New York, SHBA, Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejton Debatin e Nivelit të Lartë për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

New York, SHBA, Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejton Debatin e Nivelit të Lartë për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë

Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejtoi sot një nga sesionet më të rëndësishme me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

 

Debati i Nivelit të Lartë, i cili u drejtua nga Kryeministri Edi Rama  u zhvillua me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, si dhe, më gjerë, të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, përfshi Ukrainën, të cilët shprehën pikëpamjet e tyre dhe shkëmbyen ide, jo vetëm rreth luftës që po zhvillohet dhe pasojave mbi Ukrainën e popullin e saj, por edhe për ndikimin që po prodhon lufta mbi paqen e sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe veprimin shumëpalësh.

Për herë të parë, që prej fillimit të luftës, Presidenti Zelensky ishte në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit.

Takimi i nivelit të lartë synon të nxisë nevojën e bashkëpunimit mes vendeve për të parandaluar shkeljet e së drejtës ndërkombëtare dhe për të promovuar zgjidhjen paqësore të konflikteve përmes mjeteve diplomatike dhe dialogut.

 

* * *

Kryeministri Edi Rama: Ky është takimi i Këshillit të Sigurisë, i cili thirret të fillojë. Agjenda e përkohshme e këtij takimi është sa vijon: Ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, respektimi i qëllimeve, parimeve të Kombeve të Bashkuara, kartës së saj përmes aksionit shumëpalësh efektiv, ruajtjes së paqes dhe sigurisë së Ukrainës.

 

Rendi i ditës miratohet.

 

Do të doja që t’ju uroja mirëseardhjen Sekretari i Përgjithshëm, të nderuar Presidentë, Kryeministra,  ministra dhe të tjerë përfaqësues të lartë këtu të pranishëm në Këshillin e Sigurimit.

 

Prania juaj sot thekson rëndësinë e çështjes që është në diskutim.

 

Në përputhje me rregullin 37, rregullat e përkohshme të procedurës së Këshillit të Sigurimit ftoj përfaqësuesit e Argjentinës, Australisë, Austrisë, Bjellorusisë, Bosnjë-Hercegovinës, Belgjikës, Bullgarisë, Kanadasë, Kroacisë, Kilit, Çekisë, Danimarkës, Estonisë, Gjermanisë, Greqisë, Guatemalës, Hungarisë, Indisë, Indonezisë, Irlandës, Italisë, Kuvajtit, Letonisë, Lihtejnshtejnit, Lituanisë, Meksikës, Malit të Zi, Mbretërisë së Hollandës, Maqedonisë së Veriut, Panamasë, Polonisë, Portugalisë, Katarit, Republikës së Koresë, Rumanisë, Sierra Leones, Sllovakisë, Sllovenisë, Afrikës së Jugut, Spanjës, Turqisë, Ukrainës dhe Republikës të Venezules për të marrë pjesë në takim.

 

Në përputhje me rregullin 39 të dispozitave të përkohshme të Këshillit të Sigurimit, ftoj po kështu raportuesit në vijim të marrin pjesë në këtë takim, Shkëlqesia e tij zoti Charles Michel, President i Këshillit Evropian; Shkëleqesia e tij Zoti Bujar Osmani, kryetar në detyrë i Oranizatës për Siguri e Bashkëpunim në Europë dhe Shkëlqesinë e tij Kancelarin e madh Paterno di Montecupe të Urdhërit Sovran të Maltës.

 

Pra u vendos.

 

Po kështu propozoj që Këshilli të ftoj Shkëlqesinë e tij Arqipeshkvin Gallagher, Sekretar për marrëdheniet shtetërore dhe oranizatat ndërkombtare të Selisë së Shenjtë të marrë pjesë në takim.

Në përputhje me dispozitat e përkohshme procedurore dhe praktikat e mëparshme në këtë drejtim. Duke qenë se nuk ka asnjë kundërshtim  u vendos.

 

Delegacioni i fedeatës ruse ka kërkuar fjalën. Ju lutem, fjala është për ju.

 

Përfaqësuesi i delegacionit rus:  Zoti President, u nxituat të thoni ‘’pra, u vendos’’. Kemi dy pyetje. Së pari e mbi të gjitha dua t’ju pyesim mbi ç’bazë propozoni që t’i jepnit presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy fjalën përpara se të flasin anëtarët e Këshillit të Sigurimit, shumica e të cilëve përfaqësohen po kështu në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive. Pyetja e dytë që dua të bëj është  mbi ç’bazë ftoni ju ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut  në takimin e sotëm në cilësinë e kryetarit të OSBE-së?

 

Kryeministri Edi Rama: Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigjgje do të doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dërguar lista e personave qe do të flasin në rendin e caktuar. Në këndvështimin tim do të kishte qenë e preferueshme që kjo çështje procedurore të ishte zgjidhur në nviel teknik përpara çeljes së këtij debati të hapur në mënyrë që ne të kishim patur mundësi të procedonim menjëherë tek thelbi i diskutimeve tona sot.

