Miratohen ndryshimet ligjore për përmirësimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit të brendshëm në njësitë publike - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Miratohen ndryshimet ligjore për përmirësimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit të brendshëm në njësitë publike

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancë plenare projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”” të ndryshuar.

Projektligji u prezantua para deputetëve nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila u shpreh se qeveria shqiptare, në kuadër të reformave të ndërmarra në fushën e menaxhimit të financave publike, ka si qëllim kryesor mbështetjen e vazhdueshme të njësive publike në forcimin e sistemit të kontrollit të brendshëm, në përputhje me angazhimet që rrjedhin nga dokumentet strategjike dhe procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Ligji “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin” është përgatitur në vitin 2010, bazuar në praktikat më të mira të BE dhe pas periudhës së implementimit dhe rishikimeve të vitit 2015 ka lindur nevoja e ndryshimeve të mëtejshme,

Sipas Ministres Ibrahimaj, përmes ndryshimeve adresohen disa problematika të zbatueshmërisë së kuadrit ligjor, me synim rritjen e përgjegjësisë dhe efektivitetit të funksionimit të sistemit të kontrollit të brendshëm, si dhe zgjerimi i gamës së institucioneve që raportojnë dhe vlerësohen për zbatueshmërinë e kërkesave ligjore në këtë fushë.

“Nisma e ndërmarrë ka për qëllim kryesor saktësimin dhe përmirësimin e cilësisë së parimeve, procedurave, sanksioneve, strukturave administrative dhe metodave për funksionimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit, kjo në kuadër të rritjes së efektivitetit të zbatimit të sistemit të kontrollit të brendshëm në njësitë publike”, u shpreh Ibrahimaj.

Ndryshimet ligjore fokusohen në:

– rritjen e përgjegjshmërisë menaxheriale;

– rritjen e efektivitetit dhe zgjerimit të monitorimit të funksionalitetit të sistemit të kontrollit të brendshëm përmes shtrirjes së detyrimit për raportimin e gjendjes së këtij sistemi edhe në shoqëritë tregtare të cilat zotërohen, kontrollohen, financohen ose garantohen financiarisht nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme;

– mirëpërcaktimin dhe forcimin e masave sanksionuese në mënyrë që jo vetëm të jenë plotësisht të zbatueshme por edhe të rrisin nivelin e përgjegjshmërisë menaxheriale;

– përmirësimin e implementimit të mëtejshëm të ligjit përmes qartësimit të detyrave dhe funksioneve të strukturës përgjegjëse për menaxhimin financiar, kontrollin dhe kontabilitetin si dhe rishikimit të rolit të aktorët të përfshirë në zbatimin e këtij sistemi.

Impakti i këtyre ndryshimeve, vijoi Ministrja Ibrahimaj në fjalën e saj, do të shprehet në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara për qytetarët dhe bizneset, në rritjen e besimit të tyre tek shteti, si dhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik, si rrjedhojë e përmirësimit të performancës, rritjes së transparencës dhe zbatimit korrekt të legjislacionit në fuqi për menaxhimin financiar dhe kontrollin.

Përmirësimet e kuadrit ligjor janë ndërmarrë edhe në kuadër të realizimit me sukses të objektivave të përcaktuara në dokumentet strategjikë si Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike 2019-2022 dhe Dokumentit të Politikave për Zhvillimin e Mëtejshëm të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik 2021-2022, në vlerësimin e vazhdueshëm të funksionimit të sistemit të kontrollit të brendshëm në njësitë publike si dhe të rekomandimeve të organizmave audituese, kontrolluese kombëtare dhe ndërkombëtarë.

Previous Kuvendi miraton katër projektligje të propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë