Ndizen emrat e firmëtarëve të pavarësisë, në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ndizen emrat e firmëtarëve të pavarësisë, në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë

Pas përfundimit të punimeve në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, park ky që lidh pjesën e brendshme të qytetit me Lungomaren, tashmë janë ndezur edhe emrat e firmëtarëve të pavarësisë, në oborrin e shtëpisë muze.

Kryeministri Rama u ndal gjatë vizitës së tij në Vlorë për të parë nga afër këtë park.

“Këtu kemi firmëtarët e pavarësisë të kthyer në xixëllonja, që shkëlqejnë çdo mbrëmje dhe që janë të pranishëm në çdo mëngjes e gjatë gjithë ditës patjetër”, – nënvizoi Kryeministri, teksa përshkoi në këmbë këtë hapësirë të re të qytetit.

“Është një homazh mendoj i denjë dhe i shërben gjithë vizitorëve edhe atyre që vijnë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga diaspora, por edhe fëmijëve sepse është si libër i hapur i faqes, në faqen ku janë gjithë firmëtarët e pavarësisë. Është një park i bukur dhe me këtë punë i kemi vënë një qershi mbi tortë po themi dhe tani ka marrë dhe ngjyra çdo gjë” – shtoi kreu i qeverisë.

Ky park i ri jo vetëm do t’i shërbejë qytetarëve, por është edhe një atraksion më shumë për turistët vendas e të huaj që pushojnë në qytetin bregdetar.

Previous Le të dëgjojmë njëri-tjetrin. Bashkëbisedim i Kryeministrit Edi Rama me qytetarët në rrjetet sociale mbi temën e energjisë dhe temën e operacionit ndëshkimor për metrat katror pa leje për qëllim fitimi

Leave Your Comment