Ministrja Xhaçka takon Admiralin Bauer: Vlerësim për rolin e Shqipërisë si aleate e besueshme në adresimin e sfidave të sigurisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka takon Admiralin Bauer: Vlerësim për rolin e Shqipërisë si aleate e besueshme në adresimin e sfidave të sigurisë

Ditën e sotme, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Rob Bauer, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare pune, gjatë së cilës zhvilloi një seri takimesh me Autoritetet më të larta në Shqipëri.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria do të vijojë të ofrojë kontributin e saj në përpjekjet aktive të NATO-s, për ta mbrojtur dhe siguruar territorin aleat nga çdo kërcenim. Po ashtu, ajo nënvizoi vijimësinë e mbështetjes së vendit tonë për Ukrainën dhe vuri gjithashtu në dukje se Shqipëria mbetet një promovuese e fortë e paqes, sigurisë, dhe e politikës së “Dyerve të Hapura” të NATO-s.

Ministrja Xhaҫka vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e vëmendjes ndaj Ballkanit Perëndimor, i cili sipas saj, po përjeton gamën e plotë të efekteve negative të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, të cilat prekin mes të tjerash aspektet ekonomike dhe energjetike të rajonit.

Previous Siguria Kibernetike/Çuçi thirrje të rinjve profesionistë: Bashkohuni në projektin tonë për të forcuar strukturat e sigurisë kibernetike