Ministrja Xhaçka takon Drejtorin e Përgjithshëm të DG NEAR: Shqipëria gati për mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare me BE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka takon Drejtorin e Përgjithshëm të DG NEAR: Shqipëria gati për mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare me BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Zgjerimin të Komisionit Evropian, Gert Jan Koopman.

Ministrja Xhaçka theksoi se pas agresionit në Ukrainë, rajoni i Ballkanit Perëndimor është më vulnerabël se kurrë.

Sipas saj, është në interesin e BE-së që të afrojë drejt saj rajonin për të mos lejuar që të ketë regres në të gjithë arritjet e deritanishme.

Kryediplomatja shqiptare u shpreh se procesi i shqyrtimit të acquis të BE-së, deri më tani, është kryer me vendosmëri të lartë dhe se synimi i Shqipërisë në vitin 2023 është që Këshilli të miratojë raportin e shqyrtimit të grupit themelor në mesin e vitit dhe hapjen e klasteri në kuadër të konferencës së dytë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

Kjo është vizita e parë e Drejtorit të Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Zgjerimin të Komisionit Evropian në rajon, pas marrjes së detyrës në janar të vitit 2023.

Previous Miratohen projektligjet për reformën e pagave, Ibrahimaj: Paga mesatare do shkojë 900 euro në 2024