Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për ndërtimin e linjës kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për ndërtimin e linjës kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit

U nënshkrua sot Memorandumi i Mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe 4iG për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit, investim prej një tjetër projekt strategjik e inovativ që e kthen Shqipërinë në një nyje të ndërlidhjes ndërkombëtare.

Rrjetet kabllore me fibër optike janë autostradat e komunikimit digjital dhe falë zbatimit të këtij projekti do të bëhet e mundur lidhja ndërkontinentale nënujore me fibër optike për Shqipërinë, pasi do të mundësojë lidhjen edhe me Afrikën dhe Europë-Azinë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku  dhe CEO i 4iG Group Péter Fekete, – e cila është kompania që në Shqipëri aktualisht zotëron dhe administron kompaninë e telefonisë celulare ONE – në një ceremoni të posaçme, ku merrte pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.

“Si sistem i parë që lidh dy vendet, rruga e planifikuar e linjave nënujore në Mesdhe do të jetë unike duke shtuar diversitetin e rrugëve digjitale, që lidhin Mesdheun në mënyrë tradicionale që janë ato që lidhin Egjiptin me Francën, me Italinë, duke dhënë kështu një mundësi të tretë. Ky sistem do të zotërojë një pjesë të konsiderueshme të tregut të madhe dhe të zhvillimit të trafikut të të dhënave mes Azisë, lindjes së Afërt dhe padyshim të Evropës.” – shpjegoi Ministrja Balluku në fjalën e saj, teksa tha ndër të tjera se investimi vlerësohet në vlerën 100 deri në 115 milionë euro.

Ndërsa CEO i 4iG Group Péter Fekete, në përshëndetjen e tij u shpreh se projekti shënon një moment kyç në evoluimin digjital të Shqipërisë. “Kjo marrëveshje që nënshkruajmë sot është dëshmi e angazhimit të 4iG për Shqipërinë dhe ekonominë shqiptare në shumë drejtime. Mundësia për këto kabllo nënujore që do të lidhë Shqipërinë me Egjiptin është me rëndësi kyçe qoftë për Shqipërinë, qoftë për 4iG. Ky projekt do të lejojë Shqipërinë që të bëhet një pikë e re hyrëse dhe një vendndodhje strategjike për operatorët afrikanë, të Lindjes së Mesme dhe aziatikë. Projekti shënon një moment kyç në evoluimin digjital të Shqipërisë.” – theksoi ai.

Marrëveshja e Mirëkuptimit parashikon, ndër të tjera, përmbushjen e angazhimeve që Shqipëria ka, edhe në kuadër të bashkëpunimit më partnerë strategjikë si SHBA e Bashkimi Europian, lidhur me respektimin e standardeve më të larta të sigurisë dhe infrastrukturës digjitale e besueshme, si dhe konektivitetit me vendet e treta, duke promovuar që gjatë konceptimit e zbatimit të këtyre projekteve të sigurohet: zgjedhja e ofruesve të besueshëm për kabllot nënujore (subsea cable providers) në veçanti për projektet ndër-kontinentale të TIK që promovojnë furnizues/kompani të besueshme për rrugët digjitale alternative që lidhin Evropën, Amerikën e Veriut dhe Azinë.

Previous Manastirliu me pedagogët e Gjuhësisë: Universiteti, pjesë e trajnimeve të mësuesve të gjuhës shqipe