Newsletter 2025

Viti 2025 shënoi një fazë kulmore për Shqipërinë në planin politik, ekonomik dhe shoqëror, duke konsoliduar rolin e saj si aktor i besueshëm rajonal dhe partner i angazhuar Europian.

 

Në brendësi të do të gjeni:

Nënshkrimi i marrëveshjes strategjike trepalëshe në fushën e energjisë mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Panairi i Punës “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, i pari i këtij lloji që u dedikohet emigrantëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, për të rigjetur veten me plot mundësi të reja në vendin amë.

“Paketa e Maleve”, një thirrje për këdo që kërkon të investojë në tokën e të pareve, e që synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qendrueshëm të aktiviteteve ekonomike të turizmit malor.

Shqipëria mikpritëse e Samitit të VI të Komunitetit Politik Europian, zhvilluar për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve dhe përfaqësuesve të lartë nga 47 vende europiane.

Nisma për lirimin e hapësirave publike, pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes.

Forumi i parë i Investimeve BE – Ballkani Perëndimor që synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e in vestimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Shqipëria çeli Grupkapitullin e fundit të negociatave me BE, një pikë kthese strategjike për vendin, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me ecurinë më të shpejtë në rajon.

Shqipëria mikpriti Samitin e liderëve të rajonit Growth Plan – “Rruga jonë drejt BE”, me fokus integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Akseleratori i tretë linear mbërrin në Shërbimin Onkologjik, investim konkret në forcimin e shërbimit publik shëndetësor që rrit kapacitetet e trajtimit dhe cilësinë e shërbimit.

“Smart City”, një nga investimet më të avancuara teknologjike në fushën e sigurisë publike. Projekti do të vendosë Shqipërinë në nivelin më të lartë të standardeve ndërkombëtare të monitorimit dhe menaxhimit të territorit.

Klikoni këtu për versionin PDF

Newsletter