Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi vizitoi shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë ku pa nga afër përgatitjet për vitin e ri shkollor, por veçanërisht laboratorët e rinj shkencorë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ministrja Kushi nënvizon se mbi 800 nxënës të kësaj shkolle do ta zhvillojnë procesin mësimor më me cilësi në laboratorët e rinj të shkencave me standarde bashkëkohore.
POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI
Edhe në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë, mbi 800 nxënës do të zhvillojnë një proces mësimor më cilësor në laboratorët e rinj të shkencave me standarde bashkëkohore.
Paralelisht me laboratorët, mësuesit dhe punonjësit e stafeve tona në shkolla po punojnë intensivisht që të gjitha mjediset e shkollës të jenë gati për të pritur nxënësit për vitin e ri shkollor.