Mynih, Kryeministri Edi Rama merr pjesë në panelin “Zgjerimi i BE-së” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Mynih, Kryeministri Edi Rama merr pjesë në panelin “Zgjerimi i BE-së”

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, nëkuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori pjesë sot në panelin “Zgjerimi i BE-së” me praninë e Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Hristijan Mickoski, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave, Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

* * *

Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave në KëshillinEuropian për Marrëdhëniet me Jashtë: Unë jam Majda Rouge, jam kërkuese e lartë të politikave në institucionin për marrëdhëniet me jashtë në Berlin. Do të diskutojmë sot zgjerimin e BE-së që duhet të jetë një projekt europian, por mesa duket është bërë kaq popullor saqë Amerika po e përqafon, gjithashtu duke qenë se po flirton me idenë e dy anëtarët e gjysmë më shumë, përfshirë dhe pjesë të Panamasë. Sigurisht, administrata e Trump dhe BE-ja me gjasë do të kenë metodika mjaft të ndryshme zgjerimi kështu që zgjerimi i Bashkimit Europian mbetet një temë më vete. 

Për të folur më seriozisht, ndjej se është mjaft e vështirë që të diskutosh sot zgjerimin të veçuar nga ajo çfarë po ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me pozicionin e SHBA në botë. Çfarë nënkupton kjo për BE dhe për rrjedhojë për zgjerimin e BE? 

Kemi një numër folësish të shkëlqyer, duke nisur nga e djathta ime me kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë. Në fakt, jemi ngritur në nivel nga skena kryesore nga viti i kaluar, ndërkohë që kemi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, HristijanMickoski dhe në fundmi në radhë, por jo nga rëndësia Marta Kos që është Komisionerja e BE-së për zgjerimin.

Do ta nis duke bërë nja dy pyetje për ju komisionere Kos dhe shpresoj që ju zotërinj s’do t’ju vijë keq që unë do flas së pari me komisoneren Kos për të marrë këndvështrimin e saj për zgjerimin dhe sesi e keni synimin. Si mendoni ti tejkaloni disa sfida financiare dhe politike që keni? Nuk mendoj se gjatë jetës sime si e rritur, Europa dhe shtetet anëtare janë përballur me një rrezik kaq të madh në ekonominë e tyre dhe të jenë ekspozuar kaq shumë e të kenë përballur kaq shumë kërkesa, për shembull investimi në konkurueshmëri, rritja në mënyrë të menjëhershme e vendeve për mbrojtjen, ndihma për Ukrainën. Natyrisht çështjet me Kinën dhe po kështu kemi dhe zëvendës presidentin e SHBA duke sulmuar demokracinë e BE. Në këtë situatë  do të mendonit që BE ka nevojë të përqendrohet tek këto sfida dhe në njëfarë mënyrë të eci pak me hap për të ruajtur koherencën dhe unitetin, por ndërkohë presidentja e KE zonja Von Der Leyen ka thënë se duhet të përshpejtojmë procesin edhe pse tani. Pse në këtë momente, mendoni që duhet të përshpejtojmë zgjerimin,duke pasur parasysh se çfarë ndodh në botë

Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin: Zgjerimi sot nuk ndikohet vetëm nga ajo çfarë po bën SHBA, ndikohet nga gjeopolitika. Kur vendi im, Sllovenia, hyri në BE nqoftëse do ta thjeshtoja ishte mjaft e lehtë, në kuptimin që nëqoftëse vendi përmbushte kriteret mund të hynte. Ndërkohë që, më vonë u bë më e vështirë në kuptimin që shtete anëtare duhet të hyjnë më në thellësi në mënyrë që të zgjerohen. Por sot, kemi një situatë specifike. Kemi forca të jashtme që ndikojnë, përçajnë dhe duan të na shohin që të dështojmë, kështu që flasim për përparësi dhe nuk është vetëm zgjerimi, por është bashkimi i Europës. Ja pse po bëhet gjithmonë e më e rëndësishme. 

