Miratimi i projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Miratimi i projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit”

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit”.

Një marrëveshje që u nënshkruar në muajin nëntor, duke hapur një udhë të re në mënyrën e menaxhimit të trashëgimisë sonë kulturore.

Së bashku me partnerin tonë strategjik, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) kemi themeluar Fondacionin e posaçëm të Menaxhimit të Butrintit.

Ka pasur shumë debate, pikëpyetje, keqinformime por gjej rastin të qetësoj këdo në lidhje me pronësinë e Butrintit, se në çdo rast, pronësia e territorit dhe aseteve i mbetet Ministrisë, si përfaqësues i shtetit.

Bordi i Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës e 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë, që do të sigurojë paanshmërinë e këtij bordi vendimmarrës është një figurë e njohur e trashëgimisë kulturore, Richard Hodges.

Marrëveshja e nënshkruar, që merr jetë me miratimin e këtij projektligji, krijon një model menaxhimi hibrid jofitimprurës ku shteti është pjesë, por i jep zë dhe garanci edhe donatorit për administrimin e fondeve; i hap rrugë donatorëve të tjerë potencialë që ti bashkohen procesit në vazhdim duke i garantuar fondacionit të posaçëm autonomi në vendimmarrje, brenda rregullave të caktuara me ligj, duke bazuar në një plan biznesi të detajuar.
Po ashtu, garanton investime të rëndësishme në infrastrukturë 2 vitet e para me krijimin e një qendre bashkëkohore për pritjen e vizitorëve, si dhe shërbime të integruara; do të menaxhojë fluksin e vizitorëve që ne mendojmë se do të jetë shumë më i madh se sot, përmes shërbimeve digjitale (audio-guida, ture virtuale, etj.) e stacioneve të qëndrimit.
Një hap tepër i rëndësishëm është krijimi i Qendrës Kërkimore-Butrint Research Group, i cili do kryejë studime të fushave të ndryshme në të mirë të Parkut Kombëtar të Butrintit dhe përfshin aktorë të tjerë institucionalë nga Turizmi, Mjedisi, Instituti Arkeologjisë, infrastruktura.

Çdo e ardhur në arkën e Butrintit do t’i shkojë sërish Butrintit duke e kthyer edhe në një qendër studimore.
Por ky park-lider do të ndihmojë edhe simotrat e veta më të vogla, pasi një përqindje e të ardhurave të Butrintit do të derdhen në Fondin e Trashëgimisë Kulturore, për t’u investuar në të tjera site në territorin e Shqipërisë.

Previous Ministeriali i organizuar në Gjermani për bujqësinë dhe ushqimin me vendet e Ballkanit Perëndimor

Leave Your Comment