Nderim dhe mirënjohje për sportistët elitare shqiptarë, kampionë bote dhe Europe, që kanë përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet të lartë në sporte të ndryshme - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nderim dhe mirënjohje për sportistët elitare shqiptarë, kampionë bote dhe Europe, që kanë përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet të lartë në sporte të ndryshme

Shtatë sportistë të talentuar shqiptarë, kampionë bote dhe Europe, të cilët kanë përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet të lartë në disiplina si peshëngritje, ski, mundje, boks, bilardo e bodybuilding, u nderuan sot nga kryeministri Edi Rama me medaljen e Yllit të Madh të mirënjohjes Publike si shprehje e respektit dhe mirënjohjes ndaj punës së palodhur dhe përkushtimit të tyre në sport.

Kryeministri Rama i mikpriti sportistët në një ceremoni të posaçme të zhvilluar në sallën e hartave në Kryeministri, ku iu dorëzoi atyre medaljet e mirënjohjes, respektivisht “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” për peshëngritësit Briken Calja e Erkand Qerimaj dhe mundësin Zelimkhan Abakarov. Ndërsa “Ylli i Mirënjohjes Publike” për Eklent Kaçin, skiatoren Lara Colturi, boksierin Alban Beqirin dhe bodybuilding Gentiana Beqa.

Kryeministri tha se në aspektin e vlerësimeve për sportistët që marrin tituj, qeveria ka një politikë financiare që praktikisht i fut sportistët elitarë në nivelin e parë europian për sa i përket mbështetjes financiare, ndërsa theksoi se në vijim, do të shtohet edhe një mbështetje për periudhën stërvitore speciale, për t’u dhënë mundësinë këtyre sportistëve që të stërviten në kushte optimale, së bashku me trajnerët e tyre për gjithë periudhat e nevojshme.

* * *

Përshëndetje të gjithëve dhe më lejoni që t’i uroj mirëseardhjen Presidentit të Federatës Botërore të Peshëngritjes mikut tim Mohammed i cili për arsye të forta është i dashuruar me Shqipërinë dhe së shpejti do ta kemi edhe qytetar shqiptar, sepse që kur shkeli për herë të parë në Shqipëri e ka mendjen sesi të kthehet prapë në Shqipëri dhe gjen lloj-lloj arsyesh, por për këtë me një arsye shumë të fortë në fakt sepse Shqipëria u bë mikpritësja për herë të parë e kampionatit botëror të peshëngritjes për moshat e reja dhe me thënë të drejtën këtu meriton jo vetëm një duartrokitje, por edhe një shprehje të drejtpërdrejtë respekti dhe admirimi për punën e jashtëzakonshme që bën në krye te Federatës, i paepuri dhe kokëforti Elez!

Është nder dhe kënaqësi që sot në vazhdën e një traditë që ka nisur dhe gurin e themelit të së cilës e ka vendosur kampionia jonë me e jashtëzakonshme Luiza, të nderojmë me një ceremoni familjare këtu disa kampionë të tjerë të cilët në gjurmët e një tradite të re që kemi vendosmërinë ta konsolidojmë hap pas hapi, kanë ngritur lart flamurin tonë kombëtar dhe kanë bërë që të këndohet himni ynë kombëtar në arenën botërore apo europiane.

Dua të marr vetëm pak minuta për të ritheksuar ato që me shumë të drejtë tha ministrja, të cilën e falënderoj sepse është një surprizë për mua dhe për të gjithë ne sesi një njeri që vjen nga akademia dhe që vet nuk ka shfaqur asnjëherë cilësi sportive të jetë kaq e përkushtuar, por dhe kaq e angazhuar konkretisht për sportin, kur vuri në dukje se për ne këtu nuk është thjeshtë një çështje garash, nuk është thjeshtë një çështje fitoresh, nuk është thjeshtë një çështje medaljesh. Këto janë shumë të rëndësishme pa diskutim në aspektin sportiv, por është një çështje shembujsh për tu ndjekur. Shembujsh të pasionit, shembujsh të këmbënguljes, shembujsh të sakrificës dhe të një kurajoje të jashtëzakonshme për të sprovuar të gjitha limitet dhe për t’i kapërcyer ato.
Prandaj sot këtu unë dëshiroj që këta shembuj që i kemi mes nesh t’i çmojmë sa më shumë dhe jo vetëm një ditë, por gjatë gjithë ditëve, gjatë gjithë karrierës së tyre, por në këtë ditë t’i vlerësojmë me yjet e mirënjohjes publike të cilët janë një shprehje e admirimit, respektit dhe mirënjohjes për gjithçka ju bëni për Shqipërinë dhe për shoqërinë.
E këtu me këtë rast dua të shtoj po ashtu se ne jemi shumë të vendosur që ta thellojmë mbështetjen për sportistët elitarë njëkohësisht me mbështetjen për lëvizjen sportive në shkolla. Janë dy binarë në të cilët ne do të vazhdojmë të çojmë përpara sportin duke marrë në konsideratë nevojat e sportistëve elitarë, jo vetëm të kampionëve, por edhe të atyre që kanë potencialin për tu kthyer në kampionë.

