Ministrja Xhaçka takon Oliver Varhelyi: Konferenca ndërqeveritare të mbahet në qershor, e kundërta do të dëmtonte vetë BE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka takon Oliver Varhelyi: Konferenca ndërqeveritare të mbahet në qershor, e kundërta do të dëmtonte vetë BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE, Oliver Varhelyi.

Gjatë takimit, Ministrja Xhaçka theksoi se mosmbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare në qeshor do të ndikonte negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Takim i frytshëm me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE , Oliver Varhelyi në margjinat e takimit të Këshillit të Punëve Jashtme me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. U dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor”, u shpreh ministrja Xhaçka pas takimit.

Ministrja Xhaçka ndodhet në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës me Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Balkanit Perëndimor.

Previous Manastirliu inspekton investimin në Spitalin e Traumës: Investojmë 4.2 milion dollarë për flotën e re të pajisjeve mjekësore moderne në spitale e poliklinika

Leave Your Comment