Ministrja Xhaçka takon Fiona McCluney: Vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer me ekipin e OKB-së në Tiranë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka takon Fiona McCluney: Vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer me ekipin e OKB-së në Tiranë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohje ndaj McCluney lidhur me bashkëpunimin me ekipin e OKB-së në Tiranë, teksa vuri theksin në thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

“Shkëmbyem ide e mendime në avancimin e prioriteteve të përbashkëta si Axhenda e Grave, Paqes dhe Sigurisë, prioriteti kryesor i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB, por edhe mbi Ukrainën dhe pasojat e mundshme të luftës për Shqipërinë”, u shpreh ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.

Koordinatori i Përhershëm i OKB-së është përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Shqipëri dhe është përgjegjës për koordinimin e punës së Ekipit Vendor të OKB-së në Shqipëri.

Previous Ministrja Xhaçka dënon aktin terrorist në Izrael: Vrasja e njerëzve të pafajshëm nuk është kurrë zgjidhja

Leave Your Comment