Nënshkruhen kontratat me 5 bashkitë fituese të granteve nga Thirrja e 2 e AKR-së - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nënshkruhen kontratat me 5 bashkitë fituese të granteve nga Thirrja e 2 e AKR-së

Nën drejtimin e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), Alqi Kushi, u nënshkruan kontratat me Bashkinë e Durrësit, Dibrës, Gjirokastrës, Kamzës dhe Lushnjës, si fitues të granteve nga Thirrja e dytë për Projekt-propozime Rinore që po financohet me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, nëpërmjet AKR-së.

Fokusi kryesor i shumicës nga bashkitë aplikuese ka qenë rikonstruktimi apo ndërtimi i një biblioteke për qytetin, të konceptuara kështu jo vetëm si vende leximi, por edhe si hapësira multifunkisonale, ku të rinjtë angazhohen në trajnime dhe bashkëbisedime të ndryshme.

Në Bashkinë Lushnje, me mbështetjen e AKR-së do të financohet projekti “Të rinjtë për të rinjtë”, që ka në fokus rikonstruksionin e bibliotekës së qytetit, duke e transformuar në një ambient argëtimi dhe edukimi, jo vetëm për të rinjtë por edhe për fëmijët.

Një bibliotekë ka qenë edhe kërkesa e të rinjve nga Bashkia Kamëz, të cilët aplikuan në Thirrjen e AKR-së me projektin e titulluar “Bashkë për një rini aktive”. Në këtë bashki pritet të përfitojnë nga përdorimi efikas i godinës, 16 mijë e 379 të rinj. Po ashtu edhe në Bashkinë Dibër do të ndërtohet një bibliotekë, ku do të kenë mundësinë të lexojnë 40% e të rinjve të këtij qyteti.

Kurse, me projektin e Bashkisë Durrës për rindërtimin e Qendrës Rinore Multifunksionale që do të financohet nga Qeveria Shqiptare, do të përfitojnë 92 mijë të rinj. Ata do të kenë mundësinë që, nëpërmjet aksesueshmërisë në infrastrukturë, të bëhen pjesë të aktiviteteve specifike për ta.

Edhe Bashkia Gjirokastër do të ndërtojë një Qendër Rinore Multifunksionale që do të përfshijë edhe një kinema për mbi 10 mijë të rinjtë e këtij qyteti, duke sjellë artin pranë qytetarëve.

Këtë vit, Thirrja për Projekt-propozime Rinore për njësitë e vetëqeverisjes vendore synoi rikonstruksionin, ndërtimin, rindërtimin dhe funksionin e objekteve publike, pjesë e infrastrukturës rinore si: qendra rinore, biblioteka dhe qendra rekreative për të rinjtë.

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 12 Dhjetor 2022