Shqipëria dhe Polonia hedhin hapat e para drejt një bashkëpunimi në fushën e sportit.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe Ministri i Sportit dhe Turizmit të Polonisë, z. Kamil Bortniczuk, nënshkruan një marrëveshje e cila nxit bashkëpunimin mes federatave sportive të të dy vendeve, shkëmbimin e përvojës, njohurive mes organizatave sportive dhe sportistëve, ekspertëve në fushën e sportit, mes institucioneve, ashtu sikurse parashikon organizimin e kampeve sportive të përbashkëta dhe garanton pjesëmarrjen e sportistëve shqiptarë në evente të rëndësishme, kampionate, konferenca të përbashkëta apo simpoziume.
Në fjalën e saj Ministrja Kushi theksoi se takimi me z. Bortniczuk ishte mjaft i frytshëm, për sa i përket përvojave të të dyja vendeve, bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Polonisë në luftën kundër dopingut në sport, për të cilën ministrja falënderoi Agjencinë Antidoping të Polonisë e cila prej një viti i jep mbështetje dhe informacion organizatës Antidoping të Shqipërisë.
Duke folur për turizmin sportiv, ministrja theksoi se Shqipëria së fundmi është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik për shumë vende evropiane, por veçanërisht për polakët. Znj. Kushi shtoi se kjo marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sportit do të jetë një vlerë të shtuar për zhvillimin e turizmin në përgjithësi dhe turizmit sportiv në veçanti.