Miratohet skema e mbështetjes në bujqësi, Denaj: Përfitojnë mbi 70 mijë fermerë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Miratohet skema e mbështetjes në bujqësi, Denaj: Përfitojnë mbi 70 mijë fermerë

Skema kombëtare e mbështetjes së bujqësisë u miratua nga Këshilli i Ministrave dhe pritet të përfitojnë mbi 70 mijë fermerë nëpërmjet 8 masave të ndryshme.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj në përfundim të mbledhjes së Qeverisë bëri të ditur se kjo skemë është gjithëpërfshirëse dhe se në focus të vecantë do të jetë bashkimi i fermerëve, duke synuar ekonominë e shkallës

“Regjistrimi me nipt fermeri është kusht. Sot janë 97 mijë fermerë të regjistruar me nipt, nëse llogarisim 70 mijë përfitues, atëherë i bie që janë 77% e fermerëve të jenë përfitues nga skema kombëtare për bujqësinë. Në këto 11 vite kemi patur formalizim të bujqësisë. Në 2013 kemi patur 4 000 nipte fermerësh, sot kemi 97 mijë. Kjo skemë nxit dhe mbështet prodhimin, tha Denaj.

Aplikimet pritet të çelen në fund të muajit mars me synimin që të gjenden hapësira për të mbështetur të gjithë aplikantët.
Ekspertët e MBZHR do të jenë në terren për të suportuar në cdo rreth dhe cdo kohë fermerët me plotësimin e dokumentacionit.

Fjala e plotë e Ministres së Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj:

Sot në mbledhjen e qeverisë miratuam vendimin, i cili përcakton kriteret e mbështetjes së fermerëve në atë që quhet Skema Kombëtare e Mbështetjes. Finalizuam kështu një produkt shumë të rëndësishëm për këtë vit për mbështetjen e drejtëpërdrejtë të shumë fermerëve. Dua të rikujtoj që vitin e kaluar falë edhe mbështetjes me Aktin Normativ të nëntorit mundësuam 51 milionë $ investime të drejtëpërdrejta në bizneset e më shumë se 65 mijë fermerëve dhe këtë vit synojmë që me mënyrën se si është ndërtuar skema, fondi të mbështesë më shumë sesa 70 mijë fermerë.

Skema Kombëtare 2024 mbështetet në dy parime bazë: së pari, konsolidimi i sektorit nëpërmjet bashkimit duke synuar që nëpërmjet bashkimit të operatorëve të rritet ekonomia e shkallës, por jo vetëm, të rritet cilësia e produktit duke synuar jo vetëm tregjet elitare në eksporte, të cilat janë çdo vit më të rritura, por edhe presion gjithnjë e më të shtuar të konsumit të brendshëm si rezultat i numrit gjithënjë më të lartë të turistëve, kështuqë cilësia dhe ekonomia e shkallës janë ato që prevalojnë kur flasim për bashkimin e operatorëve.
Cilët janë elementët e Skemës, të cilët kemi përcaktuar 8 masa.

Së pari, mbështetja për lopët në vlerën e 10 mijë lekë për krerë, 10 krerë në fermë.

Së dyti, bagëtitë e imëta me një mbështetje 1200 lekë për krerë për tufa mbi 100 krerë për fermë.

Mbështetja për bletarinë në vleftën 1000 lekë për zgjua, ku ferma duhet të ketë të paktën 50 zgjoje. Mbështetjet për perimet, luleshtrydhet dhe rrushin tavolina- serra me një vlerë 200 mijë lekë për hektar, por jo më shumë se dy sezone dhe jo më pak se 1 ha fermë. Kemi një prdoukt të ri të paktën vitet e fundit është bërë shumë e qartë që bimët medicinale aromatike janë një burim të ardhurash për shumë familje në zonat rurale prandaj kemi shtuar këtë vit dhe mbështetjen për bimët mjekësore aromatike me një vlerë 30 mijë lekë/Ha, edhe këtu jo më pak se 1 ha tokë të kultivuar.

Nafta për bujqësinë dhe mbështjetja e drejtëpërdrejtë e subvencionit të naftës do të vijojë me të njëjtat kritere, por me një ndryshim thelbësor këtë vit, që nuk do të mundësohet me naftë dhënë me bidona apo formë tjetër nëpërmjet kartës, por lekë në llogari dhe për këtë jemi duke punuar që edhe të kemi një mbështetje nga sektori bankar me kosto të reduktuar për ato llogari të ferëmerëve që janë përfitues të naftës.

