Nënshkruhet marrëveshja, Spanja asistencë Shqipërisë për integrimin - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nënshkruhet marrëveshja, Spanja asistencë Shqipërisë për integrimin

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim, Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit të Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno. Kjo vizitë i paraprin marrjes së Presidencës së BE nga Spanja, gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.

“E informova Ministrin Albares mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë në zbatimin e angazhimeve të ndërmarra në procesin e integrimit, si dhe mbi pritshmëritë tona ndaj këtij procesi. Shqipëria parashikon të përmbyllë procesin screening për të gjithë grup-kapitujt e negocimit dhe të fillojë negociatat me grup kapitujt themelorë, brenda fundit të këtij viti. Për këtë arsye, i kërkova homologut që Spanja, si shtet anëtar dhe si Presidencë e ardhshme e Këshillit, të mbështesë dhe të lehtësojë diskutimet në Këshill për një vendim pozitiv, të bazuar në merita” u shpreh kryediplomatja Xhaçka.

Në fokus të diskutimeve mes dy ministrave ishte edhe dimensioni mesdhetar i politikave të jashtme.

“Shqipëria është mirënjohëse për angazhimin e Bashkimit Evropian dhe partnerëve tanë amerikanë për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.  Ne shpresojmë që marrëveshja do të zbatohet në një kohë sa më të shkurtër, pasi kjo do të kishte një ndikim shumë pozitiv për stabilitetin, por edhe bashkëpunimin rajonal, e sigurisht do të hapë edhe një perspektivë të re për një zgjidhje finale mes Kosovës dhe Serbisë. Por në ndërkohë, besojmë që është në të mirën e rajonit, por edhe të vetë BE, që me Kosovën të ketë një angazhim sa më të gjerë e sa më konstruktiv, përfshirë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, për të shmangur një izolim që do të kishte pasoja jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë ne”, tha ministrja Xhaçka gjatë deklaratës për shtyp.

Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares Bueno, në fjalën e tij u shpreh se gjatë presidencës spanjollë të BE, Spanja do të mbështesë në mënyrë aktive progresin e Shqipërisë dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Vizita ime shpreh interesin e Spanjës me Shqipërinë dhe për Shqipërinë, si vend bashkanëtar i NATO-s, si një vend që do të anëtarësohet në BE, por dhe si një partner shumë i rëndësishëm i Mesdheut. Biseduam për marrëdhënien e Kosovës me Serbinë. Gjithashtu, ndamë të njëjtin mendim me ministren Xhaçka, për agresionin brutal të Rusisë ndaj Ukrainës si dhe për rolin e Shqipërisë dhe aktivizimin e saj në çështjet globale të sigurisë. Spanja promovon vlerat e përshkruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Gjatë takimit të sotëm folëm dhe për bashkëpunimin e mirë ekonomik mes Spanjës dhe Shqipërisë, kryesisht në sektorin e turizmit. Shpresojmë të rritet prezenca e kompanive spanjolle në Shqipëri” tha kryediplomati spanjoll.

Të dy ministrat nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi mes dy vendeve, përmes të cilit parashikohet që Spanja, të ofrojë shërbime konsulence dhe asistencë teknike, si dhe të përpiqet të ruajë pjesëmarrjen e duhur të Shqipërisë në caktimin e fondeve të para-anëtarësimit (IPA III).

Në përfundim, Ministrja Xhaçka falenderoi Ministrin Albares për integrimin e diasporës shqiptare në Spanjë. Të dy ministrat vlerësuan potencialin e madh që ekziston në marrëdhëniet mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike, arsimore dhe turizmit. Aktualisht, ka nisur një proces vlerësimi dhe negociimi për nënshkrimin e Marrëveshjeve për Njehësimin e lejeve të Drejtimit dhe të Mbrojtjes Sociale, mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Previous Ministrja Xhaçka pret nesër në takim MPJ e Spanjës Albares