 

Dua t’ju kujtoj se paragrafi 33 i dokumentit presidencial S/2017/507, dakordësuar njëzëri shprehet dhe citoj: Kur anëtarë të rinj ftohen të flasin në Këshillin e Sigurimit, ata që kanë interes të drejtpërdrejtë në çështjet në diskutim, mund të flasin përpara anëtarëve të Këshillit, nëqoftëse ky është rasti dhe mbyll citimin. Duke patur parasysh temën e debatit të sotëm të hapur, ne besojmë se ftesa për Presidentin Zelenskyy që të flasë përpara anëtarëve të Këshillit është një konfirmim i plotë i paragrafit 33 dhe po kështu dhënia e fjalës për presidentin Zelenskyy do t’i japë mundësi anëtarëve të këshillit, dhe anëtarëve të tjerë që marrin pjesë në numra kaq mbresëlënës, t’u përgjigjen komenteve të tij. Më parë, në shkurt të ktij viti, delegecaioni rus ngriti të  njëjtën çështje dhe u garantua nga Presidenti asokohe i Këshillit se ka precedentë të vendeve jo anëtare të Këshillit që marrin fjalën përpara anëtarëve të Këshillit.

 

U cituan asaj kohe një sërë rastesh, të tjera mund të përmenden. Do të shtoja se në secilën prej pesë takimeve të mëparshme të Këshillit të Sigurimit në cilat zoti Zelensky është ftuar, ai ka folur përpara antarëve të Këshillit. Dua të siguroj kolegët tanë rusë se të gjithë ata që janë këtu, se ky nuk është një operacion special i Presidencës Shqiptare, por një vijimësi e një praktike kohëgjatë e të konsoliduar të këtij Këshilli, për rrjedhojë është në përputhje të plotë me udhëzimet dhe praktikat e Këshillit.

 

Sa i përket pyetjes së dytë, kam pak vështirësi të kuptoj se cili është problemi sepse OSBE luan një rol të rëndësishëm dhe gjendet këtu falë kontributit të saj  në këtë takim, i cili konsiderohet si thelbësor. Po, përfaqsuesi i OSBE-së këtu është shqiptar nga Maqedonia e Veriut por nëse do të ishit më i qartë se cili është problemi, do të isha i lumtur t’ju ndihmoja.

 

Përfaqësuesi i delegacionit rus: Me kënaqësi zoti Kreytar. Ne nuk besojmë që argumentet që na paraqitët, janë bindëse. Ka një sërë anëtarësh të Këshillit të Sigurimit që do të përfaqësojnë apo përfaqësojnë sot në nivel të krerëve të shteteve, kështu që duhet të na shpjegoni pse i është dhënë përparësi Presidentit ukrainas e megjithatë kjo nuk ka të bëjë me procedurën e Këshillit të Sigurimit, ne mund ta kuptojmë logjikën. Kur diskutuam Somalinë këtu për shembull, Presidenti i Somalisë foli i pari, por ishte i vetmi President mes atyre që ishin të pranishëm. Ndërkohë a ka precedent të tjerë  natyrisht të lidhur me atakimet jashtë  Këshillit të Sigurimit, dhe natyrisht ka  edhe praktikë specifike në përputhje me specifikat e rajoneve të ndrysme qe nuk kanë të bëjnë me situatën në Ukrainë. Do doja t’ju paraljmëroja se nëse sot, në fakt ju miratoni vendime duke i rënë çekiçit, atëherë presidenca shqiptare do të  përballët me një praktikë të shkeljes së dukshme të praktiktave të KS dhe natyrisht i bie që të tregoni që se rregullat nuk vlejnë për ju.

