Ministrja Xhaçka: Projektbuxheti 2023 është hartuar në logjikën e një buxheti për një kohë lufte - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka: Projektbuxheti 2023 është hartuar në logjikën e një buxheti për një kohë lufte

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, foli në Kuvend lidhur me projektbuxhetin e hartuar për vitin 2023.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria po vuan ashtu si të gjithë aleatët pasojat e luftës në Ukrainë dhe se për këtë arsye projektbuxheti për vitin 2023 është hartuar në logjikën e një buxheti për një kohë lufte.

“Projektbuxheti 2023 është përpjekur të planifikojë për një situatë që është vërtet fluide dhe për një dimër që prite të jetë vërtet i vështirë. Vendi ynë është prekur nga lufta në Ukrainë por pasojat në Shqipëri janë ende shumë më modeste sesa në vendet e Evropës. Shqiptarët po i përjetojnë pasojat e luftës me rritjes e gjithanshme të çmimeve, kjo është e vërtetë, por të gjithë shqiptarët e dinë fare mirë që nëse tek ne çmimet janë rritur me përqind, në Evropë çmimet e faturave të energjisë, karburantit, ushqimeve, janë rritur me fish. Dhe nëse sot shqiptarët ende e paguajnë energjinë elektrike me të njëjtin çmim si përpara krizës, kjo nuk ka ndodhur me magji, por falë punës së qeverisë”, tha ajo.

Previous Ministrja e Rinisë nga Kuvendi: Do të vijojë mbështetja e programeve për fëmijët dhe të rinjtë