Ministrja Xhaçka pret Sekretaren e Përgjithshme të OSBE: Një partner i besuar dhe i rëndësishëm për Shqipërinë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka pret Sekretaren e Përgjithshme të OSBE: Një partner i besuar dhe i rëndësishëm për Shqipërinë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Helga Maria Schmid.

Në fjalën e saj, ministrja Xhaçka, theksoi se:

“OSBE është një partner i besuar dhe i rëndësishëm për Shqipërinë që prej vitit 1997, me një kontribut të rëndësishëm në një sërë kauzash e reformash në vendin tonë. Ne e mirëpresim kontributin e pranisë së saj në reformimin dhe modernizimin e mëtejshëm të Shqipërisë”.

Lufta në Ukrainë ishte një prej temave të bisedës mes Ministres Xhaçka dhe zyrtares së lartë të OSBE.

Shqipëria ka mbështetur dhe financuar “Mekanizmin e OSBE-së për Moskën”, si një instrument i rëndësishëm llogaridhënieje dhe drejtësie për krimet e luftës, ndëkohë që është e zëshme në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe një anëtare aktive e Grupit të Miqve për Llogaridhënien në Ukrainë.

Në fjalën e saj  Sekretarja  e Përgjithshme e OSBE, Schmid, vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme, si dhe rolin e saj si  anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Schmid u shpreh se, Shqipëria është një anëtare aktive dhe e besuar e OSBE-së.

Ministrja Xhaçka i shprehu Znj. Schmid vlerësimin për drejtimin nga ana e saj në këto kohë krize të organizatës, si dhe kontributin që ajo dhe OSBE kanë dhënë në avancimin e barazisë gjinore dhe të Agjendës “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

Ndiqni më poshtë deklaratën për shtyp të Ministres Xhaçka dhe Sekretares të Përgjithshme të OSBE, Schmid:

Previous Londër, bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House