Fermerët e Derviçanit në Dropull, njerëz të punës dhe ndërtues të suksesit, falë skemave kombëtare të mbështetjes dhe aksesit të shtuar në grantet europiane, bashkëndanë sot në një takim të hapur me Kryeministrin Rama problematikat e së përditshmes së tyre, në përballjen me situatën sfiduese të krizës që po kalon bota, me besimin se do të marrin nga qeveria, sikurse deri më sot, mbështetjen e duhur.
* * *
– Përshëndetje te gjithë! Z. kryeministër, unë kam rreth 550 ha të mbjella, kam biznes familjar. Tani për vitin e kaluar ne jemi të kënaqur se morëm naftë, këtë vit ngaqë kishim një sipërfaqe shumë të madhe aplikimet na zgjatën se ishim nga të fundit. Për momentin nuk kemi marrë naftë. E dyta, dua të interesohem për pikat e grumbullimit, për pjesën e grurit që ta zërë dhe grurin. Në prodhojmë rreth 3000 ton drithë. Gjithë prodhimi ynë shitet në vend, jo për eksport. Duam të na ndihmoni me pikat e grumbullimit.
Kryeministri Edi Rama: Ministrja tha diçka për punën e skemës, e vërteta është që ne kemi bërë maksimumin, duke e tërhequr në maksimum atë litarin, në kushtet kur faktikisht jemi në një situatë që është jashtëzakonisht sfiduese sepse s’është Shqipëria, por është bota, është Europa. Ne si pjesë e saj, Gjirokastra si pjesë e Shqipërisë, Dropulli si pjesë e Gjirokastrës, fshati më i largët si pjesë e Dropullit që preken nga kjo situatë dhe e mendoj vazhdimisht që jemi kaq shumë të bombarduar nga lajme, lajme, sa në televizion, sa në ato pasqyrat e telefonave, sa nëpër biseda se ne konsumojmë edhe shumë politikë edhe kur se kemi politikën përpara, s’flas për vete, flas ne si popull dhe ngaqë jemi kaq shumë të bombarduar me gjithfarëlloj lajmesh, ne kemi një të mirë që nuk e kuptojmë, nuk e procesojmë si duhet dhe jo vetëm ne këtu, po mesa ndjek unë, edhe rreth e rrotull, faktin që situata është kaq skandaloze, është kaq e rrezikshme saqë po flitet për luftë bërthamore sikur flitet për ndonjë lojë luftash në lagje çdo ditë. Lufta bërthamore, armët bërthamore, bomba bërthamore, jo taktike, jo stërtaktike, jo do gjuhet jo s’do gjuhet, është kulmi që një bombë bërthamore zhduk për 45 minuta 45 milionë njerëz, është çmenduri.
Pse dola te bombat bërthamore? Sepse paralelisht me këtë debat absurd, por shumë të rrezikshëm zhvillohet një luftë reale me bomba të tjera që nuk bien këtu, bien pak orë nga këtu, por që këtu ka ardhur në formën e inflacionit edhe të krizës energjetike patjetër dhe inflacioni i luftës është i tmerrshëm, është një mostër që të kap kudo që të jesh, në sekondën që ti fut dorën në xhep, për të blerë diçka. Ta kap dorën dhe të thotë: “dua dhe unë pjesën time” dhe është kaq i rrezikshëm sa nuk ndalet së marri gjithmonë më shumë pjesë për veten nga pjesa që të takon ty. Nuk e kemi zgjedhur ne luftën dhe as nuk e ndalojmë ne luftën, jemi shumë të vegjël për të bërë gjera të tilla. Ne thjeshtë gjendemi në një situatë që është e treta radhazi pas tërmetit dhe pandemisë, por është më e keqja. Me këtë luftë bota ka hyrë në një epokë të re kërcënimesh dhe një epokë të një rreziku të ri të madh zyrtarisht, por ne