Ministrja Kushi: Sistemi ynë i shpërblimeve për sportistët, ndër më të mirët në Evropë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Kushi: Sistemi ynë i shpërblimeve për sportistët, ndër më të mirët në Evropë

7 sportistë elitarë shqiptarë u nderuan sot nga kryeministri me titullin “Ylli e Mirënjohjes Publike”, për suksesin e arritur në kampionatet botërore dhe evropiane në disiplina të ndryshme si peshëngritje, mundje, ski, boks, bilardo dhe bodybuilding.

Ministrja Evis Kushi në fjalën e saj tha se rezultatet e larta të sportistëve shqiptarë vitet e fundit nuk janë aspak rastësi, por rezultat i punës, talentit dhe sakrificave të sportistëve. Por gjithashtu ajo nënvizoi se janë disa faktorë të tjerë ndikues në këtë sukses, të cilët janë përmirësimet në kuadrin ligjor, buxheti për federatat dhe sportistët, shpërblimet për sportistët elitarë, klima e krijuar dhe infrastruktura.

“Natyrisht kemi një kuadër ligjor të përafruar me BE-në. Ne kemi një sistem shpërblimesh që është ndër më të mirët në Evropë. Ne jo vetëm i shpërblejmë sportistët, të rritur, të rinj dhe trajnerët e tyre. Por ata edhe i punësojmë në Ministrinë e Mbrojtjes. Madje me ligjin e ri ata mund të marrin edhe gradat honorifike,” – nënvizoi Ministrja Kushi.

Duke folur për infrastrukturën, znj. Kushi shtoi se së fundmi është marrë vendimi për 3 stadiume të reja, në Korçë, Vlorë dhe Durrës, të cilat nuk do të jenë vetëm stadiume, por komplekse ku do të ofrohen edhe shumë shërbime të tjera.

Ministrja Kushi u ka bërë një ftesë sportistëve medalistë që të bëhen pjesë e projektit të ri “Kampioni në Shkollën Time”, i cili nëpërmjet takimeve në shkolla synon t’i njohë nxënësit, të rinjtë e të rejat me vlerat e vërteta njerëzore, për t’i edukuar ata për sportin, si dhe për të njohur modelet më të mira që mund t’i frymëzim në jetë.

Previous Ministrja Krifca dhe homologu italian Lollobrigida, nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e Bujqësisë