Ministrja Kushi me studentët e Mjekësisë: Mbështetje për studentët dhe të mjekët e sapo diplomuar që të japin kontributin e tyre në Shqipëri - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Kushi me studentët e Mjekësisë: Mbështetje për studentët dhe të mjekët e sapo diplomuar që të japin kontributin e tyre në Shqipëri

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, me të cilët diskutoi rreth shqetësimeve, sugjerimeve dhe opinionet e tyre, me qëllim përmirësimin e punës dhe politikave për arsimin e lartë.

Znj. Kushi shprehu mbështetje dhe angazhim maksimal që studentët dhe mjekët e sapo diplomuar, në mënyrë që ata të qëndrojnë në Shqipëri dhe të japin kontributin e tyre për vendin. Ajo u shpreh se rritja e cilësisë dhe procesi i ndërkombëtarizimit janë instrumente që i mbajnë studentët këtu.

Ministrja Kushi dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë Prof. Dr. Arben Gjata i falënderuan studentët për angazhimin e tyre gjatë kohës që pandemisë. Në kohën kur u shfaq pandemia rreth 99% të studentëve të Universitetit të Mjekësisë iu përgjigjën menjëherë thirrjes për tu angazhuar për luftën kundër pandemisë, ndërkohë që një pjesë e mirë e studentëve të viteve të pesta dhe të gjashta shërbyen për afro një vit pranë shërbimit të urgjencës.

Në prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është edhe nxitja e punës kërkimore shkencore, e cila është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, në të cilën synohet përfshirja jo vetëm e pedagogëve, por edhe e studentëve dhe mjekëve të rinj.

Programi ‘Horizon Europe’ apo përfitimi i bursave ‘Erasmus’ nga studentët shqiptarë, bëjnë që Shqipëria të ketë një vlerë të shtuar sepse ata studentë kthehen në vendin e tyre dhe japin kontribut të mirë, sjellin vizion dhe energji të reja për të cilat çdo vend ka nevojë.

Previous Durrës, me përfaqësues të biznesit të vogël për Paketën e Rezistencës Sociale.

Leave Your Comment