100 vite marrëdhënie miqësore Shqipëri-Japoni, Ministrja Xhaçka takon ambasadorin Mitsuyuki Takada - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

100 vite marrëdhënie miqësore Shqipëri-Japoni, Ministrja Xhaçka takon ambasadorin Mitsuyuki Takada

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Japonisë në Tiranë, Mitsuyuki Takada, me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Japonia e njohu qeverinë shqiptare në vitin 1922 përmes shkëmbimit të Notave mes Ministrave të Jashtëm të asaj kohe. Kërkesa shqiptare për njohje nga Qeveria e Japonisë nënshkruar nga Ministri i Jashtëm Fan S. Noli, daton më 28 janar 1922, ndërsa përgjigja pozitive nënshkruar nga Ministri i Jashtëm i Perandorisë së Japonisë, Uchida Yasuya, mban datën 18 prill 1922.

Më 10 mars 1981, nënshkrimi i (ri)vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe hapja e Ambasadës së Japonisë në Tiranë, më 1 janar 2017, sollën një epokë të re të marrëdhënieve dypalëshe. Gjatë viteve të fundit, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Japonisë po rriten në përputhje me vullnetin e dy anshëm për të forcuar miqësinë dhe ndërtuar sa më shumë ura komunikimi e bashkëpunimi.

Të dyja vendet gëzojnë një bashkëpunim mjaft të mirë dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare, përfshirë në OKB, ku Shqipëria shërben si vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

100 vjetori i marrëdhënieve të miqësisë shënon një moment simbolik për të festuar dhe rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.

Previous Seminari i 5-të i Dialogut Politik për përfshirjen e Romëve dhe Egjiptianëve, Manastirliu: Bonusi bebes rriti me 20% regjistrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian

Leave Your Comment