Në fakt anëtaret e KS e kanë dëgjuar këto fjalë të Presidentit Zelensky nëpërmjet videomesazheve ndërkohë që këtu ka një shkelje vërtetë flagrante sepse udhëtimi i vetë Presidentit për të ardhur në Neë York dhe për të folur këtu  në KS, gjatë 75 vjetëve të ekzistencës së KS shihet si një privilegj  në vend të të cilit gjatë seancës së fundit, seancës së posaçme përfaqësuese i Kievit vendosi të fliste nëpërmjet lidhjes në video dhe po këhtu delegacioni rus u shpreh që Volodimir Zelensky nuk mund të largohej nga vendi vitin e kaluar për shkak të rrethanave të posaçme.  Natyrisht kjo nuk e ka ndaluar atë që të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës por aso kohe ai nuk denjoi që të udhëtonte vet personalisht në Kombet e bashkuara duke shkelur praktikën dhe kjo shkelje praktike në fakt është e mbushur me rreziqe sa i përket kësaj praktike të sigurimit që rrezikon të kthehet në një shfaqje me një person. Për këtë arsye presidenca shqiptare hapi debat të pafund mes një grupi anëtarësh që janë dhe anëtarë të NATO-s. Kjo e sotmja do të jetë jo më shumë, por një spektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e presidentit të Ukrainës në këtë takim por duhet bërë në përputhje me rregullat, procedurat e praktikat ekzistuese sipas të cilave vendet në përputhje të rregullit 37 për ato që nuk janë anëtare flasin pas vendeve anëtare. Dhe në këtë përputhje në bazë të rregullit 37 është radha e atyre që janë krerë shtetesh anëtare. Ndërkohë që sa i përket pjesëmarrjes së kryetarit të OSBE që është shqiptar nga Maqedonia e Veriut kjo nuk ka të bëjë me shtetësinë e tij. Ne kundërshtuam praninë apo përfaqësinë në këtë nivel dhe këtë në fakt e bëri me dije presidenca shqiptare dhe dje. Me aq sa kuptojmë nuk ka pasur diskutime apo diskutime të hapura për këtë gjë në këtë ndërtesë apo në selinë në Vienë, sipas parimeve të miratuara nga këshilli i përhershëm i OSBE. Çdo kryetar në detyrë i OSBE apo përfaqësues të autorizuar prej tyre do të jenë në përputhje me mandatin e tyre dhe nuk duhet të devijojë nga mesazhi i rënë dakord nga OSBE. Nëqoftëse kryesia shqiptare këmbëngul që të lejojë zotin Osmani që të flasë në takimin e sotëm. Ne besojmë se ai mund ti jap zë vetëm zërit konsensual të  kësaj organizate. Pra për shkak të qasjes shkatërruese nga delegacionet perëndimore, kjo nuk ka kontribuar në asnjë moment për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë por ka shërbyer për të përkeqësuar situatën. Shohim përpjekje për të çuar më përpara praktika të tilla. Pjesëmarrja e zotit Osmani shërben për të çuar përpara rregullat e njëanshme të lojës. Iu bëjmë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të mbajnë një qëndrim parimor në këtë drejtim dhe të flasin kundër këtyre qasjeve. Presidenca shqiptare ka treguar në fakt mospërfillje flagrante ndaj këtyre praktikave dhe ka vendosur bindjet ideologjike dhe të NATO-s mbi të gjitha mbi praktikat e Këshillit të Sigurimit i cili është një rojtar i qëndrimeve objektive. Për fat të keq Shqipëria nuk ka mundur ta menaxhojë një gjë të tillë sot. Faleminderit!

Kryeministri Edi Rama: Më duhet të them se duke ardhur nga ju gjithë ky leksion i shkeljes së rregullave në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse,  por duke qenë se e përsëritët shumë herë që shkelja këtu ka të bëjë me faktin që presidenti Zelenski do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit, ka një zgjidhje për këtë. Nëse bini dakord. Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelenski nuk do të mbajë fjalën. Ajo çfarë e bëri të rëndësishëm atë për të gjithë ne ta dëgjojmë e mbase diskutojmë vjen nga diçka që e keni bërë ju, jo ne. Faleminderit shumë. Mbaj shënim dhe do të vijojmë me seancën tonë. Doni sërish fjalën? Mirë.

Përfaqësuesi i delegacionit rus: Zoti president, dua të tërheq vëmendjen tuaj se ju sot po veproni si kryetar i Këshillit të Sigurimit, nuk po flisni në cilësinë tuaj kombëtare si përfaqësues i Shqipërisë. Objektivi juaj është të zhvilloni një takim, siç sanksionohet në rregulloren e Këshillit të Sigurimit, në vend që të jepni vlerësime politike ne cilësinë tuaj si kryetar i këshillit të sigurimit. Faleminderit!

Kryeministri Edi Rama: Sapo iu përgjigja pasi mu drejtuat si kryeministër shqiptar e pasi vazhduat të thonit gjëra të pa sakta lidhur me atë çka është procedura këtu. Nëse nuk doni të përgjigjem në cilësinë  e kryeministrit shqiptar mos më provokoni si i tillë. Megjithatë, le të vazhdojmë tanimë sërish.

Përfaqësuesi i delegacionit rus: Zoti kryetar, ju drejtohem vetëm si kryetar i Këshillit të Sigurimit. Në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër i Shqipërisë. Edhe një herë e theksoj. Jemi të angazhuar në një dialog proceduror me ju, jo në një dialog thelbësor. Ju lutem përmbahuni nga vlerësimet politike në deklaratat tuaja fillestare për Këshillin.

Kryeministri Edi Rama: Ishit ju që folët për NATO-n, që folët për faktin që Shqipëria është në NATO, për vendet e NATO-s që vijnë këtu. Kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim si kryetar i këshillit. Megjithatë a mundemi tanimë me lejen tuaj të vijojmë normalisht seancën? Faleminderit shumë!

