Ministrja Kushi në takimin "Shqipja në Diasporë": Forcojmë dialogun ndërinstitucional dhe ndërshtetëror për të ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare në diasporë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Kushi në takimin “Shqipja në Diasporë”: Forcojmë dialogun ndërinstitucional dhe ndërshtetëror për të ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare në diasporë

Sot u zhvillua në Tiranë aktiviteti mbarëkombëtar “Shqipja në Diasporë” i cili synon nxitjen e dialogut ndërinstitucional dhe ndërshtetëror për hartimin e politikave bashkëkohore dhe programeve mbarëkombëtare për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare jashtë vendit.

Në këtë takim merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Zëvendësministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme Artemis Malo, Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën Mimoza Hysa, Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së Republikës së Maqedonisë së Veriut Ylber Sela, përfaqësues të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë dhe Këshillit Koordinues të Diasporës.

Në fjalën e saj Ministrja Kushi tha se është përgjegjësi dhe detyrë e jona që të ruajmë gjuhën shqipe, pasi sot jemi përballë sfidave që sjell globalizimi, rrjetet sociale, zhvillimi i teknologjisë, emigracioni, pasi shumë shqiptarë lindin dhe jetojnë në vende të ndryshme të botës, mësojnë në shkolla të huaja duke bërë të vështirë në ato vende të ruajtjen e gjuhës shqipe.

“Gjatë gjithë kohës duhet ta forcojmë dialogun dhe të gjejmë mënyra se si të punojmë sëbashku për ta ruajtur dhe forcuar gjuhën shqipe. Tashmë me Kosovën jemi një, për sa i takon hartimit të politikave dhe përpjekjeve. Për të forcuar gjuhën shqipe kryesore është rritja e cilësisë dhe standardeve në sektorin e arsimit”, – tha ministrja.

“Dua të ndaj me ju lajmin e dy ditëve më parë që në Kuvendin e Shqipërisë ne miratuam me të gjitha votat pro, të deputetëve të majtë e të djathtë, marrëveshjen e përbashkët me Kosovën për Enciklopedinë Shqiptare, e cila do të jetë një punë e përbashkët shtrirë në 5 vite ku do të angazhohen ekspertët tanë më të mirë”- u shpreh znj. Kushi.

Ministrja u ndal edhe tek përkujtimi i jetëve të humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ajo theksoi se Shqipëria u ringrit edhe më e fortë.
“Sot me programin e madh të rindërtimit kemi jo vetëm shtëpi dhe institucione të reja, por edhe shkolla të reja që janë edhe më të mëdha edhe më të forta, edhe më të sigurta, me standardet më të mira bashkëkohore,” – tha Ministrja Kushi.

Previous 110 – Vjetori i Pavarësisë dhe i Krijimit të FA, Ministria e Mbrojtjes organizon javën festive