Dhe prapë kur vendi im u bë anëtar, ne e kemi parë më së shumti këtë me syzet ekonomike, në optikën ekonomike, ndërkohë që sot kemi një optikë tjetër. Nëqoftëse shkohet në rrënjët pse BE u krijua, u krijua për të krijuar paqe, liri, siguri dhe prosperitet. Tani ne kthehemi tek siguria dhe paqja dhe ky është elementi më vendimtar, por po kështu edhe është fuqia e BE. Ju përmendëtgarancitë e sigurisë, zgjerimi mund të jetë elementi më i rëndësishëm politik i garancisë së sigurisë. Ka një arsye pse vendet duan të bëhen pjesë e BE dhe jo pjesë e SHBA, po ti kthehem asaj çfarë thatë ju në fillim. 

Është po kështu e qartë që ka prirje nga veriu i Europës, nga vende që janë në nivel shumë të lartë të sundimit të ligjit dhe që janë shumë të përfshirja në zonën ekomomike europiane që po marrin ne konsideratë apo po i marrin në konsideratë që të kthehen. 

Majda Ruge: në këtë moment mirëfilli sfidues keni shkruar dhe komisionerja Von Der Leyen ka bërë jehonë një mesazhi të ngjashëm në konferencën e sigurisë që na duhet të përshpejtojmë procesin. Von der Leyen foli për të lëvizur malet dhe ju përmendët përshpejtim, por proces serish i bazuar në meritë. Duket se ka nja kontradiktë në terma përshpejtim, por serish bazuar në meritë, sidomos kur flasim për një vend si Ukraina që është mes të luftës, por dhe për vende si Bosnje-Hercegovina, Moldavia apo Serbia dhe Kosova, të cilat janë në procese negociatash. A mund ta shpërfaqni pak sesi do ta balanconi shpejtësinë dhe meritën dhe cili është vizioni juaj për Ukrainën? Çfarë nënkupton përshpejtime, afate të përcaktuara apo edhe më shpejtë. 

Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin: Po e përshpejtojmë tashmë procesin sidomos me Ukrainën. Po punojmë dy deri në tre herë më shpejtë sesa punohet në BE, por na duhet të bëjmë dallimin midis pjesës teknike të procesit dhe pjesës politike të procesit. Kur vjen fjala te pjesa teknike ne mund të përmbyllim me Malin e Zi dhe Shqipërinë deri ne 2026 apo 2027, por ka dhe një pjesë politike që do të thotë që asnjë hap i rëndësishëm nuk mund të ndërmerret pa vullnetin e shteteve anëtare. Këtu i shoh mundësitë sot për pjesën teknike me të cilën unë jam ngarkuar.Mund të realizojmë shumë jo vetëm për Ukrainën, por edhe për vendet e Ballkanit perëndimor. 

Por duhet vërtete të flasim dhe po flasim me shtete anëtare për atë çka mund të bëjnë sepse është pjesa e bazuar në meritë aq teknike, por dhe vullneti politik dhe gjeopolitika për të cilën po flisja në fillim luan një rol të rëndësishëm. Disa njerëz shohin një mospërputhje midis procesit të bazuar në meritë dhe gjeopolitikën, ose të tjerë mospërputhje midis vlerave dhe procesit ekonomik. Pse nuk duhet të flasim për anti korrupsionin dhe kështu me radhë. Pra, në këndvështrimin tim, ne mund të bëjmë shumë më tepër nëqoftëese e marrim në konsideratë seriozisht këtë situatë dhe një koment për pyetjen e parë. BE mund t’i sjellë vendet kandidatë në BE jo SHBA.

Majda Ruge: 2026-2027 duket një objektiv mjaft ambicioz për anëtarësimin në BE të Shqipërisë? Mendoni se është e realizueshme? Keni çelur dy grup-kapituj tani me 7 kapituj? Kam përshtypjen që keni ecur më shpejt sesa Serbia që ka qysh në 2021 pa hapur asgjë të re? Mendoni se është e realizueshme? 