Këshilli i sigurimit fillon tashmë vlerësimin e zërit 2 të rendit të ditës. Dua të tërheq vëmendjen e anëtarëve të Këshillit të dokumentojnë një letër të shtator 2023, një letër që i është drejtuar kryetarit të Këshillit të Sigurimit. I jap tashmë fjalën sekretarit të përgjithshëm, shkëlqesisë së tij, zotit António Guterres.

 

* * *

President i Republikës së Ukrainës, Volodymir Zelensky: Faleminderit shumë! I nderuar kryeministri Rama, i jam mirënjohës kryesisë shqiptare për organizimin e këtij takimi.

 

Zoti Sekretar i Përgjithshëm, zonja dhe zotërinj.

 

Qysh prej nisjes së agresionit në shkallë të gjerë, nisur nga shteti, që për disa arsye është sërish i pranishëm këtu mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka shkaktuar 754 ditë vuajtje.

 

Rusia ka vrarë dhjetëra e mijëra nga njerëzit tanë dhe i ka shndërruar civilët në refugjatë, duke shkatërruar familjet e tyre. Natyrisht shumica njohin të vërtetën për këtë luftë. Është një agresion kriminal i paprovokuar, nga Rusia, kundër vendit tonë që synon të aneksojë territoret dhe burimet ukrainase, por nuk është kaq vetëm. Përmes këtij agresioni, kërkon të minojë të gjitha normat ndërkombëtare që kërkojnë të mbrojnë botën nga luftrat dhe në fakt, unë dua t’u shpreh mirënjohjes të gjithë atyre që e kanë njohur agresionin rus si një shkelje të Kartës.

 

Në fakt, Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet dhe ndihma për Ukrainën me armatime në këtë luftë dhe gjithashtu edhe duke ushtruar trysni mbi agresorin është diçka që ka ndihmuar në mbrojtjen e këtij vendi.

Në fakt, Asambleja e Përgjithshme ka njohur qartësisht faktin që kjo është një luftë e shkaktuar nga Rusia, por kjo nuk ka ndryshuar asgjë për Rusinë në Kombet e  Bashkuara megjithatë është një situatë që ka ndryshuar gjithçka për Kombet e Bashkuara.

 

Ne duhet ta pranojmë se Kombet e Bashkuara e gjejnë veten në një situatë të bllokuar kur vjen fjala për agresionin.

 

Kur vjen fjala për mbrojtjen e vendeve, po kërkohen platforma të reja dhe aleanca të reja, të cilat mund të reduktojnë numrin e problemeve, probleme të cilat në këto mure përballen me retorikë dhe jo me zgjidhje reale. Pra, me aspirata në vend të hasen me veprime për të mbrojtur jetë.

 

Jetët duhen të mbrohen në mënyrë të pakompromentueshme. Megjithatë, nuk do të isha këtu në qoftë se Ukraina të mos kishte propozime konkrete lidhur me disa zgjidhje të posaçme.

 

Dje, në fjalën time në Asamblenë e Përgjithshme thashë se formula e paqes së Ukrainës është baza për të përditësuar arkitekturën ekzistuese në botë për të rikthyer fuqinë e Kombeve të Bashkuara dhe rendin e mbështetur në rregullat ndërkombëtare.

 

Dua të paraqes disa detaje specifike mbështetur në formulën e paqes.

 

Konkretisht ajo quhet “Zbatimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe kthimit të integritetit të territorit ukrainas dhe i rendit botëror”. Janë të gjitha fjalë që duket sikur i bëjnë Kombet e Bashkuara të pamundura. Në këtë Këshill Sigurimi, ku Rusia ulet në mënyrë të paligjshme përmes manipulimeve në prapaskenë, me gënjeshtarë, puna e të cilëve është të zbehin gjenocidin që po kryhet nga Rusia dhe aksioni i Kombeve të Bashkuara, qoftë përmes këtij Këshilli apo Sekretariati të Përgjithshëm mund ta kishte ndalur këtë agresion duke mos i dhënë privilegjin agresorit. Vetoja e agresorit e ka çuar në një situatë bllokimi Kombet e Bashkuara.

Sot, pavarësisht se cfarë vendi je, me miliona njerëz apo vend i vogël, një vend që mbron me kurajë pavarësinë apo një vend që ka një histori të gjatë pavarësie që ndihmon të tjerë, një shtet në nevojë për ndihmë apo një vend, i cili mund të ofrojë mbështetje të mirëfilltë, një shtet i cili mbështetet tek ushtria apo një shtet, i cili e konsideron Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe jo ushtrinë si linjën e fundit të mbrojtjes.