Kemi parë bashkë me kryetarin e Komitetit Olimpik vlerësimin për të cilin nuk ka nevojë ta bëj siç bëra për të tjerët sepse pastaj do duhej të mbaja një fjalim më vete, që sot ne kemi në aspektin e vlerësimeve për sportistët që marrin tituj, një politike financiare që praktikisht i fut sportistët tanë elitarë në nivelin e parë europian përsa i përket mbështetjes financiare. Pa diskutim jemi të parët në rajon, pa diskutim jemi të parët në raport me shumë vende që kanë kampionë botërorë në këto disiplina dhe duam të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke shtuar një mbështetje për periudha stërvitore speciale sepse aty ka akoma një boshllëk, për t’ju dhënë mundësinë që të stërviten në kushte optimale bashkë me trajnerët e tyre për gjithë periudhat e nevojshme në ato parametra siç ishte rasti dhe siç është rasti i Luizës që kishte nevojë për stërvitje në mijëra metra mbi nivelin e detit dhe kështu me radhë.

Tjetra është që ne së shpejti do të kalojmë më në fund për miratim pasi të hyjë në këto ditë në procesin e konsultimit publik dhe pastaj në miratimin e qeverisë në Kuvend pastaj ligjin për aktivitetin e basteve online që do të jetë një hap i rëndësishëm për të formalizuar një aspekt të këtij aktiviteti bastesh që siç na ka treguar eksperienca, jo vetëm ne nuk kemi mundur ta ndalim, por asnjë vend përfshirë dhe vendet me kontroll të madh autoritarist, pasi është një lloj aktiviteti që shfrytëzon mundësitë e pafundme dhe hapësirat e pafundme të internetit.

Kështu që në vend që ky te mbetet një aktivitet informal ku qarkullon dhe shumë para e zezë të kthehet në një aktivitet të formalizuar ku të ketë akses kompanitë e mëdha ndërkombëtare, ku të ketë garanci për lojtarët në të gjitha aspektet, gjë të cilën nuk e kanë sot ata që luajnë dhe ku sipas ligjit të gjitha të ardhurat do t’i shkojnë sportit, do t’i shkojnë kulturës dhe do t’i shkojnë teknologjisë. Pra kur them teknologji, mbështetja e mëtejshme e edukimit digjital të të rinjve kryesisht, por ndryshe nga më parë e kemi përcaktuar shumë qartë në ligj që këto para nuk mund të merren dhe të shkojnë për të mbuluar nevoja të tjera të qeverisë, por do të jenë të fokusuara vetëm këtu. Do të kemi një strukturë të re e cila do të bëjë administrimin apo më saktë mbikëqyrjen e gjithë funksionimit të kësaj industrie të re dhe ndërkohë do të kemi një bord kombëtar ku do të jenë pjesëmarrës përfaqësues nga qeveria, kryetari i Komitetit Olimpik, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit për të përcaktuar ndarjen e fondeve në mënyrë periodike sipas projekteve dhe sipas nevojave të federatave sportive, të sektorit të kulturës, të grupeve apo subjekteve të ndryshme që janë të interesuara për të zhvilluar projekte kulturore dhe patjetër të më të rinjve që janë të përfshirë në botën e zhvillimeve teknologjike përsa i përket edukimit dhe përsa i përket zhvillimit të startup-eve. Është një fond i konsiderueshëm ai që parashohim në mënyrë konservative dhe do jetë një mbështetje e re shumë e domosdoshme por edhe shumë produktive për sportin në mënyrë që lëvizja sportive nga poshtë të vazhdojë dhe të fuqizohet.

Me të gjitha federatat ne jemi fokusuar tek volejbolli dhe basketbolli, për femra dhe për meshkuj në mënyrë horizontale ndërkohë që me federatat e tjera duam që të krijojmë mundësira që në shkolla të ndryshme apo në pika të ndryshme ata po ashtu të angazhojnë të tjerë fëmijë që nuk janë të prirur për volejboll apo basketboll apo nuk i kanë mundësitë fizike që të bëjnë sporte të tilla, por mund të kenë talente të tjera dhe për këto talente duhen mbështetur që talenti i tyre të zhvillohet.

 

Previous Ministrja Xhaçka takon homologun e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani