Nënshkrimi i marrëveshjes me BERZH për grantet në fushën e turizmit dhe agroturizmit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nënshkrimi i marrëveshjes me BERZH për grantet në fushën e turizmit dhe agroturizmit

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Frida Krifca me praninë e Presidentes së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Guvernatorit Sejko, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe të Ngarkuarit me Punë të Bashkimit Europian Z. Hupin, në ambjentet e Bankës së Shqipërisë, firmosi shtesën me 20 milionë euro për financimin e bujqësisë, agrobiznesit, agroturizmit dhe turizmit, si fond garancie vënë në dispozicion të këtyre sektorëve nga BERZH dhe Qeveria Shqiptare tashmë dhe nëpërmjet një banke tjetër të nivelit të dytë duke shtuar dhe sektorin e turizmit si dhe me instrumenta granti ofruar nga Bashkimi Europian.

Ministrja Krifca kërkoi më shumë financim e lëvrim fondesh nga Bankat përmes këtij fondi.

“Ky financim përbën mundësi reale për fermerët dhe sipërmarrësit në bujqësi! Kapacitetet e prodhimit dhe përpunimit kanë të gjithë hapësirën dhe dëshirën për t’u rritur nëpërmjet financimit dhe kreditimit me qëllim shtimin e prodhimit, rritjen e punësimit si dhe vlerës së shtuar në ekonominë tonë”, përfundoi fjalën e saj ministrja.

Previous Këshillimi Kombëtar, Ministrja Xhaçka: 59% e shqiptarëve mbështesin Ballkanin e Hapur

Leave Your Comment