 

Pavarësisht se kush jeni, sistemi aktual i Kombeve të Bashkuara sërish ju bën më me pak ndikim sesa pushteti i vetos që përdoret nga disa dhe keqpërdoret nga një i vetëm, Rusia. Kjo është në dëm të të gjithë anëtarëve të tjerë të Kombeve të Bashkuara.

 

Këto ditë në Asamblenë ne Përgjithshme mund të dëgjojmë fjalën “pabarazi” shumë shpesh.

Pabarazia përmendet nga vende të ndryshme, qofshin këto të vogla e të mëdha, është saktësisht pabarazia që e bën joefektive Kombet e Bashkuara dhe më vjen keq që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është sot platforma më e madhe më e dukshme e botës. E di që jeni në gjendje të bëni më shumë dhe jam besimplotë që Karta e Kombeve të Bashkuara mund të funksionojë për hir të paqes dhe sigurisë globalisht.

 

Megjithatë, që kjo të ndodhë, diskutimet e projektet shumëvjeçare për reformimin e Kombeve të Bashkuara duhet të përkthehen në një  proces në vijimësi që reformon Kombet e Bashkuara dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin këtu, por edhe përdorimi i vetos, kjo është ajo që kërkon reformim dhe kjo mund të jetë një reformë kyçe.

 

Kjo është diçka që mund t’i riktheje fuqinë Kartës së Kombeve të Bashkuara.

 

Ajo çfarë konstatojmë në Kombet e Bashkuara është që për rastet e agresionit, masakrave, mizorive masive, e drejta e vetos duhet të mos përdoret megjithatë Asamblesë së Përgjithshme i duhet dhënë pushtet i vërtetë për të tejkaluar veton. Ky do të ishte hapi i parë i nevojshëm, do të ishte i nevojshëm për të ndalur luftën sepse të gjitha përpjekjet bien nën veto nga agresori dhe ata që e dënojnë këtë agresion duhet ta sjellin këtë çështje në vëmendje të Asamblesë së Përgjithshme.

 

2/3 e votave reflektojnë vullnetin e përgjithshëm të vendeve nga e gjithë bota, nga Azia, nga Paqësori, nga Amerika. Pra, në momentin që ka një shumicë të cilësuar atëherë vetoja duhet të tejkalohet efektivisht dhe kjo rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme duhet të jetë e detyrueshme për të gjitha shtetet.

 

Hapi i dytë, Këshilli i Sigurimit duhet t’u japë llogari plotësisht të gjitha vendeve të botës. Në fakt, mirëpres propozimet e një sërë udhëheqësish që të kenë përfaqësi në Këshillin e Sigurimit.

 

Përbërja e Këshillit të Sigurimit duhet të reflektojë realitet e vërteta, realitetet e drejta. Ukraina e konsideron të padrejtë faktin që miliarda njerëz nuk kanë përfaqësues të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Për shembull, bashkimi afrikan duhet të jetë këtu në mënyrë të përhershme.

 

Azia ka nevojë për një përfaqësi më të gjerë dhe më të përhershme dhe nuk mund të konsiderohet normale kur vende si Japonia, India apo bota islamike mbeten jashtë anëtarësisë  së përhershme në Këshillin e Sigurimit.

Duhen marrë parasysh ndryshimet që kanë ndodhur në Europë konkretisht; Gjermania është shndërruar në një prej garantuesve kyç global të paqes dhe sigurisë. Kjo është fakt dhe është fakt po kështu që Gjermania meriton vend në anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit ndërkohë Amerika Latine dhe Shtetet e Paqësorit duhet të përfaqësohen këtu në mënyrë të përhershme.

 

Megjithatë, nuk duhet ta kufizojmë vëmendjen vetëm tek ata që ulen në nivelet më të larta. Po kështu, duhet të ketë një zgjerim të qasjes në pjesëmarrjen e organizmave të tjera që janë pjesë e Këshillit të Sigurimit. Për ata anëtarë të Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që nuk njihen si agresorë.

 

Çdo pjesëmarrje në Këshillin e Sigurimit duhet pezulluar për atë shtet që mbështetet tek agresioni kundër shteteve të tjera dhe në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Së katërti, duhet luftuar në fakt, me veprime konkrete, agresioni kundër integritetit dhe sovranitetit të territorit. Duhet të ketë një mekanizëm për të cilën duhet të bien të gjithë vendet dakord, në këtë rast kundër Rusisë.

 

Pushtimi rus kundër Ukrainës ka treguar se për çfarë mund të shërbejë një mekanizëm i tillë dhe kur ka sanksione të fuqishme kundër agresorit, jo vetëm në fazën kur ka ndodhur lufta, por gjithashtu edhe në fazat e tjera, pra, duhet që të gjithë të shohin se çfarë mund të humbasin në qoftëse nisin luftë. Këto sanksione duhet të paraqiten në mënyrë automatike për t’u marrë parasysh nga Këshilli i Sigurimit në rast se çdo anëtar i Këshillit të Sigurimit raporton apo paraqet kërcënimin për agresion.

