Ministrja Kumbaro në konferencën ministrore të Ballkanit Perëndimor: Hapja turistike e Ballkanit krijon treg të ri të përbashkët - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Kumbaro në konferencën ministrore të Ballkanit Perëndimor: Hapja turistike e Ballkanit krijon treg të ri të përbashkët

Sot u mbajt në Tiranë konferenca ministrore e Ballkanit Perëndimor “Heqja e barrierave për një Zhvillim të Qëndrueshëm të Turizmit”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e veshur me një jelek tradicional të zonës së Gjirokastrës, në nisje të fjalës së saj u shpreh se Shqipëria është pikërisht ura ku kalojnë kulturat, ku historia ka filluar nga njëri vend dhe ka kaluar tek tjetri, ku traditat shpesh i kemi të përbashkëta, ku identifikohemi edhe me shenja të vogla.

“Jeleku që unë kam veshur është i Gjirokastrës dhe ndërkohë, mikesha dhe kolegia ime, ministrja e Turizmit të Serbisë, Tatjana Matic më tha pak më parë, se duket sikur është andej nga ne. Sepse Ballkani nuk është gjë tjetër veçse një kryqëzim bashkëjetesash kulturash, fesh, me gjuhë që janë kombinuar me njëra-tjetrën dhe këto kombinime herë nuk i kemi kuptuar, herë i kemi keqkuptuar, prandaj më vjen shumë mirë që jemi në këtë sofër të organizuar në Tiranë dhe për të folur rreth asaj çka na bën të bashkohemi rreth një teme që është turizmi.

Prandaj faleminderit Majlinda që zgjodhët shtëpinë tonë që për pak orë, për dy ditë behet shtëpia juaj për t’ju dhënë sado pak shije Shqipërie”, u shpreh Kumbaro.

Më tej, në fjalën e saj, Kumbaro shtoi se Shqipëria nuk është destinacioni klasik turistik, siç janë fqinjët e saj, por prej disa vitesh ajo është kthyer në destinacion për t’u zbuluar, destinacioni i preferuar i kureshtarëve, destinacioni ku maja me dëborë e një mali është gjysmë ore me makinë nga plazhet më të bukura në botë, që sipas shtypit prestigjioz “The Guardian Travel” renditet ndër 40 plazhet më të mira në botë për vitin aktual.

“Përcaktimi i udhëtimit në terma thjesht gjeografikë është i pamjaftueshëm. Prandaj, udhëtimi nuk është gjeografik, por psikologjik, udhëtimi është përvoja e tjetrit”.
Që do të thotë të ndash përvoja origjinale me tjetrin, të ndjesh vendin, ta vizitosh duke e lënë vendin të të ftojë dhe të të bëjë pjesë të vetën qoftë edhe për pak orë. Dhe ne i kemi të gjitha mundësitë që vizitorët që vijnë në secilin prej vendeve tona të bëhen pjese kësaj ndjesie sepse cila është pasuria jonë? Është që t’i bëjmë vizitorët të bien në dashuri me një vend për të cilin dinë pak ose aspak.

Turistët qëndrojnë më shumë nëse ne hapim dyert dhe mendjet tona dhe i bëjmë të shëtisin nga njëri vend në tjetrin brenda rajonit. Hapja turistike e Ballkanit i jep sens ekonomik Ballkanit të Hapur, duke krijuar një treg të ri, por edhe itinerare më të gjata, më të diversifikuara. Jemi vende shumë të vogla për të krijuar tregje e harta turistike të izoluara. Siç promovojmë veten, të promovojmë edhe njeri-tjetrin. Nuk jemi konkurrente, jemi komplementarë. Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët.
Duhet t’i heqim peshën e rëndë të paragjykimeve prej të cilave vuan dhe ta kthejmë në destinacionin e preferuar të turizmit të kësaj dekade”, përfundoi fjalën e saj ministrja Kumbaro.

Ky aktivitet i organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal bashkoi ministrat e turizmit të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit e Komisionit Europian dhe subjekteve të tjera të interesuara për të diskutuar mbi çështjet: Përballë fatkeqësisë së Covid 19, përmirësimi i klimës së biznesit për investime të qëndrueshme në turizëm, risi dhe inovacion në shërbim të turizmit dhe anasajelltas.

Previous Ministrja Kushi në takim me maturantë: Vëmendje maksimale tek përgatitja për provimet

Leave Your Comment