Ministrja Xhaçka pret homologen kanadeze: E ardhmja e Shqipërisë është në BE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka pret homologen kanadeze: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të turit të saj të vizitave në disa vende të Evropës.

Ministrja Xhaçka vlerësoi kontributin e Ministres Joly në intensifikimin e marrëdhënieve Shqipëri-Kanada dhe vëmendjen e shtuar të Kanadasë ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“I shpreha koleges mirënjohjen tonë për miratimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë çka është një zhvillim vërtet i rëndësishëm për qytetarët e dy vendeve, dhe një kërkesë e vazhdueshme e bashkëkombësve tanë që formojnë sot një komunitet të qenësishëm në Kanada e një urë miqësie mes vendeve tona.  Shqipëria mirëpret një përfshirje më të madhe e më intensive të bizneseve kanadeze në ekonominë e saj. Në veçanti vlerësova rëndësinë e riaktivizimit të Fondit Kanadez për Iniciativat Lokale për të mbështetur programe të ndryshme, duke përfshirë ato për të drejtat dhe fuqizimin e grave, komunitetin LGBTQ +, barazinë gjinore, si dhe në inovacion, bujqësi dhe arsim”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.

Në fjalën e saj, Ministrja Joly vlerësoi punën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe ritheksoi mbështetjen e Kanadasë në rrugëtimin evropian të vendit tonë.

“Do të doja të shfrytëzoja mundësinë për të folur për aderimin tuaj në Bashkimin Evropian. Në fakt Kanadaja nuk është anëtare e BE, por për fat të mirë jemi miq, si me Shqipërinë ashtu edhe me BE. Unë besoj dhe Kanadaja beson që e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Shqipëria është në rrugën e duhur dhe e di që asnjë vend nuk mund t’i arrijë të gjitha vetëm ato që mund t’i arrijnë së bashku”, tha ajo.

Vizita e Ministres së Jashtme kanadeze në Shqipëri vjen si pjesë e turit të saj në Evropë, që përfshin Slloveninë, Maqedoninë e Veriut dhe vendin tonë.  Kjo është vizita e dytë e një Ministri të Jashtëm kanadez në Tiranë, në harkun kohor prej 9 vitesh.

Previous Spitallë, Durrës, aty ku transformimi nuk ndalet për t’i dhënë zonës një perspektivë premtuese për zhvillim