Ditën e sotme ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Pavijonit Shqiptar në Bienalen e Venecias.
Në postimin e saj të fundit në facebook, ministrja shkruan:
“Mes miqsh, artistësh, dashamirës të artit të ardhur nga Tirana, por edhe të ftuar të nderuar të botës së artit dhe medias ndërkombëtare, hapëm sot në hapësirat e “Arsenale-s”, në Venecia pavijonin tonë, prezantuar nga artistja Lumturi Blloshmi- në mungesë-, kuruar nga Adela Demetja.
Një copëz autentike shqiptare, që i prezantohet botës si një histori personale, por edhe si përfaqësuese e një brezi artistësh, që tejkaluan barrierat e regjimit, duke filluar çdo herë nga e para.
Një punë e bukur nga skuadra e pavijonit shqiptar: Adela Demetja, Eni Derhemi, Alexander Walmsley, Tin Dirdamal, Johanna Meyer-Grohbrügge.
Albanian Pavilion 2022
La Biennale di Venezia”