Mbështetje për certifikimin e fermave organike është një produkt që ka qënë, do të jetë në vijim dhe nuk do t’i mungonte Skemës së 2024 dhe e njëjtë bëhet dhe mbështetja për certifikimin Global Gab, të cilët janë standard ndërkombëtar që ndihmojnë të gjithë eksportuesit e produkteve bujqësore në Shqipëri.

Risitë e kësaj skeme, njërën prej të cilave lidhet me skemën e naftës dhe dua të theksoj që kriteret e skemës së naftës vijojnë të jenë përsëri të lidhura me sipërfaqen e tokës, ku jo më pak se 1 ha për fermë do të jetë produktiviteti minimal i mbështetur, por do të kemi absolutisht nevojën për të kuptuar se si efektiviteti i skemës këtë vit lidhur me bashkimin e operatorëve për të synuar atë që është ekonomi shkalle dhe cilësi. Të vendosi në rradhë të parë mbështetjen me masën e plotë të të gjithë masave që përmenda pak më parë për ata që janë anëtarë të një shoqërie të bashkimit bujqësor, thënë ndryshe SHBB, apo bashkimi i operatorëve, të cilët bashkojnë me një kontratë interesi edhe të panoterizuar të paktën 7 anëtarë dhe përjashtim bën vetëm prodhimi në serra, ku numri i anëtarëve bie në 4. Kemi menduar që prioriteti të jenë bashkimi operatorëve, por sigurisht që nuk duhet lënë pas asnjë, nga anëtarët, të cilët nuk bashkohen.

Kriteri i proporcionalitetit është kriteri bazë, që nënkupton që shuma të jetë në përfitim të të gjithë aplikantëve, të cilët duke filluar nga fundi i marsit, datë që do të dali me firmosjen e udhëzimit në vijim, do të jetë përgjatë gjithë vitit si një masë e cila do të përkrahim finaniarisht të gjithë aplikuesit që janë përfitues, por sigurisht përgjatë vitit duke shpresuar që edhe mbështetja buxhetore të vihet më e rritur me Aktin Normativ, të mundësojmë të njëjtën shumë për të cilën ky buxhet është parashikuar.
Së fundmi, një element i rëndësishëm që lidhet me tavanin. Ju të dashur fermerë dhe blegtorë keni pasur rastin të shikoni dhe të konkludoni së bashku me Ne në takimet teknike nevojën për të eleminuar disa tavane, të cilat si për shembull në rastin e bagëtive të imëta nuk financoheshin më shumë se kur numri kalonte 300 krerë për fermë. Ne këtë vit kemi menduar që këtë tavan ta heqim, por masa mbështetjes të jetë 50% e masës totale për çdo zë. Këto do të ishin ndryshimet bazë. Ne përgjatë gjithë 3 javëve të ardhshme deri sa të fillojë zbatimi i kësaj skeme do të jemi në dispozicion të të gjithë kërkesave, transparencës së këtij produkti financiar drejtëpërdrejtë për të gjithë përfituesit nëpërmjet qëndrave tona rajonale, AREB-eve, por në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe nëpërmjet faqeve zyrtare dhe komunikimeve me gazetarët dhe debate publike.
Regjistrimi me NIPT fermeri është një kusht i padiskutueshëm dhe dua të them që sot Ne kemi gati 97 mijë fermerë të regjistruar me NIPT. Nëse flasim për gati 70 mijë fermerë që janë përfitues të skemës kemi llogaritur 77% e fermerëve të regjistruar përfitojnë. Kështu që ky kusht është i padiskutueshëm dhe dua t’a ritheksoj faktin që në këto 11 vite është formalizuar nga ekonomia në elementin bujqësor ku në 2013 kishim 4000 nipte fermerësh, sot kemi 97 mijë fermerë.

Megjithatë skema nuk shkon për formalizim, Skema Kombëtare shkon aktualisht për prodhim dhe kjo skemë ndihmon kostot e drejtëpërdrejta të fermerëve për të mundësuar të ardhura ekonomike. Ne po bëjmë disa ndryshime në sistem, sepse të 3 risitë që i përmenda do të duhet që sistemi të adaptohet.

Previous Kumbaro nënshkruan marrëveshjen me UNWTO, në prill organizohet në Tiranë takimi i Komisionit për Europën