Kryeministri Edi Rama: Ajo çfarë di është që kur e nisëm këtë proces, i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë, por duke qenë një dashamirës mjaft i madh Netflix do thoja që pas asaj çfarë kam parë këto dy ditë nën këtë çati, ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë Netflix mund të bëjë dy seriale, një për BE-në dhe një për SHBA-në. Ai për BE-në do të ishte pacienti me 27 mjekë. Ishin 28 meqë ra fjala, por njëri u çmend dhe u largua nga spitali.

SHBA do të ishte shfaqja me një sherif. Ajo çfarë po ndodh, mendoj, një gjë jashtë mase e mirë. Së paku, sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është BE. Ne jemi E pa B dhe i shohim gjërat paksa ndryshe. Është një gjë shumë e mire që ka ndodhur sepse Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për disa kohë dhe tashmë do të shohim se çfarë do të dalë nga kjo. Për t’ju kthyer pyetjes suaj, mendoj që Europa, Bashkimi Europian duhet të ndajnë mendjen për atë çka po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit ndaj nesh dhe ka ndryshuar sa i takon ritmit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor, por ajo çfarë po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin bazuar në meritë, por besoj që ka ardhur koha që të bëjmë një ndarje shumë të qartë dhe shumë të menjëhershme. Procesi i bazuar në meritë duhet të jetë vetëm për një gjë, për të drejtën e votës në Këshillin Europian. Bazuar në meritë nuk mund të nënkuptoj sjelljen e të gjitha vendeve të BE-së në tregun e përbashkët, bazuar në meritë nuk duhet të jetë…

Majda Ruge: Çfarë po thua saktësisht, që nuk duhet të ketë një kriter për përafrimit legjislativ për tregun e përbashkët të BE?

Kryeministri Edi Rama: Mendoj që kjo tashmë mund të përshpejtohet tërësisht, mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjese të Europës, që nuk është në Bashkimin Europian shumë më pranë në mënyra të ndryshme sesi e mendon kontinenti veten sepse në qoftë se mendojmë për kontinentin si i tërë pa Rusinë jemi 700 milionë, një treg i jashtëzakonshëm dhe Bashkimi Europian duhet të bëjë diçka për këtë në kuptimin që ajo çfarë është jashtë Bashkimit Europian nuk mund të jetë një hapësirë që mund ta marrë kushdo, por vetëm Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor duket si tek parku i Europës, një vend ku mund të ndodhin shumë gjëra. Shumë gjëra kanë ndodhur në Poloni, në Republikën Çeke, në Sllovaki kur kompanitë perëndimore shkuan e investuan shumë, sollën shumë dividente mbrapsht në Bashkimin Europian dhe i ndihmuam këto vende, kështu që të ecim me një shpejtësi mbresëlënëse, kjo është ajo çfarë po them, që duhet të ndryshojë shumë Europa dhe këtë nuk e them vetëm unë, e thonë shumë njerëz. 

Mario Draghi nxorri një raport vërtetë të fortë që Europa duhet të ndryshojë, ka të bëjë me konkurrueshmërinë, ka të bëjë me sipërmarrjen e një fuqie të re dhe kjo përpjekja për t’ju përgjigjur vetes, për t’iu referuar vetëm vetes, për të menduar që ne kemi këtë vendimin hyjnor për të mbajtur këtë nivelin më të lartë moral dhe të gjithë këta të tjerët janë moralisht të dyshuar sepse për shembull, ne nga Ballkani Perëndimor jemi ata të dyshuarit në pikëpamjen morale, por për të qenë, pra, siç e thashë, gjithmonë e më tepër të aftë për t’iu përshtatur sfidave të reja.

Ka shumë shumë njerëz që ndjehen sikur diçka ka shkuar shumë keq, por nuk është e vërtetë. Është një mundësi e jashtëzakonshme për tu zgjuar, për të nisur vrapin për të marrë atë çka ka humbur gjatë kaq shumë viteve, me kaq shumë rregullore, me kaq shumë bisedime dhe me kaq pak veprim. 

