Ministrja Xhaçka takon ambasadorët e SHBA, BE dhe Ukrainës: Të bashkuar për Ukrainën, Rusia të vihet para përgjegjësisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka takon ambasadorët e SHBA, BE dhe Ukrainës: Të bashkuar për Ukrainën, Rusia të vihet para përgjegjësisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, Ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.

Në fokus të takimit ishte situata në Ukrainë, teksa u diskutua edhe për skenarët e mundëshëm për bashkëpunim.

“Dakordësi e plotë mbi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të vënë Rusinë përballë përgjegjësisë. Në solidaritet të plotë me Ukrainën”, shkroi ministrja Xhaçka në Twitter pas takimit.

Një ditë më parë, Ministrja Xhaçka prezantoi sanksionet e qeverisë shqiptare ndaj Rusisë, të cilat janë në linjëzim me ato të Bashkimit Evropian.

Previous Fjala e Ministres Balluku në Kuvend

Leave Your Comment