Ministrja Kushi në Konferencën Ndërkombëtare Studentore në Universitetin e Tiranës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Kushi në Konferencën Ndërkombëtare Studentore në Universitetin e Tiranës

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Tiranës u organizua Konferenca Ndërkombëtare Studentore, në të cilën ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi, rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha, dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, profesorë nga Universiteti i Torinos si dhe studentë e pedagogë.

Në fjalën e saj të mbajtur gjatë kësaj  konference, ministrja Kushi theksoi rëndësinë e punës kërkimore shkencore,  duke shtuar se do të punohet fort që universitetet shqiptare dhe institucionet kërkimore shkencore të bëhen sa më aktive për të marrë pjesë dhe për të përfituar sa më shumë nga programet e Bashkimit Evropian.

“E kemi rritur financimin e kërkimit shkencor edhe për universitetin tuaj, nëpërmjet fondeve të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Vitin e kaluar vetëm për Universitetin e Tiranës kemi mbështetur 6 (gjashtë) projekte kërkimore, shkencore dhe tre projekte për infrastrukturë shkencore.” – u shpreh ministrja.

Për hapjen apo riorganizimin e programeve të doktoraturës, ministrja tha se është bërë një punë serioze me bashkëpunim shumë të mirë me universitete që programet e rihapura të doktoraturave të jenë programe shumë cilësore.

“Universiteti i Tiranës është një nga universitet pararojë për sa i përket ndërkombëtarizimit dhe një model shumë i mirë edhe për universitetet e tjera. Fakti që sot këtu kemi  profesorë nga universitete italiane është pikërisht dëshmi e rezultateve që ju keni në këtë proces.”- tha ministrja.

Ndër të tjera ajo foli edhe për programet prioritare, të cilat edhe pse kërkohen shumë nga tregu i punës, nuk janë ndër programet që preferohen më së shumti nga studentët. Për këto programe znj. Kushi u shpreh se do të jenë në fokusin kryesor të mbështetjes, me reduktim apo përjashtim tarifash dhe me bursa për studentët që zgjedhin këto programe, siç janë programet e mësuesisë, bujqësisë apo programet e inxhinierisë në fusha të caktuara.

Për rivlerësimin e Fondit të Ekselencës znj. Kushi tha se prioritet të veçantë kanë studentët, sidomos ata më të mirët, të cilët duhet t’i mbajmë këtu në Shqipëri që ata të studiojnë dhe të japin kontributin e tyre të vyer.

Previous Kryeministri Edi Rama takon ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas

Leave Your Comment