Ministrja Xhaçka: Raporti i KE konfirmon avancimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka: Raporti i KE konfirmon avancimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur në lidhje me publikimin e Raportit të Progresit për Shqipërinë për vitin 2022 nga Komisioni Evropian.

Ministrja Xhaçka theksoi se raporti i vitit 2022 konfirmon se Shqipëria ka vazhduar të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020, teksa u shpreh krenare që raporti njeh edhe punën e palodhur të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Kryediplomatja Xhaçka u shpreh se pala shqiptare është e vetëdijshme për çështjet e ngritura në raport dhe është e vendosur t’i trajtojë ato një nga një, nën frymën e transparencës dhe bashkëpunimit.

Sipas saj, Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për BE-në, teksa shtoi se raporti i këtij viti do të kthehet në një plan veprimi që do të shërbejë si një udhërrëfyes i ardhshëm për sundimin e ligjit, administratën publike, reformat dhe institucionet demokratike.

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 13 Tetor 2022

Leave Your Comment