Moody’s konfirmon vlerësimin në “B1” dhe perspektivën “të qëndrueshme”, vlerësohen reformat e ndërmarra nga Qeveria - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Moody’s konfirmon vlerësimin në “B1” dhe perspektivën “të qëndrueshme”, vlerësohen reformat e ndërmarra nga Qeveria

Ekonomia shqiptare  vijon të performojë pozitivisht, pavarësisht ndikimeve negative të tregjeve.

Në analizën vjetore “të thelluar”, publikuar më 15 Qershor 2022, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredibilitetit (credit rating agency) Moddy’s ri-konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”.

Agjencia projekton rritje të vazhdueshme të PBB në 2022 dhe 2023, por ka rishikuar në ulje parashikimin e rritjes për shkak të ndikimit kryesisht indirekt të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe sanksioneve ndërkombëtare. Agjencia tashmë parashikon rritje të PBB prej 3.4% në vitin 2022 dhe 3.6% në 2023 krahasuar me respektivisht 4.5% dhe 4.0% që parashikonte në fillim të Marsit. Kostot më të larta të energjisë dhe mallrave të tjerë, krijojnë presione të qenësishme inflacioniste, që reflektohen në një kërkesë të brendshme më të dobët, si dhe reduktojnë rritjen ekonomike të vendeve të origjinës së turizmit në Shqipëri.

Agjensia është e opinionit se perspektiva ekonomike e Shqipërisë shfaqet e rrethuar nga një shkallë e lartë pasigurie për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, por ekspozimi i drejtpërdrejtë i Shqipërisë ndaj të dy vendeve është i ulët.

Agjensia vlerëson se ekspozimi i Shqipërisë ndaj Rusisë nëpërmjet mbështetjes energjetike apo tregtisë është i ulët. Gjithashtu, edhe ekspozimi i Shqipërisë ndaj ndërprerjeve tregtare me Rusinë dhe Ukrainën, ashtu edhe ekspozimi i drejtpërdrejtë i sektorit të turizmit, janë të ulëta.

Agjensia vëren se përhapja e koronavirusit ndikoi rëndë ecurinë ekonomike të Shqipërisë në vitin 2020. Megjithatë, tkurrja ishte më e butë dhe rimëkëmbja ishte më e fortë se sa parashikohej fillimisht nga agjensia.

Agjensia vëren se politikat fiskale dhe monetare të ndjekuara pas tërmetit dhe gjatë pandemisë ruajtën stabilitetin makroekonomik.

Agjensia vëren se efektiviteti i politikës fiskale është përmirësuar gradualisht dhe ka të ngjarë të forcohet me reforma të mëtejshme. Shqipëria ka përmirësuar planifikimin dhe ekzekutimin e saj fiskal në vitet e fundit. Në mesin e vitit 2016, Ligji Organik i Buxhetit u amendua dhe u vendosën mekanizma për të parandaluar rrëshqitjen fiskale në prag të zgjedhjeve, të cilat u dëshmuan efektive gjatë dy cikleve të fundit zgjedhore në 2017 dhe 2021.

Agjensia parashikon se borxhi ndaj PBB do të vazhdojë të ulet në 2022 dhe 2023 dhe treguesit e përballueshmërisë së borxhit do të mbeten në nivele relativisht të mira. Shqipëria ka tregues më të fortë të përballueshmërisë së borxhit krahasuar me medianën e vendeve që vlerëson me “B1”. Në vitin 2021, Shqipëria  kishte një raport të interesave ndaj PBB prej 1.9% kundrejt medianës së vendeve “B1” prej 2.4%, dhe një raport pagesash interesi ndaj të ardhurave prej 7.0% kundrejt medianës së vendeve “B1” prej 12.6%.

Agjensia vlerëson se inflacioni jo-bazë, veçanërisht çmimet e energjisë, ishte nxitësi kryesor i rritjes së inflacionit total. Agjencia parashikon që inflacioni i çmimeve të konsumit të mbetet mbi 5% për pjesën e mbetur të 2022 përpara se të zbutet në 3.5% deri në fund të 2023. Për 2022 dhe 2023, agjencia parashikon inflacionin mesatar të çmimeve të konsumit përkatësisht në 5.3% dhe 3.8% .

Në afatgjatë, agjensia është e opinionit se aftësia e vendit për të vijuar në mënyrë të qëndrueshme procesin e konvergimit të nivelit të të ardhurave për banorë drejt niveleve që kanë vendet e BE, do të varet nga suksesi i qeverisë në vijueshmërinë e implementimit të reformave strukturore.

Previous Peleshi në Bruksel, projekti i ri i Porto Romanos do të ofrojë edhe infrastrukturë të dedikuar ushtarake për FA dhe NATO

Leave Your Comment