këtu në këtë vendin tonë të vogël me të gjitha mundësitë që kemi na takon të bëjmë ç’mos se sa do që ne bëjmë, prapë mostra është aty dhe psikologjikisht rëndesa mbetet edhe pse lehtësohet. Nga ana tjetër e tha pak Frida, pikërisht pse ne kemi marrë një vendim qysh në fillim, nuk e di a ju kujtohet kur dola unë në fillim fare pa filluar lufta, që thashë që jemi përpara një krize të madhe, nuk e shpika, por duke ndjekur këto korridoret ku fillojnë diskutimet në fillim dhe duke ndjekur dhe mediat, flas për korridoret në politikat europiane që filloi diskutimi, çfarë po bëhet, po ndodh, po vjen, po rritet çmimi, po fillon ai të luajë etj, vendosëm që të mos e rrisim çmimin. Edhe pasi filloi lufta, çmimi iku fare në stratosferë, ne vendosëm ta mbajmë dhe sot po e mbajmë dhe kjo është arsyeja pse sot e gjithë ditën kemi inflacionin më të ulët në rajon, vendet e tjera të rajonit e kanë dyshifror dhe po shkojnë drejt 20% ndonjë prej tyre, tmerr. Por kjo nuk mjafton se nëqoftëse të gjithë ne që jemi këtu zhytemi në ujë deri në gjunjë, ose mes, nuk mjafton të na thotë dikush: Shiko se mund të zhyteshit edhe deri këtu se je në ujë. Ky është fakti. Përtej energjisë që konsumon një pjesë të madhe të buxhetit sepse ne duhet ta blejmë një pjesë të energjisë. Shikoje, s’ka më bukur por s’ka më keq për këtë që po flasim, se po nuk ra shiu nuk mbushën ato hidrocentrale, po u mbushën ato hidrocentrale halli ynë është i madh. Se dhe kur mbushen ato hidrocentrale ne na duhet të dalim në treg sepse me këto kapacitete që kemi ne faktikisht plotësojnë 75% të nevojave, 25 % patjetër duhet ta garantojmë duke dalë në treg por po dole në treg ke ato çmimet e llahtarshme që nuk mundet t’ia faturosh familjeve. Këtu s’mund t’ia çosh pensionistëve, s’mund t’ia çosh as shtresës se mesme madje dhe ata që janë mbi fashën 800 kËh që kanë të ardhurat më të larta, prapë goditen nga ajo dhe prandaj ne jemi gjatë gjithë kohës në alert, që sa të krijohet një mundësi e vogël, pak më shumë reshje këtu, pak më shumë kursim këtu menjëherë të veprojmë dhe e shtyjmë atë. Tani po rrimë me dorën në zemër çdo bëjmë në nëntor. Sepse faktikisht nuk janë mirë shifrat, balancat, se problemi është që mund ta lësh por pastaj vjen një ditë dhe vjen shpejt, kur s’ke fare apo kur ke shumë më pak dhe do fillosh shkurtime, ne shkurtimet i përjashtojmë kategorikisht si një mundësi. Vendet e tjera kanë plane për shkurtime!
Për të ardhur tek pjesa e inflacionit dhe tek mbështetja, bëmë një paketë mbështetëse, por nuk mjafton, kuptohet, ajo ishte tre muaj, iku u harrua. Vera solli të ardhura të rëndësishme nga turizmi për shumë njerëz në zinxhirin ekonomik, por sot bota, Europa, politika, më besoni, në çdo tryezë në takimet jashtë, biseda kryesore është “Po vjen dimri më i vështirë pas Luftës së Dytë Botërore”.
Pse? Sepse ky është basti që ka vënë ai “Cari i Kremlinit”. Luftën e bënë me Ukrainën, por basti është të gjunjëzojë perëndimin, gjithë botën që është në perëndim të Rusisë, duke e detyruar të futet në një spirale pamundësie që fillon me energjinë, por që reflektohet tek çmimet.
