Ministrja Xhaçka pret kryeparlamentarin kanadez: Të fuqizojmë shkëmbimet dhe dialogun politik të nivelit të lartë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka pret kryeparlamentarin kanadez: Të fuqizojmë shkëmbimet dhe dialogun politik të nivelit të lartë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit të Kanadasë, Anthony Rota.

Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e Kanadasë ndaj vendit tonë, duke e cilësuar atë një mike të çmuar dhe partnere të vlefshme për Shqipërinë.

Ministrja Xhaçka dhe Anthony Rota u dakordësuan për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Shqipëri-Kanada, në fusha të reja nga të cilat do të përfitojnë njerëzit e dy vendeve.

Kjo është vizita e nivelit më të lartë që zhvillohet nga Kanadaja në vendin tonë, gjatë së cilës krahas takimeve të nivelit të lartë, Anthony Rota do ti adresohet edhe seancës plenare të Parlamentit të Shqipërisë.

Vizita e tij vjen në kuadër të 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.

Previous Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, masa për të forcuar mbrojtjen kibernetike

Leave Your Comment