Ministrja Kushi mesazh mësuesve nga Kukësi: Angazhohuni maksimalisht për Maturën Shtetërore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Kushi mesazh mësuesve nga Kukësi: Angazhohuni maksimalisht për Maturën Shtetërore

Sfidat aktuale për realizimin me sukses të Maturës Shtetërore ishin në fokus të takimit që zhvilloi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi me drejtues shkollash dhe mësues në qarkun e Kukësit.

Ministrja vlerësoi punën e bërë nga mësuesit dhe nxënësit gjatë këtij viti duke i përgatitur maturantët për të arritur rezultate sa më të mira në provimet e maturës.

Znj. Kushi kërkoi angazhim maksimal nga stafi mësimor për mbarëvajtjen e provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat këtë vit do të zhvillohen në salla të mëdha dhe do të monitorohet nga një numër më i lartë vëzhguesish për çdo qendër provimi.

Ministrja Kushi u shpreh se risitë e këtij viti vijnë në favor të maturantit.

“Ne, çdo vendim e marrim që të kemi më shumë risi, por të kemi edhe më shumë meritokraci, kjo është vërtetet shumë e rëndësishme, sepse është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e tyre. Provimet e maturës kanë një peshë të rëndësishme në vendimin se ku do t’i vazhdojnë studimet, ndaj vëmendja jonë duhet të jetë maksimale.” – nënvizoi znj. Kushi.

Më tej ministrja u ndal edhe te përdorimi me korrektësi të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar duke e cilësuar si një nga arritjet më të mëdha, pasi e ngre sistemin arsimor në një tjetër nivel për sa i përket digjitalizimit.

“Në të gjitha sistemet çdo gjë bëhet në mënyrë elektronike, nuk ka më shkresa me dorë apo procese manuale, por arsimi është i pari që duhet ta përqafojë digjitalizimin, sepse edhe shmang shumë abuzime edhe shumë probleme”- tha ministrja.

Ajo shtoi se faza e parë e familjarizimit të stafeve mësimore me këtë sistem është një sfidë, por komoditeti dhe dobitë e tij janë shumë më të mëdha.

Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e shkollave, vëmendje e veçantë iu kushtua mbarëvajtjes së programeve dhe projekteve artistike e sportive në shkolla.

Previous Kukës, Gjimnazi “Havzi Nela”, një tjetër institucion i dijes i transformuar në infrastrukturë moderne e bashkëkohore