Gjermania, në rast se nuk arrin dot të zëvendësojë, të kompesojë atë që ka ndaluar së marri nga Rusia, gjendet përpara një mundësie që t’i ndalojë industritë, Gjermania, dhe praktikisht të humbasë një avantazh që e ka fituar me dhjetëra e dhjetëra vjeçare dhe ndërkohë të gjendet në një situatë dramatike. Natyrisht që ata kanë kapacitete për të marrë masa, po përgatisin një paketë gjigande për këtë punë, por ky është momenti.
Ne, përveç fondit për të mos prekur çmimin, gjë që shumëkush nuk e ndjen se nuk preket ajo dhe kur ia thua atë që ndodh, natyra njerëzore nuk e merr në konsideratë.
Politika nuk është vetëm për atë që ndodh, por është dhe të ndalojë atë që nuk duhet të ndodhë dhe kështu shumëkush fillon e flet broçkulla “Ne nuk kemi lidhje me luftën se ne jemi me ujë, se ne kemi lumenj, se këta e shesin prandaj nuk ka”. Një çmenduri.E para njëherë, dritat nuk i sjell lumi, por i sjell hidrocentrali.
E dyta, ne nuk është se shesim atë që prodhojmë tepër. Ajo shitet kur ti nuk ke ca e bën se ne nuk kemi pikërisht atë që po ndërtojmë tani, Skavicën, për të mbajtur rezervën ujore, kur e ke më shumë seç duhet dhe shitet në këto kushte që pastaj të blesh pjesën tjetër dhe kështu të kompesosh se në qoftë se ti vazhdon e konsumon të gjithën atë që prodhon këtu me çmimin që ti i ke vënë dhe pastaj del atje, je komplet zbuluar kurse kështu ti kompeson. Prandaj, ne sot kemi një ekuilibër që, deri tani, na ka shkuar mirë për hir të vërtetës.
Kurse, mbështetjen e kemi bërë të targetuar dhe fermerët kanë qenë prioritet, peshkatarët kanë qenë prioritet. Janë dy sektorë, janë dy grupe që po i japin shumë vendit. Në radhë të parë, po i japin shembujt gjithmonë e më të shumtë të punës, të rezultatit përmes punës.
Normal që ata që nuk e dinë fare se çfarë ndodh në fshatrat e Shqipërisë nuk kanë nga ta marrin vesh pasi nuk i sjell jeta këtej dhe duke parë ato pasqyrat e mediave, shikojnë vetëm kur dikush del dhe hedh mollët apo del dhe hedh qershitë, por nuk shikojnë kur dikush tjetër, jo shumë nga ky, i shet mollët dhe qershitë me trefish të çmimit. E mira nuk bën lajm, e keqja bën lajm.
Këtu, me këto media është dhjetëfish më e thellë kjo e vërtetë. Gjithsesi, ne sot punojmë dyfishin e tokës që punonin deri para 6-7 vite përpara në Shqipëri. Rasti i familjes që përfaqëson djali është një rast fantastik, 550 hektarë që nuk janë të tyret, nuk kanë pasur gjyshin latifondist, as nuk i ka kthyer njeri 550 hektarë prone, por i kanë bërë bashkë tokat, duke i marrë me qera, duke shkuar tek tjetri e tek tjetri “Sa po e lë djerrë, ma jep mua me qera”. 550 hektarë, prodhues të mëdhenj të grurit dhe kjo ndodh këtu, në Shqipëri ku dhe i gjithë prodhimi shitet dhe konsumohet këtu.
Dalin ca të tjerë atje bëjnë shfaqje me derdhje qumështi në rrugë, ndërkohë që ne prodhojmë në vend, 95-97% të produkteve të qumështit. Si mund t’i mbulojë vendi 95-97% të prodhimit të qumështit nëse këtu, siç thuhet në televizor, kanë ngordhur të gjithë lopët, janë zhdukur të gjitha delet, janë arratisur të gjitha dhitë? Kush e bën këtë qumësht, mushkat apo e bëjnë analistët që dalin atje e skërmiten në mënyrën më të shëmtuar, duke i hedhur edhe më shumë benzinë një zjarri që është ndezur gjetkë dhe që rrezikon të përcëllojë dhe të djegë gjithë dynjanë?
