Ministrja Xhaçka: Shqipëria mbështet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Rusia të ndalojë menjëherë sulmet - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka: Shqipëria mbështet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Rusia të ndalojë menjëherë sulmet

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila urdhëron Rusinë që të ndalë menjëherë sulmet në Ukrainë.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria e mbështet urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndërsa i bëri thirrje Rusisë që t’i bindet këtij vendimi.

“Mirëpritëm vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për masat e përkohshme për pezullimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake nga Rusia ose nga ndonjë organizatë apo individ. Shqipëria mbështet plotësisht vënien para përgjegjësisë për çdo krim të kryer në Ukrainë dhe i bën thirrje Rusisë që t’i bindet urdhrit të Gjykatës”, u shpreh ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.

Sipas vendimit, të dyja palët duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të rëndojë, ose zgjerojë mosmarrëveshjen përpara Gjykatës, ose ta bëjë më të vështirë zgjidhjen e saj.

Previous Manastirliu në Sesionin e 66 të Komisionit të Gruas në OKB: Rritja e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, kyç për zgjidhje afatgjata të krizave.

Leave Your Comment