 

Ushtarët ukrainas bëjnë, duke dhënë gjakun e tyre, bëjnë atë që duhet të bëjë Këshilli i Sigurimit, po sprapsin Rusinë dhe po ruajnë parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Duke folur për tërësinë territoriale, ky është një element i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe lidhet pazgjidhshmërisht me largimin e pushtuesit.

 

Në fakt, pushtimi është një burim i pashtershëm dinamiti për të minuar rendin ndërkombëtar ndaj dua të jap shembuj konkretë për hapat që duhen hedhur që arkitektura e sigurisë të jetë më e fortë duke përdorur Ukrainën si shembull.

 

Diçka shumë konkrete si Ukrainë, -tërheqje e plotë, së pari, e të gjithë trupave ruse, formacioneve ushtarake përfshirë dhe flotën e Detit të Zi, ruse apo ato mbetje që tashmë janë, si dhe tërheqjen e mercenarëve dhe formacioneve ushtarake ruse nga i gjithë territori sovran i Ukrainës brenda kufijve tona të njohura ndërkombëtarisht qysh prej 1991.

 

-Kthim i menjëhershëm i kontrollit të territorit të kufijve të Ukrainës gjithashtu dhe shërbimit të transportit dhe atij ekonomik në Detin e Zi dhe në të gjitha kufijtë.

 

Vetëm përmbushja e këtyre dy elementeve do të çojë në ndërprerjen e armiqësive dhe sulmeve.

 

Zonja dhe zotërinj,

 

Nuk duhet të presin, duhet të veprojnë tani.

Ndërkohë që po përgatisja formulën e paqes së Ukrainës, po mendoja se vetëm parimet e Kombeve të Bashkuara, e rezolutave të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme janë ato që mundësojnë që formula ukrainase e paqes të bëhet globale. Pra, të gjithë kuptojnë që ne po punojmë për rendin ndërkombëtar, për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e shteteve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, parandalimin e agresionit dhe politikave të gjenocidit.

Natyrshëm, epiqendra e këtyre përpjekjeve duhet të jetë në këtë sallë, në sallën e Këshillit të Sigurimit dhe më gjerë, në Asamblenë e Përgjithshme ku reformimi i institucioneve të Kombeve të Bashkuara është i nevojshëm e kësisoj nuk duhet të kemi frikë nga kjo reformë.

 

Jemi gati të bashkëpunojmë me anëtarë të Kombeve të Bashkuara që janë dakord me këtë formulë paqeje për të hartuar këto ndryshime e reformime të Kartës dhe të Kombeve të Bashkuara.

 

Duhet bërë e qartë se Ukraina po e propozon këtë dhe po u bën thirrje vendeve të botës që t’i bashkohen formulës së paqes. Çdo vend mund të dëshmojë udhëheqjen e vet në kuadër të një më shumë apo në të gjitha pikat e formulës së paqes, mund të ngrenë grupe në bazë të pikave të formulës së paqes, ku këshilltarë të Këshillit të Sigurimit, krerë të shteteve dhe përfaqësues të mund të punojnë. Këto grupe mund të shtjellojnë dhe të hartojnë një listë vendimesh e propozimesh për t’u zbatuar në raport me pikën përkatëse të formulës së paqes.

 

Jemi gati që të mbajmë konferenca në nivel këshilltarësh në përputhje me 10pikat e formulës së paqes, gjithashtu një Samit global të udhëheqësve. Ky draft do të përgatitet dhe do të paraqitet për tu vlerësuar nga krerët e shteteve për Samitin e ardhshëm. Pra, të gjithë ato vende të botës që respektojnë paqen mund të bashkëpunojnë për të rivendosur paqen.

Bashkëpunimi është po kështu thelbësor për Ukrainën në nivel ndërkombëtar. Për këtë arsye, është dhe ky për paqen. Kështu që, le të mbizotërojë paqja dhe uroj që institucionet e bashkëpunimi ynë të jenë më të forta.

 

Ju falenderoj për vëmendjen, ju falenderoj për mundësinë që më dhatë t’iu drejtohesha. Faleminderit për këtë ftese.

 

Lavdi qoftë Ukrainës!

 

* * *

 

Kryeministri Edi Rama: Falënderoj shkëlqesinë e tij presidentin Zelensky për fjalën e tij dhe tani do të bëj deklaratën në cilësinë si Kryeministër i Shqipërisë.

Zoti sekretar i përgjithshëm, shkëlqesi, krerë të shteteve, e të qeverive, të nderuar përfaqësuar.

Faleminderit të gjithëve që jeni këtu. Prania e një numri kaq të konsiderueshëm personalitetesh, flet vetë për rëndësinë e madhe që ka kjo çështje që diskutojmë.

