Ministrja Xhaçka takon homologun kroat Gordan Grlic-Radman - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka takon homologun kroat Gordan Grlic-Radman

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur në një takim Ministrin për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman.

Ministrja Xhaçka vlerësoi arritjet e Kroacisë pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, teksa theksoi se Kroacia do vijojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian.

“Ajo çfarë Kroacia ka arritur në vetëm një dekadë pas anëtarësimit në BE, jo thjesht na gëzon si fqinjë të mirë, por na inkurajon dhe na bën optimistë që puna dhe përpjekjet për kryerjen e reformave dhe arritjen e standardeve, shpërblehen. Kolegu Radman më siguroi që Kroacia do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e parezervë e procesit tonë të integrimit në BE, jo vetëm politikisht, por edhe me ekspertizë teknike konkrete”, tha ajo.

Kryediplomatja shqiptare shprehu mirënjohje ndaj Kroacisë për mbështetjen ndaj Kosovës, ndërsa nënvizoi nevojën për të forcuar koordinimin dypalësh në adresimin e çështjeve të sigurisë.

“Në kushtet e sfidave të reja, të inkurajuara nga konteksti i zhvillimeve në Ukrainë, konstatuam nevojën për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin tonë dypalësh, me fqinjët e njëmendtë në rajon dhe partnerët tanë evropianë dhe në NATO, për t’u përballur me sukses me sfidat e sigurisë të të gjitha dimensioneve. Unë jam shumë optimiste që bashkërisht do të dimë të punojmë akoma më shumë për të çuar përpara bashkëpunimin mes nesh, në të mirë të popujve tanë, por edhe të rajonit”, deklaroi ministrja Xhaçka.

Ministri Radman theksoi se Kroacia mbetet aktive për të ndihmuar Shqipërinë në të githë procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, në mënyrë që ato të ecin me një ritëm sa më të
shpejtë.

“Kroacia është gati që të ofrojë mbështetje politike dhe teknike për Shqipërinë për të realizuar transmetimin e të gjitha njohurive dhe përvojën e saj për integrimin e Shqipërisë në BE”, tha ai.

Në fokus të bisedimeve mes dy zyrtarëve ishte edhe fuqizimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, teksa u diskutua edhe për një numër aktivitetesh që do të mbahen për herë të parë, siç është edhe takimi i përbashkët i dy qeverive.

Ministri Radman do të zhvillojë edhe një vizitë në qytetin e Krujës për inaugurimin e një shkollë ndërtuar falë ndihmës kroate në kuadër të tërmetit të vitit 2019.

Ky takim, por edhe kontaktet e tjera të të gjitha niveleve që po zhvillohen ndërmjet dy vendeve, janë shprehje e vullnetit të përbashkët për ta zhvilluar në mënyrë intensive partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve, në dimensionin e tij politik, por edhe në gjithë dimensionet e tjera, që ofron ky kuadër partneriteti.

Previous Fjala e Ministres Xhaçka në deklaratën për shtyp me MPJ e Kroacisë Grlić-Radman