Pra, ideja është e shkrirjes së reformës së brendshme, konkurrueshmërisë dhe një përafrimi më të shpejtë të vendeve të Ballkanin Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së. 

Kryeministri Edi Rama: Të gjithë në kontinent, Komuniteti Politik Europian, tashmë duhet të shndërrohet në platformën e re dhe Bashkimi Europian duhet të investojë shumë mendim, shumë prej energjive të tij tek KPE dhe Europa si e tillë duhet të bëhet një kontinent shumë ndryshe bazuar pikë së pari në dhënien e mundësive të reja gjithkujt për tu rritur ekonomikisht dhe për të qenë  në një pozitë më të mirë. Në të kundërt do të jetë e pamundur.

Majda Ruge: Komisionere Kos doja t’ju pyes, a është BE gati sepse Bullgaria ka thënë që kjo është çështje e BE-së, propozimi për hyrjen në fuqi kur Maqedonia e Veriut të hyjë në BE. Duket si i arsyeshëm. A është gati BE të negociojë për këtë?

Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin: Bullgaria dhe Maqedonia Veriut, po flasim tashmë për këtë gjë, kemi ofruar ndihmë nëse është e nevojshme për të negociuar. Kurrë nuk është mirë kur hyjnë në mes çështje dypalëshe, por po ndodh herë pas here dhe kjo është për të cilën po flisja dhe mund ta kuptoj dëshpërimin. Dinamika e re në të gjithë procesin e zgjerimit erdhi prej luftës në Ukrainë apo edhe po të kthehem pak më pas, nga dëshira e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë për të zgjedhur Evropën dhe jo Rusinë. Për fat të keq do na duhet të merremi gjithmonë me çështje dypalëshe, vizioni im është; nëse është e mundur ne do t’ju ndihmojmë që ju ta zgjidhni këtë jashtë procesit të zgjerimit, që nuk është e lëhtë. Në fillim po flisja për rolin e shteteve anëtare në të gjithë procesin, por mendoj që tashmë ka ardhur koha që të ecim përpara jo vetëm me Maqedoninë e Veriut. Është koha që të ecim përpara edhe me Bosnjën po ashtu, është koha për të ecur përpara në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, kur në mos tani, kur është shumë e qartë? Dhe kurdo e sido që ta bëjmë këtë proces zgjerimi e bashkimi të Evropës, kurrë nuk duhet të harrojmë t’i japim përgjigje pyetjes pse? jo vetëm sepse vendet kandidateduan të bëhen pjesë e jona por edhe sepse ne duam që ata të bëhen pjesë e BE dhe për këtë mund të shkoj pas dhe paqe dhe sigurie.

Majda Ruge: Shtetet anëtare meqë po flasim për ndërhyrje, bllokime e kështu me radhë, është pjesë e pyetjes sime fillestare, si arrin t’i bindësh shtetet anëtare për vizionin tënd që është shumë ambicioz dhe nëqoftëse flasim për 202-2027 për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Përballemi me një luftë të mundshme tregtare me SHBA që mund të shkojë e të reduktojë deri në 2.5 të PBB, duhet të rrisim shpenzimet për mbrojtjen. Kancelari Scholz dje foli për ndihmë për Ukrainën, megjithatë kur flet me udhëheqës të vendeve anëtare i thonë që është e pamundur për të gjetur fonde për mbrojtjen. Kos thotë për Ukrainën në kuadrin e ardhshëm shumë financiar, janë 186 miliardë, 200 miliardë totali. Si do t’i gjejmë, si do t’i bindim shtetet anëtare që të bien dakord financiarisht?

Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin: Nuk e kemi ende një ide si do të jetë kuadri financiar, shumë financiar por nuk është çështja e parave këtu ndërkohë që BE ka qenë kontribuesi më i madh në Ukrainë, dyherë më shumë se sa SHBA. Tashmë me 140 miliardë të llogaritura nga shtetet anëtare të BE. Ne mund të bëjmë nëqoftëse qëndrojmë bashkë. Ne po kështu kemi mundësi që të jemi pjesë e bisedimeve për paqen e gjithashtu po realizojmë tashmë rindërtimin. U folën për tre pika kryesore për Ukrainën, së pari garancitë e sigurisë. Po flisja më parë që zgjerimi është një element politik i këtij; së dyti, rindërtimi, po e bëjmë tashmë dhe së treti është procesi i anëtarësimit, po e bëjmë tashmë. Kësisoj po realizojmë shumë më tepër. Këtu në Mnynih më së shumti flasim për respektin ushtarak.

Majda Ruge: pra një kufi me Rusinë ku SHBA thotë që nuk do të vrasë një garanci sigurie. Kjo është sfidë e madhe.

Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin: E dimë këtë dhe po punojmë për këtë. BE ka qenë i aftë të gjejë zgjidhje problemeve të paimagjinueshme në të shkuarën dhe ndoshta na duhej dhe kjo shtysë. Dëgjoj gjatë gjithë kohës që duhet të pyesim veten se çfarë mund të bëjmë vetë, pavarësisht ç’bëjnë të tjerët. Megjithatë e kuptoj, të kesh një mendim kur ke 27 anëtarë apo të marrësh një vendim kur vetëm 1 person e merr vendimin, ju e dini se cila është më e vështirë.

Majda Ruge: Do t’ju bëj një pyetje të treve, të njëjtën pyetje dhe jam kureshtare se si e shihni. SHBA tradicionalisht ka qenë shumë mbështetëse ndaj zgjerimit të BE-së dhe në fakt, shumica e politikave, e instrumenteve amerikane shpesh kanë qenë një përplotësim me procesin e zgjerimit dhe përgjithësisht me promovimin e vlerave e rregullave të BE. Shohim një kthim dhe ndryshim vërtetë shumë të madh në administratën e Trump; USAID ka shfuqizuar 1.6 miliardë fonde të dhëna, shumica që mbështesnin projekte të cilat punonin për të arritur objektivat e BE. Po kështu edhe kjo pesha e rëndë, fuqia e fortë, sanksionet për të ndalur degradimin e Bosnjës nga Dodik apo lufta kundër pastrimit të parave, korrupsionit. Nëqoftëse kjo tërhiqet pra mbrapsht, që është një mundësi, mendoni që kjo do të përbëjë një problem për zgjerimin? Mendoni që do të përbëjë problem për vendet tuaja që të përmbushni kriteret e ndoshta komisionere do t’ju pyes çfarë ju do të bëni?

Kryeministri Edi Rama: Ajo çfarë shoh është që qysh kur ke nisur të merresh me ballkanasit, pyetjen janë shumë të gjata dhe nuk e di tani, se ç’pjese të pyetjes suaj duhet t’i përgjigjem sepse kishte shumë pyetje brenda pyetjes suaj por do të përpiqem. Së pari mendoj se ekziston një paradoks, për të cilin duket se askush nuk po mendon. Ka një nxitim për të investuar në mbrojtje, për të rritur standardin e mbrojtjes, për të bërë më shumë për mbrojtjen, po cila është përgjigjja? Ndërkohë që fuqitë të tjera investojnë në mbrojtje kanë edhe norma mjaft të arsyeshme të rritjes ekonomike, ndërkohë që Europa nuk e ka. Pra, ku do t’i gjejë paratë Evropa për të bërë të gjitha këto rritje të investimeve në mbrojtje dhe nuk kam dëgjuar kurrë asgjë më traumatike, më tronditëse e më të marrë sesa duhet të lëmë mënjanë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe pjesën tjetër sepse tani përparësia jonë është të mbijetojmë. Nëqoftëse përgjigjja për të pasur më shumë investime, për të pasur më shumë fuqi ushtarake është të shndërrohemi në një kontinent injorance, atëherë mendoj që nuk vlejmë për asgjë dhe më mirë të vijë të na pushtojë dikush. Shqipëria ka qenë gjithmonë gati që të pushtohet nga amerikanët apo nga europianët. Problemi është që asnjeri s’do të na pushtojë.