Në rastin konkret, e tha dhe ministrja, është rritur shumë ndërveprimi me qeverinë i gjithë sektorit. Dikur unë ndjehesha në pozitë të vështirë se shkonim nëpër takime me fermerët dhe edhe kur nuk e thonin e ndjeja nga shikimet e tyre që nënqeshnin sepse ajo mbështetja që jepej, jepej në mënyrë klienteliste dhe aplikimet ishin disa mijëra. Sot aplikimet janë dhjetëra, mijëra sepse e kanë parë që apliko dhe merr.
Në momentin që shkojnë përtej një mundësie të caktuar, patjetër që mbeten dhe aplikantë që nuk marrin, në rastin e naftës flas, dhe prandaj ne tani po rishikojmë skemën sepse kemi sot një komunitet fermerësh që kanë marrë NIPT-in. Ju kujtohet kur ju thoshin “Mos merrni NIPT-in, do ju vënë taksa, janë të poshtër, çohuni, merrni mollët, merrni dardhat, merrni qepët ta rrëzojmë regjimin”.
Ata që morën NIPT-in, sot janë përfitues. Ata që e morën më shpejt, përfituan më shumë dhe askush nuk vuri taksa. Jemi nga vendet e vetme që nuk kemi taksa në këtë sektor, direkte flas. TVSH pastaj është një temë tjetër. Kështu që, po e shikojmë pak sepse na duhet të vazhdojmë të mbështesim, do vazhdojmë të mbështesim, por na duhet që njëkohësisht të shmangim dhe çdolloj forme abuzimi, aq më tepër në një kohë si kjo, abuzimet janë më të rënda se zakonisht. Të shkosh t’ia marrësh tjetrit në mënyrë abusive, duke gënjyer sepse kemi bërë sistemin me vetëdeklarim dhe pastaj shohim sesi e kontrollojmë dhe për këtë do na shërbejnë shumë dhe satelitët sepse do kemi një pamje shumë të qartë dhe në kohë reale të gjithçkaje që ndodh në territorin bujqësor të Republikës së Shqipërisë. Nuk do kemi nevojë shko kryetari i njësisë, ço matësit atje, e matën nuk e matën, një nga matësit mbetën atje se po pinte raki, tjetri humbi rrugës.
Me pamjet satelitore në kohë reale dimë sa sipërfaqe kemi, në prodhim çfarë lloj prodhimi e madje deri në shërbim të drejtpërdrejtë për fermerët.
Kjo nuk është një përrallë apo diçka që unë e kam lexuar. Kjo është një gjë që ndodh në Korçë, aty ngjitur me ata që dilnin e hidhnin mollët, janë ca të tjerë që e kanë arritur deri tek blerja e shërbimeve satelitore, e blejnë nga të tjerët shërbimin satelitor për fermën e tyre, për t’u dhënë sateliti të dhëna të caktuara për situatën e gjithë pemëtarisë së tyre.
Kjo është teknologjia. Kollaj të tallesh “Çc ‘punë kemi ne në Hënë”? me çfarë sysh ti shohim, me sytë që të dalin ty që flet dhe nuk di fare se çfarë flet? Me çfarë sysh t’i shohim.
Ndërkohë që, me siguri që rasti juaj është se duke qenë të mëdhenj, ju keni punuar me aplikimin. Sistemi e ka që kush hyn i pari shërbehet i pari për të shmangur çdo lloj abuzimi, për të mos i dhënë mundësi askujt të thotë “Po ia jap këtij e atij”, nuk është sistem perfekt se mirë do ishte të mbuloheshin të gjithë por nga një anë, me thënë të drejtën, kur po të shikoja, ta them sinqerisht se çfarë po mendoja?
Ti nuk e ke marrë aplikimin për naftën, je më i madhi i grurit besoj në Shqipëri, me shëndet je perfekt.