Ju faleminderit sekretar i përgjithshëm për komentet tuaja. Ato kanë një rezonancë e reflektojnë vlera e parime, të organizatës sonë.

President Zelensky, jam mirënjohës për praninë tuaj këtu në një moment kaq tragjik të historisë së vendit tuaj. Fjalët tuaja të forta përkthejnë dhimbjen e bashkatdhetarëve tuaj dhe përcjellin tejet qartësisht sëbashku me vendosmërinë tuaj të palëkundur kurajon e popullit tuaj dhe shpresën e patjetërsuar të popullit tuaj.

Shkëlqesi, ndërkohë që bota sot ka nevojë më shumë se kurrë për një ndjenjë të mprehtë përgjegjësie nga të gjithë ne, për t’u përballur me sfidat e kërcënime të shumëfishta me të cilat haset planeti ynë, konflikte, kapje jo kushtetuese të pushtetit, ndryshimi i klimës, përmbytje shkatërrimtare dhe thatësira që nuk kursjenë, përfshi zjarre mavisë të paparashikueshëm. Ajo që dëshmojmë ndërkohë janë qëndrime gjithmonë e më tepër, përçarëse, vepra shkatërrimtare dhe konfliktualitet në rritje midis dhe brenda shteteve. Në shumë pjesë të botës, shembujt e forcës janë përhapur ndërkohë që forca e shembullit është kthyer në diçka të rrallë. Kush mund ta përfytyronte, jo shumë kohë më parë që në dekadën e tretë, të shekullit të XXI, një luftë shkatërrimtare, e nisur nga një anëtar i përhershëm  i këtij këshillit, do ta vinte Evropën në rrezik, duke minuar, në mënyrë mizore të gjitha parimet që i dhanë jetë Kombeve të Bashkuar.

Kush do të mund ta përfytyronte vetëm pak vite më parë që një agresion i pajustifikuar dhe i padrejtë, e paprovokuar ushtarak i një vendi të madh, i një demokracie të re, nuk do të dënohej menjëherë botërisht nga të gjitha kombet që mblidhen këtu, e ndajnë të njëjtat objektiva e parime.

Si ti kuptojmë, apo iu bëjmë thirrje të dyja palëve me argumente që synojnë të shmangin që ti thuhet bukës, bukë, e që refuzojnë ta quajnë agresionin mizor me emrin e vet të vërtetë. Një tragjedi e bërë nga duart e njerëzve që po shkakton vuajtje të pa rrëfyera, qytetarëve ukrainas, por edhe që po jehon përmes rajoneve të botës, duke cenuar rritjen, duke rritur çmimet dhe duke kërcënuar me uri qindra miliona njerëz. Një agresion në zemër të Europës nuk mund të jetë vetëm problemi i Europës, siç disa mendojnë, thonë apo pëshpëritin. Cinikët mund të mendojnë se ky është një problem që i ka rënë për hise perëndimit demokratik që  të merret me të. Madje dhe mërmërisin që në fakt çfarë ka bërë, do të bëhet. Duke nënkuptuar se është një lloj haku i natyrshëm, për diçka që mund të ketë ndodhur diku në kohë të tjera.

Kështu është vërtetë?!

Iu ftoj të gjithëve të mendoheni dy herë.

Kjo luftë agresioni duhet të jetë një punë për të gjithë, e më lini t’iu kujtoj me një parafrazim, rrëfimin tragjik të Martin Niemöller. “Së pari erdhën të merrnin Gjeorgjinë, e nuk bëra  zë. E më pas erdhën për Krimenë, nuk ishte vendi im, kështu që nuk fola. Më pas erdhën për të gjithë Ukrainën, por nuk isha ukrainas, e kësisoj nuk thashë asnjë fjalë. E më pas erdhën për të marrë mua, por askush nuk kish mbetur për të më mbrojtur”. Ndërkohë që flasim, më shumë se 26 mijë civilë kanë vdekur. Nesër numri do të jetë më i lartë, e do të rritet, çdo ditë që kalon për aq kohë sa do të vazhdojë kjo luftë.

Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore, që vjen hera-herës nga nivele të ndryshme të Kremlinit, kemi të drejtë të trembemi që një ditë kjo çmenduri  të shndërrohet edhe në diçka më të keqe. E mos harroni që po është po aq e imagjinueshme sot, sa ishte një luftë dje e tillë dje.

Shkëlqesi, kemi detyrën të ndihmojmë ata që janë në nevojë në këtë drejtim, Ukrainën dhe ukrainasit.