Majda Ruge: Megjithatë po i dyfishoni shpenzimet e mbrojtjes

Kryeministri Edi Rama: Asnjeri nuk do të na pushtojë. Dhe po të na pushtojë, i cojmë në Malin e Zi që të argëtohen me ca diell. Pra pika e dytë lidhet me të parën. Europa duhet të mendoje në dy drejtime. Po, më e fuqishme ushtarakisht, por edhe më e fuqishme ekonomikisht. Dhe më e fuqishme në të gjitha sfidat që lidhen me të ardhmen. Amerika e shpiku inteligjencën artificiale. Kina e kopjoi, Europa dhe pa e pasur e rregulloi. Pra përcaktoi rregulla për këtë. Si do të konkurrojmë për hir të Zotit? Dhe pastaj jemi në këtë proces. Është e qartë që Europa ka çelur diskutime dhe falë Zotit presidentja Von Der Lyen po e merr shumë personalisht që të niste rregullimin, pastë fat me këtë, por ndërkohë na thonë “rregulloni, hartoni rregulloren, rregullore”. Si do vazhdojë kjo gjë? Është një lloj inercie.

Nga përvoja ime kam njohur dy BE, atë që njohin të gjithë, BE i udhëheqësve, i diskutimeve të mëdha, ndonjëherë i debateve të mëdha, ndonjëherë edhe i proceseve neurotike të mëdha dhe një Bashkim tjetër Europian që funksionon si orë zvicerane 24 orë në 7 ditë të javës. 30, 40 mijë njerëz të cilët prodhojnë çdo ditë nuk e di sesa rregullore. Pra nuk ka luftë, nuk ka krizë, nuk ka ndryshim klimaterik a kërcënim bërthamor që ndryshon mënyrën sesi funksionon kjo mënyrë si orë zvicerane. Hartimi i rregulloreve…

Majda Ruge: Për çfarë e keni fjalën?

Kryeministri Edi Rama: Për çfarë e kam fjalën? Pyesni komunitetin e biznesit në Gjermani t’ju thotë, për të çelur një llogari bankare sot në Europë. Një llogari bankare për hir të Zotit është bërë më e ndërlikuar sesa të blesh një shtëpi dhe ka kaq shumë gjëra të tjera njësoj si kjo. Dhe e fundit që do doja të thoja, ky zgjerim është trajtuar gjithmonë si një lloj bujarie, si një lloj vizioni bujar i më të pasurve të kontinentit kundrejt më të varfërve, por po ju them që sot BE ka nevojë për ne më shumë sesa kemi ne nevojë për ta. Më besoni për këtë dhe kur them ne, nuk po flas vetëm për Ballkanin perëndimor por për të gjitha ato vende që ende nuk janë pjesë e këtij unioni. Pse? Jo, mos e merr për arrogancë. Sepse ne jemi mësuar të mbijetojmë, ne jemi mbijetues, të mbijetuar, çfarëdo që të ndodhë do të vazhdojmë të jemi këtu prandaj luftojmë me grekët se kush është më i vjetri në kontinent sepse kemi parë kaq shumë të ikin e të vijnë. Problemi është që nëqoftëse BE do të dojë të dalë nga të gjitha këto kriza duhet të bashkohet si Europë. Dhe ashtu siç ka thënë doktor Kissinger, Amerika pa Europen është thjeshtë një ishull. Europa pa Amerikën është një gadishull, kështu që ai ishull dhe ky gadishull duhet të jenë bashkë por që sherifi në atë ishull të marrë seriozisht BE, BE duhet të behet më i fuqishëm dhe shifrat kanë vlerë për sherifin. Kështu që ne duhet të shfaqemi te dera e sherifit si një treg 700 milionësh, në të kundërt jemi të destinuar të përfundojmë si priftërinjtë në Kostandinopojë që kur muret binin ata kishin një diskutim shumë të rëndësishëm për seksin e engjëjve.

