gjithë lumenjtë që praktikisht kalojnë në territorin e Shqipërisë. Në momentin që e kemi bërë prioritet menaxhimin e mbetjeve, e kemi pasqyruar edhe me infrastrukturë. Por ky është vetëm fillimi, sepse na duhet të merremi me infrastrukturën e mendjes. Infrastrukturë më e vogël, por më e vështira dhe më afatgjata për t’u ndryshuar”, tha Kumbaro.

Duke falenderuar ambasadorin zviceran Maitre, ministrja lajmëroi investime të reja në bashkëpunim me partnerët europianë, por bëri thirrje që punën për menaxhimin e mbetjeve duhet ta bëjnë bashkitë. “Kemi miq të mirë që na mbështesin, që nga qeveria zvicerane dhe gjermane, Delegacioni Europian ku do të nisim të tjera investime. Partnerët na mbështesin, por nuk na bëjnë punën në vendin tonë. Menaxhimi i mbetjeve është detyrë kombëtare dhe është kauzë kombëtare”, u shpreh Kumbaro.

Nga qyteti i Beratit, ku edhe aty është rehabilituar venddepozitimi ekzistues i mbetjeve, Kumbaro tha se këto hapësira duhet të kthehen në klasa edukimi për fëmijët në mënyrë që të kuptojnë gjithë procesin e mbetjeve që vetë njerëzit prodhojnë.

“Në momentin që i trajtojmë venddepozitimet, duhet të sjellim fëmijët që t’i shohin, për të kuptuar gjithë procesin. Nëse nuk ia shpjegojmë fëmijëve dhe gjithë popullsisë se çfarë do të thotë administrim i plehrave që vetë prodhojmë, sado të investojmë, do të jetë gjithmonë me probleme. Të bëjmë menaxhim është një anë e medaljes. Duhet të përfshijmë popullsinë duke sensibilizuar. Shpjegimi se çfarë do të thotë të prodhosh mbetje dhe se çfarë ndodh me mbetjet është e vetmja mënyrë për ta kompletuar procesin”, tha Kumbaro.

Ndërkohë kryetari i bashkisë së Beratit Ervin Demo tha se ky venddepozitim menaxhohet tërësisht nga bashkia dhe respekton të gjitha standardet mjedisore. “Kjo ka qenë një ndër gangrenat kryesore të qytetit. Në tridhjetë vitet e fundit ky ka qenë venddepozitimi i mbetjeve, nuk ka pasur asnjë lloj standardi dhe ka pasur një problem thelbësor sepse këtu pranë kemi lumin dhe çdo gjë përfundonte atje”, sqaroi kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo.

Të tre këto venddepozitime, në Kuçovë, Dimal dhe Berat, kanë një kapacitet për pesë vite, kohë gjatë së cilës do të ndërtohet landfilli rajonal i Beratit për të gjitha bashkitë e qarkut. Më herët, edhe Skrapari rehabilitoi venddepozitimin e mbetjeve duke siguruar menaxhimin e tyre në përputhje me direktivat mjedisore.

Previous Drejt finalizimit projekti për Ulzën, Kumbaro: Ja si e zhvillojmë parkun

Leave Your Comment