Nënshkruhet kontrata për shërbimin satelitor, Rama dhe Peleshi: Hyjmë në një epokë të re, monitorim të plotë territorit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nënshkruhet kontrata për shërbimin satelitor, Rama dhe Peleshi: Hyjmë në një epokë të re, monitorim të plotë territorit

Nënshkruhet kontrata e shërbimit satelitor në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc.” me vlerë 6 milion dollarë.
Në prezantimin e këtij shërbimi të ri që do të marrin institucionet shqiptare, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se kjo kontratë përfaqëson një kapërcim teknologjik për Shqipërinë dhe për institucionet tona.
“Kjo kontratë ka vlerën 6 milionë dollarë. Kjo kontratë konsiston në përdorimin eskluziv të 2 satelitëve, për një periudhë 3 – vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj. Shqipëria do të ketë akses prioritar në dy nga satelitët që pritet t’i bashkohen flotës së Satellogic në lëshimin e saj të ardhshëm satelitor me SpaceX, i cili do të quhet “Albania-1” dhe “Albania-2” “, – sqaroi ministri Peleshi.

Ministri shpjegoi me detaje shërbimet që do të marrin institucionet shtetërore shqiptare. “Së pari Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të marr informacion mbi rrëshqitjet e tokës, lëvizjen e strukturave të rëndësisë së veçantë si: diga, ura, nivelin e ujit në liqene, basene, lumenj, numrin e godinave të shembura, sipërfaqen e zonave të përmbytura, sipërfaqen e zonave të djegura, densitetin e popullsisë, rrugët e bllokuara, sipërfaqet e mbuluara nga bora, trashësia e borës. Do të marrë informacion mbi peshkimin detar, kontrollin e ujërave ku në raste që konstatohen shkelje të kërkesave ligjore do të marr masa administrative nga Sektori i Inspektimit dhe Kontrolli i Peshkimit. Do të monitorohet rrjeti i kanaleve ujitëse, kulluese, kanalet e ujërave specifikisht në situata me reshje intensive, në mënyrë që të analizohet sipërfaqja e prekur në tokat bujqësore apo në zonat e banuara.”, – u shpreh ministri i Mbrojtjes. Sipas tij, në fushën e turizmit do të shërbejë edhe duke dhënë informacion për cilësinë e ujërave bregdetare me synim promovimin e zonës bregdetare, si dhe erozionin bregdetar në funksion të mbrojtjes së zonës bregdetare dhe inventarizimin e saj.

Ai shtoi se, shërbimi satelitor do të ketë përdorim të gjerë në fushën ushtarake. “Këtë vit ne përdorëm dronët “Puma” për kontrollin e zjarreve dhe pamë një ndryshim shumë të madh, por sa i përket menaxhimit të situatave të tilla, kursim dhe eficiencë të burimeve financiare për shkak se deri dje na duhej helikopteri për të bërë fotografime e sipërfaqeve me zjarre që kushtonte, dhe me dronet “Puma” ishte minimal.”, – theksoi ministri.

“Një bazë të dhënash është një pasuri e madhe sepse duke instaluar aty inteligjencën artificiale dalin informacione që mund të na ndihmojnë në vendimmarrjen në të ardhme. Nuk e fillojmë nga zero, duhet thënë se është bërë një punë shumë e madhe në kuadrin institucional, ligjor.”, – u shpreh ministri.

Kryeministri Rama, i pranishëm në nënshkrimin e kontratës deklaroi se: “Me lëshimin e këtyre satelitëve, ne hyjmë në një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit, në funksion të luftës kundër korrupsionit, në funksion të forcimit të shtetit dhe në funksion të barazisë përpara ligjit, por edhe në funksion të së drejtës së barabartë për të përfituar nga gjithë mbështetja shtetërore”.
“Për të gjitha ata që na kanë përqeshur, janë skërmitur për satelitët, sot lajmi është që ne do të kemi një kryeinspektoriat në qiell, i cili nuk ka emër të përveçëm, i cili nuk ka kushërinj, i cili nuk ka parti dhe i cili ka një sy që i sheh të gjitha dhe një detaj që ministri në gjithë renditjen e gjatë të gjërave që do të bëjë ky kryeinspektoriat, nuk e solli në vëmendje është që me satelitët nuk do të ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje pa u vënë re në momentin kur sapo nisin, sepse satelitët kanë kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur mbi sipërfaqen e tokës me një saktësi që mblidhet në një perimetër prej 70 centimetrash.”, – deklaroi kryeministri Edi Rama.

Me anë të këtij shërbimi edhe Policia e Shtetit do të ketë të mundur marrjen e informacionit për kultivimin e bimëve narkotike, shfrytëzimin apo prerjen e paligjshme të pyjeve, gjuetinë e paligjshme, shkatërrimin e shtratit të lumenjëve, shfrytëzimet e paligjshme të burimeve natyrore në zonat e mbrojtura, kalimin e paligjshëm në pikat kufitare, informacione të cilat do të mundësojnë evidentimin në kohë të akteve kriminale.

 

Previous Monitorimi me teknologji të avancuar i territorit të Republikës së Shqipërisë përmes satelitëve, një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit

Leave Your Comment