Ministrja Xhaçka në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të SEECP në Mal të Zi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të SEECP në Mal të Zi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt në Budva, Mali i Zi.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar si një pjesëmarrëse aktive dhe një kontribuese domethënëse e SEECP-së.

“Ekziston nevoja për një rrugë të besueshme dhe të parashikueshme drejt BE. Vendet e rajonit kanë përgjegjësinë për të qenë të përkushtuar ndaj dialogut dhe për të forcuar bashkëpunimin tonë. Por ne gjithashtu kemi nevojë që BE-ja të ruajë momentin e ri të procesit të zgjerimit përmes veprimeve konkrete. Shqipëria këtë vit kryeson Procesin e Berlinit dhe jemi të bindur plotësisht se Samiti i ardhshëm në Tiranë do të sjellë rezultate të prekshme në krijimin e një kohezioni ekonomik më efektiv në rajon”, tha ajo.

Maqedonia e Veriut do të jetë kryesuesja e radhës e SEECP, teksa Shqipëria pritet të marrë kryesimin e SEECP për periudhën 2024-2025.

Presidenca e SEECP-së konsiderohet me rëndësi duke qenë se ky është forumi më i rëndësishëm politik në Evropën Juglindore që përfshin shtete me rëndësi strategjike për Shqipërinë.

Previous Operacionet në kufi/Ministri Çuçi nënshkruan marrëveshjen me kreun e FRONTEX: Garantojmë respektimin e të drejtave të njeriut