Mund të kemi dallime, sigurisht që mund të kemi dallime për mënyrën se si ta mbështesim Ukrainën në luftën e vetë për liri dhe dinjitet, mund të kemi pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të përfundojë kjo luftë dhe ti diskutojmë, por do të ishte një fyerje për inteligjencën e kësaj organizate në qoftëse nuk pranojnë njëzëri dhe nuk themi me zë të lartë, kush është agresori dhe kush është viktima e agresionit. Është i njëjti dallim i mprehtë midis luftës e paqes, siç do t’iu kujtonte Tolstoi. Kthehuni dhe lexojini edhe njëherë. Nëse nuk pranojmë këtë të vërtete të qartë si kristali, jo vetëm që po zhgënjejmë Ukrainën dhe popullin e saj, po gjithashtu edhe nuk po përmbushim përgjegjësinë tonë, po komprementojmë të ardhmen dhe po tradhtojmë të gjithë fëmijët tanë. Lufta e Ukrainës është një luftë e gjithkujt që aspiron të jetojë në një   botë ku kombet janë të lira e të barabarta, ku tërësia  territoriale është e patjetërsueshme, dhe e drejta për të jetuar në paqe e padiskutueshme. E kundërta jo vetëm është ditë shkurtër, por tejet e rrezikshme për të gjithë që janë në këtë çati,

Për këtë arsye të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre.

Shqipëria është një vend i vogël, mbështetja jonë e vazhdueshme për Ukrainën mund të mos ndryshojë dinamikën në fushë betejë, por kontribuon, për të mos shpërblyer agresionin, për të mos pranuar aneksimin dhe për të mos e lënë ata çka është e qartë, të shndërrohet në diçka të dyshimtë. Sërish e përsëris, mund të kemi dallime për mënyrën se si e bëjmë diçka të tillë, mund të kemi pikëpamje të ndryshme, për mënyrën si të shkojmë drejt paqes. Por si mund të kemi pikëpamje të ndryshme, mbi atë që është agresori dhe atë që është i agresuari.

Shkëlqesi, në detyra kryesore e këshillit të sigurimit është vendimtare në emër  të të gjithë botës dhe në shërbim të saj, ne nuk mund të fajësojmë e të mos kuptojmë ata që janë gjithnjë e më shumë në numër e pyesin çfarë bën Këshilli i Sigurimit. Abuzimi i përdorimit të vetos për fat të keq e ka mbajtur peng këtë këshill këtë Këshill Sigurimi, e ka mbajtur peng këtë këshill sigurimi, e pa paralizuar atë, por nuk e ka bërë të heshtë, por nuk e ka bërë të heshtë. Ashtu siç mund të dëshmojnë këtu në këtë takim. Në fakt vlerat dhe rregullat që na sjellim  bashkë, nuk duhet të zëvendësohen nga rregulli i forcës.

Bota po kalon në mënyrë të rrezikshme në një pikë ku mund të kthehet tragjedi për të gjithë ne.

Shkëlqesi më lini ta përmbyll duke kujtuar përvojën e Ballkanit Perëndimor e dua të kujtoj rrugën mizorisë që mund të na sjellë dhe kostot e jashtëzakonshme, përfshirë ata që janë autorët, historia në ka treguar që ata që kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për objektivat e tyre, në fakt kanë përfunduar duke u penduar vetë për të.

Në fakt Rusia e të tjerë janë përpjekjet ta përdorin, apo më shumë ta keqpërdorin, realitetin për të ndryshuar Ballkanin Perëndimor, sidomos lindjen e Republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre imperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë.

Pavarësisht sa përpiqeni, Kosova, pavarësia, e së cilës është sanksionuar nga gjykata ndërkombëtare e penale, kreu 14-të i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara. Gjykata ndërkombëtare penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm. Nëse paqja që zgjat në rajonin tonë sot është e prekshme, kjo ka përsëri të bëjë me mësimet e nxjerra në mënyrë efikase për të tejkaluar të shkuarën dhe për të formësuar një të ardhme të përbashkët pemës bashkëpunimit, jo përmes përçarjes, duke nxitur lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, e kapitaleve, jo duke rritur pengesa artificiale, barriera artificiale, por duke ndërtuar ura për fëmijët tanë, për të shijuar lirinë dhe begatinë, pavarësisht cila është gjuha e tyre, a raca e tyre, pavarësisht kombësisë së tyre. E jo të ngremë mure për fantazmat e së shkuarës. Që të fshihen pas lojërave të pafundme të fajit.

Do ta përmbyll me këtë.

Parathënia e kartës së kombeve të bashkuara na bën thirrje të praktikojmë tolerancë të jetojmë së bashku si fqinj të mirë. Vendime të rëndësishme kurrë nuk janë çështje rastësie, janë përherë çështje zgjedhjeje. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që të ngrihet e të qëndrojë për paqen, zhvillimin e përparimin. Të qëndrojë në krah të agresuarit dhe jo agresorit. Të qëndrojë përkrah dhe me Ukrainën.

Faleminderit!

Previous Ministri Mete drejton mbledhjen e Këshillit Administrativ të ISSH, miratohet indeksimi i pensioneve në masën 8.6%