Ministrja Kushi në takim me homologun austriak: Forcojmë më tej bashkëpunimin në Arsim dhe Shkencë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Kushi në takim me homologun austriak: Forcojmë më tej bashkëpunimin në Arsim dhe Shkencë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në një takim pune Ministrin Federal të Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit të Austrisë, Martin Polaschek. Gjatë këtij takimi u diskutua forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës.

“Vlerësova maksimalisht bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve tona, veçanërisht protokollin ekzistues që nga viti 2016 i cili parashikohej deri në fund të këtij viti dhe dakordësuam për ta rinovuar dhe përmirësuar më tej këtë bashkëpunim. Madje në një kohë sa më të shpejtë ne mund të nënshkruajmë marrëveshjen e re”.

Ministrja Kushi gjatë takimit falënderoi qeverinë austriake për kontributin konkret në fushën e arsimit, duke nisur që nga shkolla “Peter Maringer” në Shkodër, një shkollë e orientuar në Teknologjinë e Informacionit, për të cilën Ministria e Arsimit, qeveria shqiptare, jep kontribut me  bursa studimi për 84 nxënës, një shkollë e cila gjatë gjithë këtyre viteve ka dëshmuar që është një shumë i mirë dhe jep kontribut në formimin e të rinjve.

Në fushën e arsimit të lartë dy ministrat diskutuan edhe rreth prioritetit të qeverisë shqiptare që është ndërkombëtarizimi i universiteteve, ku znj. Kushi ka vlerësuar veçanërisht bashkëpunimin konkret midis Universitetit Boku të Vjenës dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Krahas këtij bashkëpunimi, edhe shumë universitete të tjera shqiptare kanë programe studimi të përbashkëta, të dyfishta me universitete ndër më prestigjiozet në Austri.

Ministrja Kushi shprehu angazhimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe të qeverisë shqiptare për ta forcuar dhe thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

Previous Dojan, Tropojë mes njerëzve të palodhur të tokës për mundësitë e reja dhe potencialet për zhvillimin e bujqësisë në zonë