Po pra, prodhon grurë për gjithë Shqipërinë, me shëndet je perfekt, me humor je më mirë, me dron i kontrollon, por nuk ke marrë atë që do ishte shkëlqyeshëm, por nuk je keq. Dhe po mendoja, po t’i merrje ti, sa të tjerë, se ju jeni lubi, do vinit gojën te tubi naftës aty në ministri, 550 hektarë dhe shumë të tjerë do mbeteshin pa marrë.
Rrugët e Zotit janë të pafundme.
Kështu që rrugët e Zotit janë të pafundme.
I kaloi dje? Po pse tha që se ka marë? Ke marë dje? Ah, s’je informuar akoma. Ah, vjet? E tha ai, vjet ia thithi këtyre të tjerëve.
Ti je në rregull, por e kam fjalën që kështu është situata. Tani të hapa zemrën. Të thashë çfarë mendoja unë kur po të shihja, thashë; po e shikoja, po ky është në rregull, imagjino t’ia kishim dhënë këtij, sa do kishim thithur naftë nga të tjerët. Po përtej shakasë që është më shumë se gjysma e të vërtetës.
Se ky ka aplikuar në të dyja anët, ka aplikuar për naftën dhe shyqyr Zotit dhe Zoti ka dashur që ky mos ta marrë që ta marrin ata që kanë nevojë më shumë. Tani ka aplikuar edhe për grurin, por për grurin ky është i pari se tek gruri është ndryshe loja, nuk është që kush futet merr, se ai do mbjell grurë 5 dynym. Më i madhi dhe fillon zbret nga më i madhi tek më I vogli.
Kështu që kompenson natyra, e sheh? Kot e prishe gojën.
Ore ti je në rregull, kapitalizmi këtë ka, “mos u ngopsh kurrë’’thotë.
Në fakt qetë-qetë më mëritë, se këtu bëhet fjalë për mëritë të madhe, për mua kjo familje, dhe unë gjithmonë pyes Mirelën, pyes ça bëjnë ata se kemi një nga shembujt më fantastik shqiptare të pas çlirimit të dytë që mori kaq shumë kohë me probleme, kështu që unë kam shumë respekt, sepse ajo që keni bërë ju është fantastike . Ju jeni pasqyra që kushdo, kush ka vizonin dhe këmbënguljen dhe durimin këtu bën çdo gjë. Më pune sigurisht po bën çdo gjë. Po të kishte ikur familja në Greqi, ose ne Itali ose kudo qofte do merrnin nga një rroge sot. Këtu janë, thithin treçerekun e botit të Ministrisë së Bujqësisë sepse janë të zotë dhe ia kanë dalë më sukses.
Për sa i përket pjesës së grumbullimit, magazinimit, e dëgjove dhe nga ministrja, sepse nuk është në programin e BE-së për grurin dhe sigurisht që edhe aty ti je i pari prapë në radhë sepse ti ke grumbulluar, tjerët janë më të vegjël.
Do thoja dhe një fjalë për blegtorinë sepse besoj që duke qenë kjo zonë, një zonë ku blegtoria është më e zhvilluar se në shumë zona të tjera, edhe aty kemi nevojë të bëjmë një hap tjetër. Një hap tjetër për të krijuar mundësinë e grumbullimit dhe përpunimit. Nuk mund të funksionojë kollaj. Blegtoria është, siç më kanë mësuar mua profesori im Dhimo Kotja, blegtoria është më e vështira dhe më delikatja sepse kërkon sforco të madhe por gjithsesi duhet ta maksimizojmë vlerën, të krijomë vlerë të shtuar, domethënë që blegtorët të mund të kenë një mundësi grumbullimi, që do të thotë, marrëdhënie me të tretë të cilët i kontraktojnë paraprakisht, i parapaguajnë, ju thonë që shtoi se i ke të shituara. Siç bëhet në zinxhirët e zhvilluar të vlerës.
Ishte një fjalë pak më e gjatë dhe për të bërë një panoramë të përgjithshme ndërkohë që për të tjerët përgjigjet duhet të jenë më të shkurtra.