Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Sekretaren franceze të Shtetit për Çështjet Evropiane, Laurence Boone.
Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohje ndaj Francës për kontributin e vazhdueshëm në gjetjen e rrugëve më të mira për afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.
Kryediplomatja shqiptare theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv, stabilizues dhe proaktiv në rajon, në mënyrë që të ndihmojë në arritjen e paqes, stabilitetit, sigurisë dhe kohezionit.
Zyrtarja franceze Boone, vlerësoi mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE dhe garantoi mbështetjen e Francës në procesin e saponisur