Miratohet në Kuvend marrëveshja mes Shqipërisë dhe BE, për aktivitetet operacionale të kryera nga FRONTEX - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Miratohet në Kuvend marrëveshja mes Shqipërisë dhe BE, për aktivitetet operacionale të kryera nga FRONTEX

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në seancë plenare projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Më herët përfaqësues të Ministrisë së Brendshme prezantuan risitë e projektligjit në Komisionet parlamentare. Kjo marrëveshje është propozuar nga BE dhe parashikon që efektivët ushtrojnë kompetenca ekzekutive, në fushën e migracionit të paligjshëm dhe krimeve kufitare. Ajo pason marrëveshjen statutore të tetorit 2018, dhe kjo marrëveshje e zgjeron atë. Shqipëria ishte i pari vend në rajon që pranoi FRONTEX dhe sot, i pari vend që zgjeron objektin e marrëveshjes.

Prej fillimit të operacionit në 2019, pati eficencë në operacionet e përbashkëta të Policisë Kufitare dhe FRONTEX për parandalimin e migracionit të paligjshëm, identifikimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Që prej fillimit të operacionit, ndërmjet 85 % dhe 92 % e imigrantëve të parregullt të kapur në vendin tonë, janë kapur në pikat e hyrjes, në zonën operacionale në Kapshticë dhe Kakavijë, ndërkohë që para fillimit të këtij operacioni, jo më shumë se 40% e të kapurve, kapeshin në pikat e hyrjes.

FRONTEX operon në Shqipëri prej 5 vitesh, në atë që njihet si kufiri i jashtëm i BE, në jug e juglindje të vendit, në kufirin me Greqinë. Marrëveshja e përmirësuar me FRONTEX hedh bazat e një bashkëpunimi edhe më cilësor e më të plotë me strukturat policore, pasi përmes këtij operacioni të përbashkët mund të adresohen më mirë çështjet e migracionit të parregullt drejt Shqipërisë.

Eficenca e operacionit është e dukshme edhe në shkëmbimin e informacionit, që ka rezultuar në goditjen e suksesshme të shumë grupeve kriminale të përfshira në kontrabandimin e imigrantëve, ku vlen të përmendet kontributi në zhvillimin e operacioneve të suksesshme policore “Perimetri” në Korçë dhe “Muzgu” & “RoadGuard” në Gjirokastër.

Marrëveshja u nënshkrua në shtator 2023, nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla për Shqipërinë dhe në emër të Bashkimit Europian nga Johannes Luchner, Zv.drejtor i Përgjithshëm për Çështjet e Brendshme në Komisionin Europian, si dhe Álvaro Renedo Zalba, Ambasador i Spanjës në Tiranë, vendi i të cilit mbante Presidencën e Këshillit të BE.

Previous Kumbaro takim me drejtuesit e Organizatës Botërore të Turizmit/ Shqipëria rezultate mbreslënëse, në prill mbledhja e Komisionit për Evropën në Tiranë