Majda Ruge: Faleminderit kryeministër Rama. Mesazhi është i qartë. Një pyetje për komisioneren Kos. A shqetësoheni për ndikimin e zgjerimit të BE sidomos në demokraci dhe sundimin e ligjit, pra ndikimi i ndryshimeve në qasjen e SHBA dhe çfarë është mirëqeverisje e kështu me radhë.

Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin: Jo nuk kam frikë. Jam shumë e lumtur që Shqipëria do ende të bëhet anëtare pavarësisht kritikave që dëgjova tashmë për BE

Kryeministri Edi Rama: Jo nuk e pranoj sepse ne jemi ende të dashuruar me BE, ndërkohë që anëtarët e BE nuk janë të dashuruar me BE. Ne jemi të dashuruar në BE. Duhet të na merrni sepse ne sjellim dashuri.

– Çfarë do të thuash me këtë?

Kryeministri Edi Rama: BE është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte njerëzit.

Komisionerja Kos: Faleminderit. Dhe unë e besoj vërtetë këtë. Gjithçka që ju kërkoni është në nenin 2 të traktatit të BE. Ka të bëjnë me të drejta tona, me të drejtat e njeriut, me të drejtat e pakicave dhe mund të vazhdoja pafund për këtë. Kësisoj besoj fort se ne jemi vërtete të fuqishëm. Të kërkosh anëtarësim është fakultative. Mund të marrësh një status, detyrime dhe një angazhim. Angazhimi im është po kështu të ndihmoj vendet kandidate dhe do doja shumë që si BE të ishim të suksesshëm që Shqipëria, Mali i Zi a ndonjë vend tjetër të arrinin finish-in me sukses të procesit të anëtarësimit. BE po ndryshon në vetvete ndërkohë. Ne po bëjmë rishikimin para zgjerimit për të parë çfarë duhet të ndryshojmë brenda BE që të jemi të aftë ta drejtojmë këtë familje në momentin që do vijnë të rinjtë. Po flisja për sigurinë. Do kontribuojnë tashmë, të gjithë ju dhe vende kandidate, po kontribuoni në aspektin e sigurisë së Europës. Po kontribuoni në konkurrueshmërinë tonë. Edhe ky integrim gradual që po ju jep mundësi të jeni pjesë e tregut të përbashkët po ndodh tashmë dhe në Shqipëri po ecni mirë, urime. Dua të shoh dhe më shumë rezultate se natyrisht me mua nuk është kaq kritik kur flasin nivele dypalëshe. Megjithatë pres me padurim që të vij në Tiranë. Unë madje dhe do t’i hyj me notë detit nëqoftëse ju thoni që kjo është e nevojshme për të pasur marrëdhënie të mira me BE.

Kryeministri Edi Rama: Po, sepse keni qenë kampione olimpike noti. Nuk është e vështirë për ju. Problemi është si të bëjmë Brukselin të notojë.

 

–  Përshëndetje kryeministër Rama. Ajo është një boshnjake me përvojë dhe e di shumë mirë sesi mund të kufizojë gjatësinë e pyetjes por vet pyetja mbetet shumë e rëndësishme. Faleminderit për informacionin, diskutimet e qëndrimet për zgjerimin e BE. Mendoj që absolutisht është mënyra me të cilën duhet të integrohet BE. Kur vjen fjala për NATO-n, kemi të paktën 3 nga 6 anëtarë, 6 pjesëtarë të Ballkanit perëndimor anëtar, të tjerë po aplikojnë e po përgatiten. Si mendoni, është mundësia për të ecur përpara me strukturën e sigurisë në këto vende. Do ti referohem pas pak dhe Jean-Claude Juncker që propozoi idenë e anëtarësimit të pjesshëm. Si mendoni për këtë apo propozimi për të pasur një qasje graduale duke kombinuar atë çka ju thatë, nevojën politike, atë strategjike po kështu dhe sfidat bazuar në meritë ku mund të flasim dhe për situatën në Bosnje dhe në vende të tjera. Si ta zgjidhim këtë urgjencë përkundrejt qartësisht dhe korrektësisë së integrimit.

