Miratohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe AFD, 50 milionë euro mbështetje buxhetore për barazinë gjinore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Miratohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe AFD, 50 milionë euro mbështetje buxhetore për barazinë gjinore

Qeveria e Shqipërisë do të mbështetet me 50 milionë euro mbështetje buxhetore në funksion të arritjes së objektivit për barazinë gjinore dhe rritjen e aksesit të grave për mundësi më të mira ekonomike.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin “‘Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri”

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh se marrëveshja e nënshkruar me Agjencinë Franceze për Zhvillim ka në fokus dy objektivat e agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm:

Arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin i të gjitha grave dhe vajzave;

Nxitjen e rritjes ekonomike të vazhdueshme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, punësimin e plotë dhe produktiv dhe punë të denjë për të gjithë.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se masat do të përqendrohen në tre shtylla kryesore:

Përmirësimi i aksesit të grave tek asetet;

Rritja e mundësive të tregut të punës për gratë;

Forcimi i angazhimeve intuitive për krijimin e politikave të informuara gjinore;

Nga ana tjetër, Ibrahimaj shprehu angazhimin e qeverisë për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ushtrimin dhe respektimin e të drejtave që lidhen me barazinë gjinore në të drejtën e pronës dhe në aksesin e barabartë në tregun e punës, si dhe zbatimin e reformave thelbësore që adresojnë këto çështje.

Ministrja solli në vëmendje se është rritur niveli i përfshirjes së grave në biznes dhe janë shënuar arritje në garantimin e ushtrimit të së drejtës së pronës.

“Aktualisht janë 5 programe të nxitjes së punësimit që përfshijnë këtë kategori të dedikuar për gratë dhe vajzat. Një prej tyre është programi i nxitjes për vetëpunësim në zhvillimin e idesë për çeljen e një biznesi që u ofrohet grave dhe vajzave të papuna, me një subvencion deri në 500 mijë lekë. Në vazhdimësi ne do të intensifikojmë punën për përfshirjen dhe aksesin në financë, ku përmes garancisë sovrane do të sigurojmë mbështetjen financiare të grave dhe vjazave me ligjin e ri të miratuar për Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”, tha Ibrahimaj.

Fjala e Ministres Ibrahimaj:

E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit,

Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë,

Shqipëria krahas 192 shteteve të tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara, në shtator 2015 u bë pjesë e Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Kjo axhendë është korniza globale 15-vjeçare e përqendruar në 17 Objektiva dhe ku padyshim Qeveria shqiptare është e angazhuar në vijimin e planeve dhe projekteve për t’i bërë realitet Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Për këtë, vijmë sot me qëllim ratifikimin e një marrëveshje huaje e cila do të mbështesë buxhetin shqiptar. Kjo marrëveshje e nënshkruar me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) ka në fokus dy objektivat e agjendës 2030:

-Arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin i të gjitha grave dhe vajzave, si objektivi 5 i axhendës;

– Nxitjen e rritjes ekonomike të vazhdueshme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, punësimin e plotë dhe produktiv dhe punë të denjë për të gjithë, e shprehur në objektivin nr. 8-të të saj.

Shuma e huasë është në vlerën e 50 milionë euro, e cila vjen në formën e një mbështetje buxhetore bazuar në politikat për promovimin e barazisë gjinore, të përqëndruar në aksesin ndaj mundësive ekonomike më të mira në Shqipëri.

Të nderuar deputetë,

Kjo hua që paraqitet sot për ratifikim do të ketë një maturim prej 12 vitesh, duke përfshirë një periudhë pa pagesë principali prej 3 vitesh dhe një interes të  përcaktueshëm mbi bazën e tregut në momentin e disbursimit duke shtuar mbi normën e referencës Euribor një marzh prej 1.35%.

Parakushti për akordimin e kësaj huaje janë reformat e ndërmarra në kuadër të barazisë gjinore dhe në aksesin ndaj mundësive ekonomike. Realizimi i të gjitha aktiviteteve të parashikuara për barazinë gjinore dhe aksesin në mundësi ekonomike do të japin dritën jeshile për dhënien e huasë në formën e mbështetjes buxhetore, e cila do të shkojë për financimin e përgjithshëm të buxhetit të shtetit dhe deficitit të përgjithshëm të tij.

Masat përqendrohen në 3 shtylla kryesore:

Përmirësimi i aksesit të grave tek asetet;

Rritja e mundësive të tregut të punës për gratë;

Forcimi i angazhimeve intuitive për krijimin e politikave të informuara gjinore;

Të gjitha masat e parashikuara në këtë marrëveshje do të ndiqen nga një sërë institucionesh, krahas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Drejtësisë, Instituti i Statistikave, Agjensia Shtetërore e Kadastrës, Dhoma Kombëtare e Noterisë.

Zbatimi i tyre do të monitorohet nga një Komitet Drejtues i kryesuar nga Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë përgjegjës për çështjet sociale.

Të nderuar deputetë,

Mbulimi i nevojave për financim nëpërmjet mbështetjeve buxhetore është një ndër instrumentat më të favorshëm të financimit, duke qenë se kemi të bëjmë me kredi me terma të buta dhe të akorduara nga institucione ndërkombëtare serioze, që mbështesin zhvillimin e shteteve pjesë e axhendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm.

Ndaj sot gjej rastin t’i falënderoj ato, si Bankën Botërore, FMN, Bashkimin Evropian, KFW, për mbështetjen buxhetore të dhënë për Qeverinë Shqiptare ndër vite.

Më lejoni të përmend disa nga më të rëndësishmet në vitet e fundit si mbështetja buxhetore:

Për luftën ndaj pandemisë covid; në vlerën prej rreth 176 milion Euro nga FMN;

Për politikat për zhvillimin e qëndrueshmëm nga Banka Botërore në vlerën 80 milion USD

Për Asistencën Makro – Fiskale nga Bashkimi Europian, në vlerën 180 milion Euro

Për reformën e energjisë 100 milion Euro, nga KFË.

Në komisionet parlamentate ka patur diskutime lidhur me objektin e marrëveshjes dhe shumën, por më lejoni të përmend se financimi i akorduar AFD, jo vetëm që jepet me terma më të favorshme se kushtet e tregut, por mundëson gjithashtu suport për realizimin e reformave të ndryshme dhe të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Qeveria angazhohet maksimalisht për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ushtrimin dhe respektimin e të drejtave që lidhen me barazinë gjinore në të drejtën e pronës dhe në aksesin e barabartë në tregun e punës. Ajo angazhohet të zbatojë cdo reformë thelbësore dhe gjithpërfshirëse ku çështjet e sipërpërmendura i adreson në shumë dimensione, jo përmes projektesh sektoriale, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Tashmë flasim për rritjen e nivelit të përfshirjes së grave në biznes, për garantimin e ushtrimit të së drejtës së pronës, për nxitjen e sipërmarrjes.

Aktualisht janë 5 programe të nxitjes së punësimit që përfshijnë këtë kategori të dedikuar për gratë dhe vajzat. Një prej tyre është programi i nxjetjes për vetëpunësim në zhvillimin e idesë për çeljen e një biznesi që u ofrohet grave dhe vajzave të papuna, me një subvencion deri në 500 mijë lekë.

Në vazhdimësi ne do të intensifikojmë punën për përfshirjen dhe aksesin në financë, ku përmes garancisë sovrane do të sigurojmë mbështetjen financiare të grave dhe vjazave me ligjin e ri të miratuar për Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Ndaj ju ftoj ta miratoni këtë projektligj.

Previous Fjala e Zëvendës Kryeministrit Ahmetaj sot në Kuvend

Leave Your Comment