– Më pëlqen kjo ideja e gjërave që kthehen, pra si mundet Ballkani Perëndimor të kontribuojë në Bashkimin Europian për konkurueshmërinë, për sigurinë.

Kryeministri Edi Rama: Dua ta përmbledh duke qenë se koha po na ikën, duke thënë apo duke kombinuar të dyja pyetjet, për të thënë që zgjedhja e Donald Trump është akti më bujar i Zotit kundrejt Bashkimit Europian, për t’i dhënë një shanc shumë të madh Europës të zgjohet dhe Europa duhet së pari të mos jetë kaq vetë referente. Jam shumë dakord me Martën, që vlerat, parimet, ajo çfarë i bën bashkë shtetet anëtare, duhen të mbeten të tilla, ndërkohë nuk duhet të jenë kushtëzime, për të pasur miq në këtë botë. Pata dje një debat me një mik gjerman në panel, kur tha që ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe të Francës, shkuan në Siri dhe u thanë sirianëve, nëse bëni këtë dhe atë, ne mund të jemi miq. Jo. Ne duhet të mësojmë të jemi miq me të tjerët, edhe pse ata mund të kenë vlera të ndryshme. Edhe pse mund të kenë mënyra të ndryshme, mendime të ndryshme si duhet bërë jeta. Gjëja e fundit që kam për të thënë, është që Europa duhet të mendojë si për fuqinë, ashtu dhe për konkurrueshmërinë, nëse nuk do të jemi të aftë të konkurojmë ekonomikisht, nuk do të jemi të aftë të bëjmë asgjë tjetër dhe në këtë pikë, Ballkani Perëndimor është një tokë mundësish. Për këtë Bashkim Europian, për të parë horizonte investimesh dhe për të gjitha kompanitë teknologjike që të mos largohen nga Europa, duke qenë se s’mund të investojmë se është e mbirregulluar, por të vijnë në Ballkanin Perëndimor. Të shkojnë në pjesë të tjera të kontinentit dhe t’i sjellin dividentët e tyre në shtëpi në vend që t’i lënë paratë jashtë kontinentit.

Majda Ruge: Komisionerja Kos, do ju bëj vetëm një pyetje sepse s’kemi kohë të përgjigjemi më shumë. Cila është ndjesia juaj e një afati realist që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së, po kështu dhe për Ukrainën.

Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin: Nuk flas dot për këtë duke qenë se ka dallime midis vendeve në Ballkanin Perëndimor. Përgjatë mandatit tim, mund të sjellin dy ndoshta tri vende në finishin e procesit të anëtarësimit, që do të thotë të mbyllin të gjitha kapitujt e negociatave. Një koment doja po kështu, për shtetet e Ballkanit Perëndimor, disa prej tyre, ka qenë më e lehtë të bëhen anëtare të NATO-s, sesa anëtare të BE-së, ndërkohë që tashmë kemi të kundërtën me Ukrainën dhe me vende të tjera. Pse po na ndodh kjo?

Majda Ruge: Cilat janë dy prej tyre që mund t’i sillni dhe cilat janë afatet.

Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin: Në bazë të parimit të meritës tashmë janë Shqipëria e Mali i Zi, që tashmë janë në radhë të parë, megjithatë mund të vazhdojmë të ecim me Maqedoninë e Veriut që mund të eci shumë shpejt.

Majda Ruge: Do vazhdoni ti mbeteni afatit 2026-2027?

Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin: Kjo është për Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama: I vetmi emër i ri që mund të pranojmë është Shtet e Bashkuara apo Kanada.

Previous Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 12 Shkurt 2025